-
VIDEO
Vërshimi i ujit në burgun e Durrësit, Lamallari: Situata nën kontroll, janë marrë të gjitha masat për normalizimin e gjendjes
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ishte sot në Durrës për të parë nga afër situatën e krijuar në IEVP-në e këtij qyteti pas vërshimit të ujit prej reshjeve intensive të orëve të fundit.
Ministri tha se ka qenë në monitorim të situatës prej orëve të para të të ditës së sotme dhe janë marrë masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes.
-
VIDEO
Moti i keq/ 880 ha tokë e përmbytur në Lezhë, 1500 ha tokë në Kurbin! 150 banesa me prezencë uji
Si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin, rreth 880 ha tokë bujqësore është përmbytur në Lezhë dhe rreth 50 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Kurbin, janë 1500 ha tokë e përmbytur dhe 100 banesa janë të rrethuara nga uji.
-
VIDEO
Dita e ujit të bekuar! Besimtarët ortodoksë festojnë në Gjirokastër, ceremonia u zhvillua në ambientet e katedrales "Ngjallja e Krishtit"
Besimtarët ortodoksë gjirokastritë kanë festuar sot ditën e ujit të bekuar që përkon dhe me pagëzimin e Krishtit.
-
VIDEO
Reshjet e shiut, rëndohet situata në Kukës! Rrëshqitje dherash në hyrje dhe dalje të qytetit
Reshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rënie pemësh në hyrje dhe dalje të qytetit të Kukësit. Konkretisht në segmentin që lidh Kukësin me aksin Kukës–Morinë të Rrugës së Kombit, si edhe me rrugën Kukës–Shishtavec.
-
VIDEO
“450 hektarë tokë nën ujë”- Pjerin Ndreu tregon si është situata pas reshjeve në Lezhë: Fatmirësisht s’ka banesa të përmbytura
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, së bashku me drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako dhe prefektin e qarkut Lezhë, Taulant Malshi, kanë inspektuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në zonën e Zadrimës.
-
VIDEO
Përmbytje dhe në paraburgimin e Durrësit, të burgosurit zhvendosen në katin e dytë të institucionit
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë kaos në vend nga veriu në jug. Në qarkun e Durrësit ka përmbytje masive të rrugëve kryesore si dhe të ndërtesave kryesisht të bodrumeve të pallateve.
-
VIDEO
Shkarkime në Koman e Vau i Dejës, KESH: Prurjet në Kasakadën e Drinit 3500 m3/sek
Prurjet në kaskadën e Drinit kanë vijuar të rriten, dhe kanë arritur në 3500 metër kub në sekondë. Sipas të dhënave të KESH, deri më tani niveli i liqenit të Fierzës ka arritur në 281.2 metër, dhe në të aktualisht as nuk po prodhohet as nuk ka shkarkime.
Ndërsa në liqenin e Komanit niveli është 174.2 metër, dhe aktualisht po shkarkohet 700 metër kub në sekondë. Po ashtu janë hapur edhe portat e HEC-it të Vaut të Dejës dhe po shkarkohen 700 metër kub në sekondë, kurse niveli i liqenit është 75 metër.
Pra aktualisht prej kaskadës po shkarkohen 1400 metër kub për sekondë, ndërkohë KESH thotë se situata po monitorohet me kujdes për të garantuar menaxhim të prurjeve.
-
VIDEO
Reshjet, rriten ndjeshëm prurjet në Fierzë! Niveli aktual në 281 metra, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll
Reshjet e shumta të shiut në qarkun e Kukësit kanë rritur ndjeshëm prurjet në hidrocentralin e Fierzës. Të dhënat e fundit nga HEC-i i Fierzës tregojnë një rritje të prurjeve deri në 1400 metër kub ujë për sekondë.
-
VIDEO
Niveli i ujit thuajse deri në gju, qytetarët e Durrësit në vështirësi për të lëvizur
Në zonën e tregut në Durrës, qytetarët po hasin vështirësi me lëvizjen.
-
VIDEO
Moti i keq/ Përmbyten rrugët te Stadiumi në Durrës
-
VIDEO
Përmbytet autostrada Durrës-Tiranë, bllokohet aksi për të ardhur në drejtim të kryeqytetit
Moti i keq ka goditur vendin ditën e martë, duke shkaktuar përmbytje të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Autostrada Durrës-Tiranë është përmbytur në një pjesë të saj, duke shkaktuar bllokim të automjeteve për të ardhur në drejtim të kryeqytetit. Gazetari i Report TV, Sokol Dema ka shkuar në zonë, teksa raportoi se ka trafik të rënduar, pasi ka automjete si drejt Durrësit, por edhe në drejtim të Tiranës. Dema shtoi se policia është në terren dhe po ndihmojnë drejtuesit e automjeteve për t’i orientuar. Lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës, është më ë vështirë pais niveli i ujit është më e lartë, ndërsa nga ana tjetër, pjesa tjetër e mjeteve e ka më të lehtë. Kjo ka krijuar radhë të gjata, ndonëse policia ka apeluar që autostrada të shmanget në drejtim të Tiranës dhe lëvizja të devijohet nga Ndroqi.
-
VIDEO
Moti i keq, bllokohet aksi Tepelenë-Gjirokastër/ Masivi shtufor bie në rrugë, radhë e gjatë automjetesh
Bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quqjtur "Shkalla e Zezë".
Një masiv shtufor ka rënë në rrugë duke shkaktuar bllokimin e aksit në fjalë. Kjo ka shkaktuar radhe të gjata pritjeje tek automjetet në të dy anët e rrugës.
Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore për të hequr baltën shtufore.