-
VIDEO
Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër: Rilindje Urbane 2.0 dhe program Qeveri, Bashki, Komunitet dhe Sipërmarrje!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në Facebook postimin e radhës nga ky operacion, nga qarku i Shkodrës. Ai e quan “Rilindja Urbane 2.0 me një program të ri qeveri-bashki-komunitet-sipërmarrje dhe me qëllim Shqipërinë në BE më 20230
-
VIDEO
Vatër e madhe zjarri edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha! Terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave
Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës.
-
VIDEO
Zjarri në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës i qëllimshëm! Vijon lufta me flakët, VIDEO e operacionit
Prej ditës së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha, që shtrihet mes zonave të Lofkëndit dhe Drenies, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër.
-
VIDEO
Zjarri në Patos, ministri Vengu ndjek operacionin nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve: Prioritet jeta e qytetarëve dhe e mjedisit!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndjek nga afër çdo ditë operacionet e shuarjes së flakëve në vatrat më kritike.
-
VIDEO
Normalizohet situata te fusha e mbetjeve në Vlorë, zjarri drejt shuarjes! Hidhet dhe me eskavatorë dhe traktorë
Shkon drejt normalizimit zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë. Pas angazhimit të dhjetëra forcave në terren dhe mjeteve të Emergjencave, përfshi disa eskavatorë dhe traktorë për mbulimin me dhé të zjarrit, është arritur të lokalizohet dhe vihet nën kontroll vatra më e madhe.
-
VIDEO
REPORT Tv siguron pamjet kur shpërthen zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë! Fillimisht iu vu flaka eskavatorit, akt i qëllimshëm, hetime për autorët
Zbulohet momenti kur merr flakë fusha e mbetjeve në Vlorë.
Report Tv siguron pamjet filmike, ku dallohet qartë vatra e zjarrit që nis fillimisht nga eskavatori (skrepi) që punonte të fusha e mbetjeve dhe më pas përhapen flakët edhe të ndihmuara nga era në të gjithë fushën e mbeturinave.
Zjarri dyshohet që të jetë i qëllimshëm dhe Policia ka administruar pamjet filmike për të clerësuar dhe ekspertuar personin apo personat që e kanë vendosur zjarrin fillimisht tek mjeti i rëndë. Kjo është e disata herë që fushës së mbetjeve i vihet zjarri qëllimisht për këtë vit.
-
VIDEO
U hodh me kokë nga shkëmbi te ‘Gjiri i Gramës’, plagoset turisti 12-vjeçar! Policia Kufitare i vjen në ndihmë dhe e shpëton
U plagos në ‘Gjirin e Gramës” në Dhërmi teksa u zhyt nga lartësia e një shkëmbi në det, Policia Kufitare ndihmon të miturin turist të huaj, duke e dërguar në urgjencë. Policia këshillon pushuesit që të rrinë larg vendeve të paaksesueshme me mjete lundruese dhe të rrezikshme
-
VIDEO
Vijon djegia masive e fushës së mbetjeve në Vlorë, një eskavator dhe forca të shumta në aksion! Edhe kryebashkiaku Dredha në terren
Vijon djegia masive e fushës së mbetjeve në Vlorë. Re të zeza tymi po shkojnë deri në qytet, teksa kanë përfshirë edhe zonat e banuara aty pranë. Një tjetër skrep shihet në vendngjarje teksa gërmon dhe për ta hedhur mbi vatrën e zjarrit, me qëllim shuarjen.
-
VIDEO
Tiranë/ Vdekja e të burgosurit te '313'-ta, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Qëndroi në qeli për 8 ditë pavarësisht shqetësimeve, duhej të trajtohej menjëherë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar ashpër në lidhje me vdekjen në paraburgim të të burgosurit Besnik Kociu, i cili qëndroi në qeli vetëm 8 ditë. Në reagim KSHH ka ngritur shqetësime serioze për neglizhencën institucionale dhe trajtimin e të burgosurve me probleme shëndetësore, ndërsa apelon për një politike tjetër penale sa i takon masave arrest me burg
-
VIDEO
Zjarri në Patos, shefi i zjarrfikësve flet për Report Tv: Flakët me përmasa të jashtëzakonshme, duhet urgjentisht ndërhyrje nga ajri! Po na rrezikohet jeta
Shefi i zjarrfikësve në Patos, Alket Halimi, kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ajri për të vënë nën kontroll zjarret në kurorën e pishave në këtë qytet.
Në një prononcim për Report Tv, Halimi e përshkroi situatën si tejet të vështirë.
Sipas tij, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe flakët arrijnë deri në lartësinë 50 metra. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Ai theksoi gjithashtu se flakët e mëdha po rrezikojnë jetën e zjarrfikësve nga toka, teksa theksoi se banesat për momentin nuk janë të rrezikuara.
-
VIDEO
Vlorë/ Fusha e mbetjeve përsëri në flakë, zjarr masiv dhe re tymi, të panjohura shkaqet
Vlorë- Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet përsëri nga flakët.
-
VIDEO
Aksidenti në minierë, Inspektoriati i Punës: Te subjekti “Gerti shpk” kanë ndodhur plagosje më parë, s’na lejohet të bëjmë kontrolle në galeri
Aksidenti në punë që ndodhi të mërkurën në galerinë e kromit “Gerti shpk” në Bulqizë, ku një minator humbi jetën, është rast i përsëritur.
Gjatë viteve, në galerinë e të njëjtit subjekt ka patur dhe aksidente të tjera, por me plagosje.
Eda Brahimaj, përgjegjëse e sektorit për sigurinë në punë në Inspektorian e Punës, në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ka treguar se ky subjekt ka qenë në fokus të kontrolleve edhe më parë, për shkak të aksidenteve.
“Subjekti “Gerti shpk” në të cilën ka ndodhi aksidenti i djeshëm, është aksidenti i parë me pasojë fatale, ky subjekt është inspektuar nga Inspektoriati i Lartë i Punës, në 2023 dhe 2024, ku dhe këto janë për aksident në punë. Kanë qenë aksidente me plagosje, njëri me thyerje të këmbës dhe tjetri thyerje të legenit, të ndodhura të dyja në galeri. Inspektoriati ka dalë në vendimet e veta dhe lënien e afateve për marrjen e masave konkrete”, u shpreh Eda Brahimaj.
Kjo e fundit theksoi gjithashtu se Inspektoriati i Punës nuk ka të drejtë të hyjë për inspektim në thellësitë e minierave. Sipas saj, kjo detyrë i përket Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, që është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Më pas të dyja institucionet koordinojnë punën.
“Autoriteti kompent për inspektim në galeri është Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, që është në varësi të Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjetikës. Ne si Inspektoriat nuk futemi në galeri, e kemi të përjashtuar me ligj. Ama në kuotën zero e sipër kemi të drejtë të kontrollojmë. Por sigurisht që me AKSEM-in bashkërendojmë punën”.
Një ditë më parë, në minierën e Bulqizës të subjektit “Gerti shpk” me aksioner të vetëm Jeton Danin, humbi jetën minatori Fari Veliu për shkak të rënies së një masivi kromi. Për këtë aksident në punë, u arrestuan 5 punonjës të stafit teknik të kompanisë minerare.