-
VIDEO
Mbi 1900 gjoba gjatë dy javëve, Rrugorja në Shkodër bën bilancin: 4 shoferë të arrestuar, për 9 të tjerë nisi hetimi
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore, ku gjatë kontrolleve janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe ka nisur hetimi për 9 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
-
VIDEO
Shkodër/ Zjarr në fshtrat Breg dhe Qelëz, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët
Dy zjarre kanë rënë ditën e sotme njëri në fshatin Qelëz ku është djegur një kabinë elektrike, ndërsa zjarri tjetër ka rënë në fshatin Breg ku po ashtu është djegur një kabinë elektrike.
-
VIDEO
Dibër/ Vijon zjarri në Zall Gjocaj, avioni Canadair hedh ujë për shuarjen e flakëve
Situata e zjarreve në Bashkinë Mat vijon që të jetë e njëjtë, pasi zjarret vijojnë të jenë aktive në zonën Zall Gjocaj pjesë e Parkut të Lurës.
-
VIDEO
Dy helikopterë nga Hungaria, në ndihmë të Shqipërisë për të luftuar zjarret
Dy helikopterë nga Hungaria kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar vendin tonë në luftën kundër zjarreve.
Helikopterët e Hungarisë janë aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Helikopterët hungarezë janë pozicionuar në bazën e Kuçovës dhe janë në gatishmëri pas ndihmës së dhënë nga Italia, Kroacia dhe Greqia.
Kjo ka qenë një nismë e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, që kërkoi ndihmën e BE përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Bulqizë, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur (EMRAT)
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Qafë-Buall të Bulqizës.
Një automjet tip Nissan me të cilin udhëtonin 3 persona, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena
-
VIDEO
Zjarre aktive në Ulëz, Shkopet dhe Lurth, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit
Situata e krijuar nga zjarret në masivet pyjore të Ulzës, Shkopetit dhe Lurthit vijon të jetë problematike. Prej dy ditësh flakët janë përhapur edhe në territorin e Bashkisë Mirditë, ndërsa ndërhyrja nga toka mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
Ndërkohë gjatë së martës disa vatra u shfaqën sërish në anë të rrugës nacionale Skuraj-Burrel, pranë zonës së Shkopetit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave në terren u bë i mundur izolimi i flakëve brenda një kohe të shpejte, duke shmangur rrezikun për zonën e banuar. Sipas të dhënave zyrtare mbi 150 hektarë janë pyje me pisha dhe bimësi janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit në Bashkitë Kurbin dhe Mirditë, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm dhe Mbrojtja Civile ne Prefekturën e Qarkut Lezhë, mund të kërkojë sërish ndërhyrje nga ajri.
Zjarri në zonën e Shkopetit u shfaq pasditen e 19-korrikut dhe u përhap me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, duke kaluar më pas dhe në territorin e Bashkisë Mirditë, në afërsi të fshatit Lurth.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Shiste online mallra të kontrabanduara dhe pa faturë, ‘Marketingu’ prangos 26-vjeçarin! Nën hetim edhe babai
Policia e Gjirokastrës njoftoi sot finalizimin e operacionit të koduar ‘Marketing’, teksa sekuestroi në flagrancë 30 parfume të kontrabanduara që i riu po i dërgonte në banesë dhe mallra të tjerë që më tej shiteshin online. Nën hetim është vendosur edhe babai i tij 51-vjeçar
-
VIDEO
Bie zjarr në afërsi të teleferikut në Tiranë
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Linzës në afërsi të teleferikut në Tiranë.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe as çfarë po digjet.
Forcat zjarrfikëse janë njoftuar për rënien e zjarrit dhe janë nisur drejt vendngjarjes
-
VIDEO
Himarë/ Po zbriste me litar nga shkëmbi te ‘Gjiri i Filikurit’, vdes turistja 23-vjeçare nga Holanda! Plagoset dhe francezja, niset me helikopter drejt Traumës
Një turiste 23-vjeçare holandeze ka humbur jetën teksa është rrëzuar aksidentalisht gjatë zbritjes me litar nga shkëmbi, teksa i rëshkiti nga dora shoqëruesit të saj. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur” në Himarë. Nga rënia e gurëve plagoset edhe 18-vjeçarja franceze që ndodhej pranë, niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Grupi i turistëve po bënin hiking
-
VIDEO
Mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, Kleana Xhuveli për Report Tv: Do përfaqësoj 80 mijë votuesit, deri kur të kthehet tek Lapaj
Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë për Report Tv se nuk u fut në garë që të shkojë në Kuvend, por si garanci që listat e mbyllura do të digjeshin. Ajo thotë se do ta përfaqësojë mandatin denjësisht, deri sa të shkojë tek Adriatik Lapaj, më i votuari i listës së hapur.
"Jam aktiviste e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80 mijë shqiptarëve, deri ditën kur beteja do ta kthejë tek njeriu më i votuar i listës sonë, Adriatik Lapaj. Jam 27 vjeçe dhe jam kushërira e Adriatikut", tha ajo.
-
VIDEO
Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK, do t’i komunikohen akuzat
Në ambientet e SPAK ka mbërritur edhe biznesmeni Gentian Sula, të cilit do t’i komunikohen akuzat nga prokurorët në të njëjtën dosje që po hetohet Veliaj.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka marrë të pandehur më herët gjatë ditës së sotme edhe Ajola Xoxën, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmenin Mirton Lika.
-
VIDEO
Momenti kur oficerët e BKH shkojnë në Paraburgimin e Durrësit për t’i komunikuar akuzën Erion Veliajt
Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në Paraburgimin e Durrësit, për t’i komunikuar akuzën Erion Veliajt, duke e marrë të pandehur. Prokurori i çështjes, Olsi Dado, nuk është i pranishëm.