-
VIDEO
Ndotja në lumin Fan, ekspertët: E akumuluar prej vitesh! Vlera e hekurit 7 herë më e lartë se niveli i lejuar nga BE! Rrezik për mjedisin e gjallesat
Situata nga ndotjet e fabrikës së pasurimit të bakrit është kthyer në një shqetësim për banorët e Fushë-Arrëzit, një rast i denoncuar nga Report Tv. Ndotja nga mbetjet e fabrikës së bakrit "BerAlb", është rast i përsëritur.
-
VIDEO
Lezhë/ Zjarret në Shkopet e Lurth, nis operacionin helikopteri i dytë i ardhur nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile! Stakohet linja e tensionit të lartë
Lezhë- Ka nisur sot operacionin edhe helikopteri i dytë i ardhur në ndihmë nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile, për fikjen e vatrave aktive të zjarrit në zonën e Shkopetit dhe Lurthit ne Qarkun e Lezhës.
Operacioni për shuarjen e flakëve po koordinohet nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore.
Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, informon se për të garantuar sigurinë e pilotëve gjatë ndërhyrjes ajrore, është komunikuar me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), i cili ka ndërmarrë masat për stakimin e njërës prej linjave të tensionit të lartë, që kalon pranë zonës së operacionit.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet e këtij operacioni nga ajri, për shuarjen e dy vatrave të rrezikshme të zjarrit që po shkrumbojnë pyje e bimësi prej shumë orësh.
-
VIDEO
Delvinë/ Qarkullonte me kallashnikov dhe municion në makinë, arrestohet vlonjati 44-vjeçar! Dyshohet dhe për ngjarje të mundshme kriminale
Aksioni erdhi si pasojë e planit të masave për kontrolle në të gjithë qarkun e Vlorës nga policia, i koduar “Ngarkesa”. I arrestuari është banues në Vlorë, i akuzuar për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
-
VIDEO
Tiranë/ Parkimet e gabuara në kryeqytet, Rrugorja procedon 24 shoferë dhe u heq makinat me vinç
Vijojnë kontrollet intensive kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. Policia e Tiranës njoftoi sot se ka proceduar penalisht 24 persona të tjerë, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve
-
VIDEO
Zjarr pranë malit në të Sevasterit në Vlorë, tymi mbulon zonën! Rrezikohen stane, pritet ndërhyrje me helikopter
Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Sevasterit, ndërsa ka mbërritur edhe helikopteri për shuarjen e flakëve. Ndërhyrja shumë e vështirë për shkak të terrenit. Vatra e zjarrit është evidentuar mëngjesin e sotëm ndërsa flaket kanë avancuar ndjeshëm duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, peme dhe shkurre. Situata në zonë është duke u monitoruar nga zjarrfikësja e Selenicës ndërsa nëse situata agravon do të kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Temperaturat e larta dhe era që fryn në zonë favorizon përhapjen e flakëve. Vatra e zjarrit ndodhet në lartësi pranë malit të Sevasterit ndërsa ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit.
Dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm për hapje kullotash duke krijuar tashme një situate problematikë në zonë. Pranë vatrës se zjarrit ndodhen stane te cilat rrezikojnë nga flaket ndërkohë që për momentin nuk ka rrezik për banesat.
-
VIDEO
Durrës/ Policia pastron plazhin e ‘Gjirit të Lalzit’, sekuestron 1566 çadra e shezlongë, nën hetim 14 personat që zaptuan hapësirat publoike
Policia e Durrësit bëri sot me dije se ka pastruar edhe plazhin e Gjirit të Lalzit në kuadër të aksionit të koduar “Plazhi i lirë”, duke sekuestruar 1566 komplete me çadra dhe shezlongë, ndërsa procedoi penalisht edhe 14 persona që kishin këto plazhe në përdorim dhe i shfrytëzonin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme
-
VIDEO
Tiranë/ Mashtruan me shitjen e apartamenteve, 2 të arrestuar në kryeqytet, në kërkim noterja! Njëri përfitoi 75 mijë euro, tjetri e shiti dy herë
Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë hetuar dhe goditur nga Policia e Tiranës, duke çuar pas hekurave të qelisë dy të dyshuarit, teksa në kërkim ëhstë shpallur edhe një noterë që ka ndihmuar një prej të ndaluarve që të falsifikonte dokumentet
-
VIDEO
Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga taksat e parkingut, arrest shtëpie për ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier, akuzë dhe 2 drejtorëve e sekretarit
Dy masa sigurie u ekzekutuan për ish-nënkryetaren e Bashkisë së Fierit, Hysenaj dhe për drejtorin e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në drejtorinë rajonale tatimore, Vasil Çeku. Masa “pezullim nga detyra” u vendos për sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë dhe drejtoreshën e taksave Anisa Cjapi. Ata akuzohen se duke mos vepruar për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor, nuk kanë arkëtuar 40 milionë lekë në arkat e institucionit.
-
VIDEO
S’ka përsëritje, Kolegji Zgjedhor ‘vulos’ rezultatin e 11 majit për Elbasanin! Rrëzohet ankimi i PD
Rrëzohet ankimi i PD për rezultatin e zgjedhjeve në Elbasan. Pritet vendim për Durrësin e Ferit. Maldrita Bardho ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati në KQZ, për t’ia lënë vendin Zegjine Çaushit.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Ndotjet në lumin Fan, fabrika e bakrit shkelje të përsëritura. Kërkesat për pezullim mbetën në letër, gjykata i “fali” BerAlb 100 mijë € gjoba
Masat e kërkuara nga autoritetet, deri në pezullim të aktivitetit, fillimvitin e kaluar, kanë mbetur në letër. Kompanisë i ka ardhur në ndihmë Gjykata administrative, e cila bllokoi ekzekutimin e tyre
-
VIDEO
Gjirokastër/ Aksident te kryqëzimi i ‘Urës së Kardhiqit’, vetura përplaset me autoambulancën që transportonte pacientin për në spital, 3 të plagosur
Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në Urën e Kardhiqit, në kryqëzimin Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, me pasojë 3 të plagosur, mes tyre edhe vetë pacienti që po dërgohej në spital.
-
VIDEO
Shkodër/ Përleshje e dhunshme mes turistëve dhe pronarëve të aktivitetit privat në zonën Lumit të Shalës, 2 të plagosur rëndë
Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve shqiptarë turistë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë. Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit