-
VIDEO
Tiranë/ Shpërthim me tritol në garazhin e ‘Visit të Garave’, dëmtohen 4 mjete të parkuara! I arrestuar më herët për vjedhje makinash
Një sasi lënde plasëse është vendosur në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës. Nga shpërthimi janë dëmtuar disa automjete të parkuara. 39-vjeçari është emër i njohur për policinë pasi në gusht të vitit 2024, u arrestua për vjedhjen e një automjeti me vlerë 200 mijë euro. U lirua disa ditë më vonë.
-
VIDEO
Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO për vlefshmërinë ajrore
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, teksa shton se janë përmbushur plotësosht standartet e përcaktuara nga aleanca e Atlantikut.
-
VIDEO
Zjarri në Dukat/ Aktive dy vatra, flakët rrezikojnë të shkojnë drejt parkut të Llogarasë! Zjarrfikësit dhe forcat e FA-së në terren
Zjarri në këtë zonë vijon prej datës 5 korrik, ndërsa ka shkrumbuar pisha dhe bredha, duke vënë në rrezik herë pas here edhe banesa pranë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me trailerin me targa serbe, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë - Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
-
VIDEO
Vatër zjarri në periferi të Finiqit, flakët përparojnë drejt parkut arkeologjik
Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e kësaj të mërkure në periferi të fshatit Finiq. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, flakët duket se po përparojnë drejt parkut arkeologjik, i cili vitin e kaluar është përfshirë nga flakët, gjatë verës. Zjarrfikëset po shkojnë drejt vendngjarjes.
-
VIDEO
Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje- Fier, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe dy persona
Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje- Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Paraprakisht dyshohet për një defekt në sistemin elektrik të mjeti, ndërsa të tre personat që udhëtonin në të kanë shpëtuar dhe nuk kanë lëndime.
-
VIDEO
SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës! Të pandehur edhe deputetja Klotilda Bushka (pengoi hetimet), 2 biznesmenë e 1 polic
Me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe futje e sendeve në burg, kryebashkiaku i Tiranës është marrë sot zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuzat i janë komunikuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ndërsa bashkëshortes së tij Xoxa statusi i të pandehurit i është njoftuar në SPAK. Gjithsej të pandehur për këtë dosje Report Tv ka mësuar se janë 30, duke përfshirë disa biznesmenë së bashku me kompanitë e tyre.
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO prish dënimin për Alqi Bllakon, kthen çështjen për rigjykim
Sipas vendimit të Apelit të GJKKO u mor nga trupa gjykuese Saida Dollani, Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, teksa urdhërohet që çështja të rikthehet për rigjykim në Shkallën e Parë nga një tjetër trupë gjykuese.
-
VIDEO
Jo vetëm marka e ilaçit, miratohet receta e re mjekësore, do të përdoret nga 1 gushti! Kronikët receta deri 6 mujore
Nga 1 gushti hyn në fuqi formati i ri i recetës mjekësore, i cili do të jetë i vetmi që do të pranohet në farmaci. Recetat do të përshkruhen me emrin gjenerik të barit dhe do të vlejnë vetëm për medikamentet e regjistruara në Regjistrin Kombëtar. Pacientët me sëmundje kronike do të pajisen me recetë që vlen për 6 muaj, duke shmangur vizitat e shpeshta te mjeku.
-
VIDEO
Përmirësohet situata e zjarrit në Dukat të Vlorës, nuk rrezikohet Parku i Llogarasë dhe zonat e banuara
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se falë punës nga terreni, por sidomos ndërhyrjes nga ajri përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, situata është drejt përmirësimit të ndjeshëm.
-
VIDEO
Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e 'Metamorfozës'! Akuzohet se vrau mikun e tij Gjin Boriçi me urdhër të Martinajt! I shkoi dhe në varrim
Dubai pritet të sjellë sot në pranga një tjetër të shumëkërkuar të drejtësisë. Bëhet fjalë për Denis Bajroviç (Bajri), ndaj të cilit GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. U arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesë e grupit të Shkodrës, komunikimet e SKY ECC e tradhtuan, SPAK i zbardhi
-
VIDEO
Rradhë kilometrike në kufirin Shqipëri–Kosovë, pas ndalimit të qarkullimit të kamionëve gjatë orëve më të nxehta
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka marrë një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë në rrugët kryesore të vendit, përfshirë autostradat, rrugët nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, nga data 23 korrik deri më 28 korrik 2025. kjo ka sjell radhë të gjatë mjetesh në kufirin Shqipëri-Kosovë.