-
VIDEO
Shiste veshje të kontrabanduara nga Greqia, arrestohet administratorja e një dyqani rrobash në Tiranë
Pas kontrollove të kryera blutë bëjnë me dije se dyqani në rrugën “Demneri”, u bllokua, teksa veshjet u sekuestruan si provë materiale.
-
VIDEO
Moti i keq/ Lumi Seman del nga shtrati në Ngurrëz të Vogël dhe Imshtë të Lushnjës! 180 ha tokë bujqësore e përmbytur
Rritja e nivelit të ujit në lumin Seman si rezultat i prurjeve nga zonat Berat e Skrapar ka bërë që lumi të dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së Vogël dhe Imshtës.
Rreth 180 hektarë tokë bujqësore është përmbtytur brenda argjinaturës.
Shtabi i emergjencave të bashkisë Lushnjë në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Fier që administron lumenjtë Seman e Shkumbin, paraprakisht kanë evakuuar stanet me bagëti e gjedhë.
Sipas Inxhinierit të Drejtorisë së Ujërave dhe Kullimit Ferdinand Dervishi do të ketë akoma rritje të nivelit të ujit deri në mesditë e më pas niveli do të ulet.
-
VIDEO
Moti keq/ Prej një jave terminali i autobusëve në Bulqizë nën pushtetin e ujit! Automjetet vështirësi për të qarkulluar
Prej gati një jave terminali i autobusëve të linjave interurbane dhe të fshatrave është nën pushtetin e ujit. Ndonëse kanë kaluar 7 ditë, Bashkia Bulqizë ka qenë e pafuqishme për të zgjidhur situatën dhe të kthejë në normalitet operimin e terminalit.
Niveli i ujit vijon të mbetet i lartë si në fushën e terminalit po ashtu edhe në rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës. Kalimi në rrugë nga automjetet mbetet i vështirë ndërsa qytetarët shmangin kalimin në këtë zonë për shkak të pranisë së ujit.
Ndërhyrja e Bashkisë Bulqizë me mjetin zjarrfikës nuk ka dhënë asnjë efekt duke e lënë zonën të përmbytur që prej fundjavës së kaluar.
Shqetësuese situata mbetet edhe për bizneset që operojnë në këtë zonë ku e kanë thuajse të pamundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar.
Sakaq, mësohet se Bashkia e Bulqizës ka kërkuar ndihmën e Emergjencave Kombëtare për ta zgjidhur si problem. Shkak dyshohet se bëhet mosfunksionimi siç duhet i kanaleve kulluese që nga Qafa e Buallit, ku në ditët me shi grumbullohet shumë ujë i cili përfundon në terminalin e autobusëve.
-
VIDEO
Moti i keq/ 8 banesa përmbytura në qarkun e Beratit! Në fshatin Arrës dhe Çiflik 13 ha tokë nën ujë pas daljes së lumit nga shtrati
Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Si pasojë e këtyre reshjeve 8 banesa në qarkun e Beratit janë përmbytur: konkretisht një në Moravë, bashkia Berat, 5 banesa në bashkinë Dimal në vendin e quajtur Dafinat dhe 2 banesa në fshatin Çiflik.
Në Njësinë administrative Velabisht në fshatin Veterrik vijon të jenë nën prezencën e ujit rreth 80 ha siperfaqe ullishte dhe toka bujqësore për shkak të mos tërheqjes së lumit.
Në fshatin Arrës dhe Çiflik ka dalje të lumit nga shtrati dhe janë përmbytur rreth 13 ha toka bujqësore.
Në bashkinë Poliçan sipas raportimit ka përmirësim të situates në fshatin Bregas dhe Vodicë, ujërat janë duke u tërhequr.
Lidhur me kalueshmërinë e rrugëve, në aksin aksin Berat - Poliçan, në vëndin e quajtur Çezma e Thatë ka rënie inertesh. Grupet e punë në terren për pastrimin e rrugës.
Xh.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Nënkryetari i bashkisë Lezhë: Po punojnë për mbylljen e argjinaturës së lagunës! Forcat e Armatosura në gatishmëri në rast evakuimi
Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi thotë se gjatë gjithë natës kanë punuar për të bërë të mundur bllokimin e pjesës së argjinaturës së dëmtuar në lagunën në Tale. Ai thekson se të pranishme janë edhe Forcat e Armatosura në rast nevoje të evakuimit të banorëve në zonat që rrëzikojnë të përmbyten. Ai thotë se po dërgojnë inerte për të mbyllur argjinaturën.
“Mbrëmë rreth orës 10, fragmenti i argjinaturës së lagunës së Vain që lidhet me kanalin Spiten Hidrovor ka pësuar thyerje dhe strukturat e bashkisë Lezhë me bordin e kullimit janë angazhuar, kanë bërë vlerësimin e situatës, kanë ardhur mbështetje nga FA për në gadishmëri në rast nevoje për evakuim. Puna ka filluar në mesnatë kur janë njoftuar disa kompani private që po na suportojnë me mjete për materialet inerte që do të bëjnë mbylljen e argjinaturës, gjatë natës është punur për shtrimin e rrugës deri në pikën ku është bërë çarja pasi terreni është i vështirë. “, tha Zefi.
-
VIDEO
Lezhë/ Uji i kënetës në Tale rrezikon Bregun e Matës, banorët: Nuk bëhet me zhavor, devijimi i rrugës është problemi kryesor
Zona e Bregut të Matës në Lezhë rrezikon që të përmbytet pasi argjinatura e lagunës në Tale është dëmtuar dhe për pasojë uji ka vërshuar drejt zonave të banuara. Banorët shprehen të indinjuar. Njëri prej tyre thotë se këneta ka pasur ngarkesë për shkak se hidrovori e ka futur ujin në kënetë. Ai shprehet se nuk do të bëhet asgjë nëse hidhet vetëm zhavorr, por kërkon që të ketë beton.
“Po përmbytet si në ‘60. Kur nuk ka qenë hidrovori. Njësoj është bërë. E gjithë pjesa është e mbytur në ujë. Kjo punë është bërë vetëm për hatër të peshkatarëve mos me dalë në det. Eskavatori e ka çuar 10 metra pa u bashkuar me detin. Tani erdhi e plasi këtu. Pika më e dobët. Nuk kanë pasur kohë me e bërë se këtu ka qenë pjesë e ulët dhe me e ardhur me përforcuar që të mos çahet. Këneta ka pas ngarkesë sepse i gjithë hidrovori e ka futur ujin në kënetë. Me një vend ka pasur për t’u hapur se uji e hap rrugën vetë. Këtu vetëm ushtria me sjell blinda betoni se me dhe nuk zë më. Ja ku është zhavori..por nuk mbushet me zhavor. Vetëm me beton.”, tha banori.
Një tjetër thotë se shkak i kësaj situate është bërë edhe devijimi i rrugës.
“Kur ka filluar rruga, që ka marrë firma, e kanë pyetur firmën, dhe i kam thënë a do të lihet vendi për t hapur kanalin. As nuk e lanë as vend për eskavato dhe e kanë devijuar projektin e rrugës mbi tre metra. Tani janë sjellë trotuarin në kanal dhe me spostuar rrugën në kanal, këtu jemi të përmbutur nga kjo rrugë. 57 mln që ka sjellë shteti për turizëm dhe ne përmbytemi si vend. Këtu mund të përmbytet komplet bregu i Matës. Situata ka filluar që natën. Vendi do përmbytet, dhe devijimi i rrugës është problem kryesor.”, shtoi ai.
-
VIDEO
Pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë, pranga 43-vjeçarit nga Fieri! Ishte në kërkim ndërkombëtar
Elvis Ziu alias Renato Ziu ishte në kërkim ndërkombëtar pasi një Gjykatë më Itali i kishte caktuar masën arrest me burg për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
-
VIDEO
Vlorë/ Lumi Vjosa në kuotë maksimale, del nga shtrati te tregu pranë Urës së Mifolit, rrezikon tokat bujqësore
Situata vijon të jetë problematike nga moti i keq në Vlorë. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit. Rrezikohen që të përmbyten tokat bujqësore.
Ndërkohë, situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike sa i përket reshjeve të rëna gjatë gjatës, të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj , që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën e Fierit.
Vjosa rrezikon që të dalë nga shtrati drejt tokave bujqësore, ndërkohë sa i përket akseve rrugore, janë të pakalueshme dhe pa problematika.
-
VIDEO
Moti i keq/ Dëmtohet argjinatura e lagunës në Tale të Lezhës, uji drejt zonave të banuara! Lumi Vjosa del nga shtrati te 'Tregu', rrezikohen tokat bujqësore
Situata vijon problematike në qarkun Lezhë dhe Vlorë. Në Tale të Lezhës, është dëmtuar argjinatura e lagunës dhe uji ka depërtuar drejt zonave të banuara. Në Vlorë, lumi Vjosa ka arritur në kuota maksimale te 'Tregu' dhe për pasojë rrezikohen tokat bujqësore.
-
VIDEO
Reshje shiu në të gjithë territorin...parashikimi i motit për sot, 20 Nëntor 2025
Që në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e territorit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Zona veriperëndimore dhe jugperëndimore do të përjetojnë herë pas here rrebeshe më të forta, të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi lokale.
-
VIDEO
Berisha 2 orë në SPAK për 21 janarin, ish-prokurori Karanxha: Dëshmi e vonuar, duhej të ishte pyetur para 15 vitesh
Ish-prokurori Ervin Karanxha shprehet në emisionin “Repolitix” në Report Tv se dëshmia e Sali Berishës në SPAK për 21 janarin është e vonuar. Ai thekson se ish-kryeministri duhej të ishte marrë në pyetje që para 15 vitesh, kur 4 protestuesit u vranë në bulevard.
-
VIDEO
Ministri Vengu monitoron situatën në Mifol: Vjosa është lumë i egër, do ndërhyjmë me investime afatmesme dhe afatgjata
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur nga ura e Mifolit për situatën e krijuar nga prurjet e larta të lumit Vjosë, ndërsa theksoi se monitorimi ka vijuar gjatë gjithë ditës në të gjithë basenin.