-
VIDEO
Në kërkim nga SPAK për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi!
34 vjeçari Juxhin Drazhi është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik drofe dhe grup kriminal në kuadër të operacionit Ura.
-
VIDEO
4 vatra zjarri aktive në vend/ Luftë me flakët në Finiq, Mallakastër, Mirditë dhe Bërzhitë! Vijnë 3 avionë nga Suedia e Kroacia
19 vatra zjarri u identifikuan gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, prej të cilave 4 janë ende aktive; në fshatin Dhivër të Finiqit, në Lofkënd të Mallakastrës, në Vjollcë të Mirditës dhe në zonën e Bërzhitës në Tiranë, ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur 2 avionë Air Tractor Fire Boss nga Suedia dhe 1 avion Canadair nga Kroacia.
-
VIDEO
Goditja e organizatës së Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’! Iu sekuestruan resorti në Durrës dhe vila 1 mln në Dhërmi
Ndër personat për të cilën është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal të Çopjave, është edhe Julian Balla, alias Hysni Balla.
Julian Balla rezulton të jetën pronar i Ajman Park, përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës, dhe i vilës 2-katëshe “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
Jualin Balla rezulton edhe president i skuadrës së futbollit “Erzeni”.
-
VIDEO
Flakë në malin e Tragjasit, forcat zjarrfikëse në vendngjarje
Një vatër e re zjarri është raportuar pasditen e sotme në Qarkun Vlorë. Bëhet fjalë për flakë që kanë përfshirë malin e Tragjasit. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama ndan videon: Më shumë gjelbërim e kënde komunitare, qytete më të gatshme për Shqipërinë në BE
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike. Teksa ka ndarë një video të një gomisterie që ka zënë hapësirën publike, kreu i qeverisë shprehet se ky aksion do ta bëjë vendin më të përshtatshëm dhe të gatshme për të hyrë në BE.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në Radhimë
IKMT ka ndërhyrë këtë të premte në zonën e Radhimës në Vlorë në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e objekteve pa dokumentacionin e plotë.
-
VIDEO
Procesi i Berlinit/ Britania e Madhe mbledh në takim ministrat e Jashtëm në kështjellën Hillsborough të Irlandës së Veriut
Të gjashta vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, si dhe 11 shtete evropiane së bashku me përfaqësues të BE-së, do të mblidhen në kështjellën historike të Hillsborough-ut në Irlandën e Veriut.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: BE ndërpreu 112 mln euro grante për Bujqësinë, bllokimi i fondeve të IPARD skandal i paprecedentë, të hetohet ku shkuan paratë!
Zv/sekretarja e Përgjithshme e këtij subjekti, Brunilda Haxhiu, doli sot në një deklaratë për mediat, ku theksoi se tani zyrtarisht është konfirmuar ndërprerja nga BE e 112 mln eurove grante për Bujqësinë shqiptare
-
VIDEO
2,5% inflacioni në muajin korrik, rritja më e lartë që prej Shkurtit 2024
Turizëm i kushtueshëm dhe ushqime të shtrenjta. Kjo është panorama e kësaj vere, të paktën sipas shifrave të Institutit të Statistikave. Në kulmin e prodhimit bujqësor në vend, zarzavatet po i blejmë më shtrenjtë se vitin e kaluar.
Instituti i Statistikave njofton se në korrik inflacioni arriti në nivelin më të lartë në 17 muaj duke kapur shifrën 2.5%, ku shtrenjtimi i ushqimeve dhe i qirave kanë dhënë ndikimin kryesor.
“Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,08 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,61 pikë përqindje”, thuhet në raportin e INSTAT.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave, Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social, një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë vëmendjen e ka marrë qyteti i Durrësit.
Kryeministri thotë se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komuniteteve.
“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”, shkroi Rama.
-
VIDEO
Zjarret në vend/ Avioni kroat ndërhyn për shuarjen e vatrave në Lofkënd, në Finiq vijojnë aksionin ata suedezët
Në Mallakastër e Finiq vijon puna për shuarjen e zjarrit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se për neutralizimin e flakëve në fshatin Lofkënd ka ndërhyrë avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.
Ndërkohë në Finiq që prej orëve të mëngjesit shërbimit zjarrfikës i janë bashkuar dy avionë suedezë dhe një helikopter i Forca Ajrore.
-
VIDEO
SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë! Lëshohen 15 masa sigurie, 4 të arrestuar në burgje
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se janë lëshuar 15 masa sigurie në total. Krahas masave të sigurisë, me vendim gjykate janë urdhëruar edhe kontrolle banesash.
Sipas informacioneve të para, grupi kriminal i goditur nga SPAK trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.