-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë/ Niveli i ujit arrin deri në 40 centimetra, pezullohet mësimi në shkollën "Kosova"
Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë orëve të natës, kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetin e Lezhës.
Si pasojë e prurjeve të larta, rrjeti i kanalizimeve nuk ka arritur t’i përballojë, duke sjellë përmbytje në lagjen “Besëlidhja”.
Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve. Situata ka krijuar shqetësim për banorët e zonës, të cilët janë përballur me vështirësi gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ndërkohë, për shkak të prezencës së ujit në ambientet e jashtme, është pezulluar procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë.
Po ashtu, raportohet rritje e ndjeshme e prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër, të cilët ndodhen në kuota kritike, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën nga afër.
-
VIDEO
Moti i keq/ Përmbyten rrugët te Stadiumi dhe te ‘Vollga’ në Durrës, vështirësi në qarkullim
Që prej mbrëmjes së djeshme vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu. Në Durrës, rrugët e qytetit bregdetar janë në pushtetin e ujit. Kështu në shëtitoren e Vollgës rrugët janë të mbuluara totalisht nga uji duke krijuar vështërisë në qarkullimin e automjeteve dhe duke e bërë të pakalushme për qytetarët.
-
VIDEO
Trafiku në Elbasan, eksperti: Duhen nënkalime e mbikalime! Kaosi në Tiranë: Rrethrrotullimet e daljet bllokojnë qarkullimin
Ditët e para të këtij viti rezervuan orë të gjatë pritjeje dhe radhë kilometrike, për automjete të shumta, kryesisht në aksin Tiranë-Elbasan, si dhe në pjesën e Librazhdit ku po kryhen punime. Në kryeqytet, mengjesi i kësaj të hëne rezultoi me një trafik tejet të rënduar, kryesisht në Unazën e madhe.
-
VIDEO
HEC-et e Drinit pranë kuotave maksimale: Nisin shkarkimet në Koman dhe Vau i Dejës
Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë kanë rritur nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit pranë kuotave maksimale, duke detyruar KESH të nisë shkarkimet e ujit nga hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Në këtë të fundit, është hapur vetëm një turbinë e cila po shkarkon 500 metër kub ujë për sekondë.
-
VIDEO
Vrasja e 67-vjeçarit në Shkodër, Gert Bushati pranon krimin: Tritolin e vendosa unë, por më thanë që duhej vetëm për ta trembur! Gjykata lë në burg 4 të akuzuarit
Gert Bushati ka rrëfyer se 3 të tjerët janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur lëndën plasëse. Sipas tij, porositësit i kishin thënë se do ta vendoste tritolin për të trembur dikë dhe jo për ta vrarë. Burime për Report TV bëjnë me dije se ai është paguar 1500 euro për të kryer aktin në fjalë.
-
VIDEO
Fluks pacientësh në Urgjencën e Lezhës, 90 pacientë në ditë me grip dhe viroza! Mjeku: Ka ndikuar ndryshimi i temperaturave
Rënia e temperaturave por dhe qëndrimi në ambiente festive ka ndikuar në përhapjen e gripit e virozave. Në Lezhë, mjeku thotë se fluksi është ende në rritje ndaj të moshuarit e fëmijët duhet të kenë më tepër kujdes.
-
VIDEO
Meta kërkon lirinë në GJKKO, avokati: Madurot në burg, presidenti real i Shqipërisë do dalë nga qelia
Në GJKKO po zhvillohet seanca për kërkesën e Ilir Metës për tu liruar nga qelia. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha për gazetarët para se të hynte brenda godinës se të gjithë Madurot, duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, do të shkojnë në burg, ndërsa Ilir Meta do të lirohet nga qelia.
-
VIDEO
KLSH zbarkon në Vlorë, nis inspektimi në Pyllin e Sodës, në fokus pretendimet për prerjen e pemëve dhe ndërhyrjet në territor
-
VIDEO
Atentati ndaj 67-vjeçarit në Shkodër, Gert Bushati pranon krimin: E vendosa unë tritolin në sahat!
Këtë të hënë në Shkodër u zhvillua seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 4 të akuzuarve, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor 2025, ku u vendos tritol në sahatin elektrik të katit të parë të një pallati dhe mbeti viktimë 67-vjeçari Hysni Ymeri.
-
VIDEO
Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut nis vitin me stërvitje ushtarake në terren
Viti 2026 ka nisur me zhvillime të forta ndërkombëtare por në vendin tonë ka nisur edhe me stërvitje ushtarake nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut. Pamje të këtyre stërvitjeve janë ndarë sot në rrjet edhe nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
-
VIDEO
Era e fortë rrëzon disa pemë në Llogara, bllokohet segmenti rrugor! Zona edhe pa energji elektrike
Vlorë - Prej disa ditësh vendi ynë është i përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kështu gjatë orëve të natës si pasojë e erës së fortë në zonën e Llogarasë disa pemë janë rrëzuar duke shkaktuar edhe bllokimi të këtij segmento rrugor.
-
VIDEO
Shtyhet seanca paraprake në GJKKO, Burgjet ‘harrojnë’ të shoqërojnë Veliajn në gjyq!
Drejtoria e Burgjeve është paraqitur në qendrën e paraburgimit të Durrësit 5 minuta përpara se të fillonte seanca në GJKKO për Veliajn. Kjo është bërë shkak për shtyrjen e seancës si dhe mungesa e 3 avokatëve mbrojtës të kryebashkiakut.