-
VIDEO
Zjarri në Malin e Koshnicës në Gramsh, burime për Report Tv: Humb jetën një i moshuar
Burime për Report TV bëjnë me dije se një person i moshuar ka humbur jetën pasi u asfiksua si pasojë e zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit në Gramsh.
-
VIDEO
Zjarret në Gramsh, administrator i njësisë Skënderbegas për Report TV: Situata shumë e rëndë, 2 fshatra janë djegur plotësisht
Arif Feimi, administrator i njësisë Skënderbegas në Gramsh tha për Report TV se situata është shumë shumë e rëndë.
-
VIDEO
Riaktivizohet vatra e zjarrit te 'Syri i Kaltër' në Sarandë
Riaktivizohet përsëri një vatër zjarri në perëndim të Parkut Natyror në Syrin e Kaltër. Aktualisht në terren nuk ka asnjë avion apo helikopter.
-
VIDEO
Kukës/ Zjarr në Parkun Natyror të Munellës, flakët të favorizuara nga era
Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të fundit pjesën lindore të Parkut Natyror të Munellës në Kukës, në zonën e Majës së Zezë, brenda njësisë administrative Malzi.
-
VIDEO
Situatë kritike në Gramsh/ Bllokohen nga flakët ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët! 4 helikopterë drejt zonës
Situata e zjarreve në Gramsh vijon të rëndohet. Si pasojë e flakëve që janë përhapur me shpejtësi bëhet me dije se kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët.
-
VIDEO
Aksioni i lirimit të hapësirave publike, Rama publikon një tjetër rast: Çlirimi vazhdon!
Në vijimësi të aksionit për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama ka ndarë një tjetër rast që kishte zaptuar zonën që i përket komunitetit. “Çlirimi vazhdon”, shkruan kryeministri.
-
VIDEO
Prefektja e Shkodrës: 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë orëve të fundit në qark, vështirësi në Fushë Arrëz! Nuk kemi vatra afër banesave
Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni foli për situatën e zjarreve në përfundim të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile për situatën e zjarreve.
-
VIDEO
Situatë kritike nga zjarri në Gramsh, ministria urdhëron evakuimin e banorëve në tre fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave në Gramsh.
“Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.”, njofton ministria.
-
VIDEO
Zjarri në Xath të Fushë Arrëzit, shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Situata është kritike, era po përhap me shpejtësi flakët! Banorët të kenë kujdes
Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Fushë Arrëzit, Alfred Qafa thotë se situata e zjarrit në fshatin Xath është kritike. Era ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, ndërsa apelon banorët që të evakuohen dhe të largohen. Prezente në terren janë forcat e zjarrfikëses e të ushtrisë.
-
VIDEO
Zjarret, flakët rrezikojnë shtëpitë në fshatin Pecë të Finiqit
Zjarri që vijon në fshatin Pecë të Finiqit ka përparuar duke rrezikuar edhe shtëpitë. Edhe sitiata nga vatra e zjarrit në fshatin Kardhikaq mbetet problematike.
-
VIDEO
Mbetet kritike situata nga zjarri në fshatin Xath në Fushë Arrëz, forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve
Mbetet kritike situata nga zjarri në fshatin Xath të Fushë Arrëzit, ku flakët vijojnë që prej pasdites së djeshme. Mjetet dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
-
VIDEO
Eurot e kokainës u groposën në rrënjët e ullinjve, Franc Çopja këshillonte: Më mirë investoji në lingota ari, nën tokë do prishen
Nga komunikimet mes anëtarëve të grupit janë evidentuar biseda të plota për transferimin e parave në Shqipëri. Këto biseda janë përfshirë në dosjen e SPAK që disponon Report Tv. Gjithashtu pasqyrohen edhe foto të shumta të tufave me euro që anëtarët e grupit i dërgonin njëri-tjetrit.