• VIDEO

    Shqipëria në flakë/ Spahiu për Report Tv: Në 20 vjet, vetëm 2 të dënuar për zjarrvënje nga ‘pakujdesia’!

    Në një intervistë në Report Tv, Kreshnik Spahiu u shpreh ditën e sotme se Shqipëria duhet që t’i paraprije përkeqësimit të situatës, duke parë zhvillimet ditët e fundit me marrjen e masave, teksa ngriti paradoksin mes ligjeve europiane dhe moszbatueshmërisë së tyre. këshillon edhe dhjetëfishimin e buxhetit për masat ndaj zjarreve

  • VIDEO

    Zjarret në bashkinë e Fushë-Arrëzit, prefektja e Qarkut Shkodër viziton fshatrat Xath e Flet

    Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka mbërritur në fshatrat Xath e Flet të njësisë administrative Blerim, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, aty ku janë përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht dhjetëra hektarë me pyje pishe e bredhi.

    Prefektja vlerësoi punën e forcave të angazhuara në terren nga bashkia Fushë-Arrëz dhe ushtria, teksa e konsideroi dëmin të konsiderueshëm.

    Tashmë, kur flakët, të ndihmuara nga erërat që fryjnë në zonë, po ngjiten në Kuror Dardhë, po bëhet gjithnjë e më i pamundur manovrimi nga forcat për mbajtjen nën kontroll të situatës, pasi është i pamundur intervenimi i mjeteve, çfarë e bën të detyrueshme ndërhyrjen nga ajri.

  • VIDEO

    Situatë kritike në Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar, banorët refuzuan evakuimin

    Shqipëria po digjet nga zjarret. Në Gramsh u regjistrua viktima e parë, ku humbi jetën një i moshuar. 5 helikopterë po veprojnë në të gjitha zonat e nxehta. Përveç Gramshit, situatë e rëndë është edhe në Finiq, Lekël të Tepelenës e Poliçanit. Banorët e zonave janë evakuuar.

    • VIDEO

      Zjarret në Tepelenë/ Shpërthejnë 2 bomba në Lekël! Digjet kisha e fshatit, 3 stane dhe 3 viça

      Një kishë, 3 stande, 3 viça, sipërfaqe të mëdha pyjore dhe të mbjella nga fshatarët janë djegur në Lekël të Tepelenës si pasojë e flakëve masive. Për shkak të zjarreve kanë shpërthuar edhe 2 bomba të mbetura në fshat, që nga Lufta e Dytë Botërore.

    • VIDEO

      Vatra masive zjarri edhe në periferi të Delvinës, flakë dhe re gjigante tymi mbulojnë zonën!

      Jo vetëm në Finiq dhe në zonën e Parkut Natyror te ‘Syri i Kaltër’, por edhe në territorin e Delvinës.

      Kushtet atmosferike dhe era kanë favorizuar së tepërmi përhapjen e vatrave të zjarrit në zonën e jugut të vendit, mes qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, sidomos në zonën gjeografike mes Sarandës dhe Tepelenës.

      Gazetari i Report Tv, Limos Didani, informon se tashmë flakët masive duken edhe në periferi të Delvinës dhe përhapen me intensitet. Re të mëdha tymi kanë mbuluar të gjithë territorin e kësaj bashkie, teksa është e nevojshme edhe ndërhyrja nga ajri përveçse nga toka.

    • VIDEO

      Flakët në Poliçan dalin jashtë kontrollit, digjen 3 shtëpi, rrezikohen disa të tjera në 4 fshatra

      Tre shtëpi janë përfshirë nga flakët në fshatrat e Poliçanit, pasi zjarret po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë. Aktualisht raportohet se nga flakët masive rrezikohen edhe banesa të tjera në fshatrat Voskopolë, Zhapokik, Rehovë dhe Tërpan.

    • VIDEO

      Zjarr i madh në Lekël të Tepelenës, digjen shtëpi dhe kisha e fshatit

      Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fshatin Lekël të Tepelenës. Zjarri ka qenë aktiv prej disa ditësh, por gazetari i Report Tv Piro Nase ka mësuar se flakët kanë marrë përmasa më të mëdha.

      Sipas tij, bëhet me dije se zjarri po djeg shtëpi dhe kishën e fshatit.

    • VIDEO

      Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas 'AUDIN' me 3 turistë francezë

      Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me të cilin udhëtonin 3 turistë turistë francezë që po udhëtonin drejt Ksamilit, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.

    • VIDEO

      Policia e Elbasanit apel banorëve: Largohuni nga zonat me rrezik nga zjarret, telefononi në rast nevoje!

      Edhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan iu bëri thirrje të gjithë banorëve të fshatrave që rrezikohen nga zjarri, të bashkëpunojnë me punonjësit, me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, si dhe me Emergjencat Civile, me qëllim që të largohen nga zona e rrezikut të zjarrit.

      “Të gjithë inspektorët e Policisë së zonave janë në kontakt të pandërprerë me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, për të telefonuar çdo banor, për t’iu shkuar në ndihmë në rast nevoje, si dhe për t’i larguar nga zona e rrezikut”, thuhet në njoftimin zyrtar.

      Shërbime të shumta të Policisë Elbasan, të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me zjarrfikësit, për të evakuuar banorët dhe për të neutralizuar flakët e zjarrit.

    • VIDEO

      Fier/ Zjarr edhe në Selishtë të Njësisë Cakran, digjen tokat bujqësore! Hetime për shkaqet, flakët vihen në kontroll

      Fier- Vatra zjarri ka pasur ditën e sotme edhe në qarkun e Fierit.

      Një zjarr ka përfshirë pasdite disa sipërfaqe tokash bujqësore në fshatin Selishtë, të njësisë administrative Cakran.

      Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse me disa mjete, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

      Gazetarja e Report Tv, Marsela Topi, informon se sipas burimeve nga terreni, situata më e rëndë është kapërcyer dhe zjarri është vendosur nën kontroll, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë të vatrave. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa po hetohen shkaqet e rënies së zjarrit.

    • VIDEO

      Zjarret në Gramsh, ministri Pirro Vengu ndjek nga afër situatën në fshatin Harrunas dhe drejton aksionin e ekipeve në aksion!

      Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po ndjek nga afër situatën emergjente të zjarreve të krijuar në qarkun e Elbasanit dhe veçanërisht në fshatrat e thellë të Gramshit, ku është regjistruar edhe një viktimë.

      Ai ka qenë i pranishëm në fshatin Harunas të Gramshit, teksa iu bashkua trupave të Forcave të Armatosura në terren dhe ekipeve të zjarrfikësve dhe organeve lokale të emergjencave civile.

      Vengu ka orientuar forcat operacionale dhe njëkohësisht është interesuar për masat e marra, sigurimin e forcave shtesë, lokalizimin e vatrës dhe në veçanti me prioritet jetët e banorëve.

    • VIDEO

      Finiq/ Zjarret përfshijnë fshatin Sirakat, raportohet për shtëpi të djegura

      Në Bashkinë Finiq, dhe pranë Syrit të Kaltër, zjarret kanë pushtuar edhe fshatin Sirakat. Burime për Report Tv bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë edhe disa shtëpi.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv