-
VIDEO
Celibashi zgjidh ‘luftën’ mes Lapajt e Shabanit, mandatin e merr kandidatja e ‘fiksuar’ Kleana Xhuveli!
Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe do të caktojë kandidatët fitues të zgjedhjeve për Qarkun e Tiranës
-
VIDEO
Protestë në Tiranë për luftën në Gaza, merr pjesë edhe aktivistja e njohur Greta Thunberg
Protesta do të mbahet në orën 18:00, në sheshin Skënderbej.
-
VIDEO
Sarandë/ Zjarri te ‘ish-bar lulishtja’ përpin palmën dekorative, efektivët parandalojnë përhapjen e vatrës
Sarandë- Duket se piromanëve nuk u mjaftojnë pyjet, por po i vënë zjarrin edhe pemëve dekorative në zonat urbane.
Flakët përfshinë lulishten në qytetin e Sarandës. Në rrethana ende të paqarta, ka rënë përsëri zjarr te zona e njohur si ‘ish-Bar Lulishtja Butrinti’.
Gazetari i report Tv, Limos Didani, informon se fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë në kohë. Nga zjarri është djegur një palmë dhe lule dekorative përreth dhe dëmet janë vetëm materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet, pasi dyshohet edhe për zjarrvënie të qëllimtë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet tymi dhe flakët e fuqishme që përfshijnë palmën dhe zonën përreth saj në lulishte, si dhe zjarrfikësit që përpiqen të shuajnë vatrën.
Më 5 prill 2024, kjo lulishte u përfshi nga flakët, që vijuan për 3 orë duke e shkrumbuar plotësisht çatinë dhe një pjesë të godinës dykatëshe. Në atë kohë forcat zjarrfikëse ndëhynë me vonesë, u pezullua nga detyra shefi i zjarrfikëses në Sarandë.
-
VIDEO
Situata nga zjarret në qarkun e Korçës/ Digjet vendgrumbullimi i mbetjeve në Goricë të Pustecit
Po ashtu, zjarri i rënë mbrëmë në mesnatë në fshatin Goricë të bashkisë Pustec, në një vendgrumbullim mbetjesh, është izoluar dhe nuk paraqet më rrezik.
-
VIDEO
Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, flakët i afrohen Parkut Kombëtar të Llogarasë! Pritet të rinisë ndërhyrja nga ajri
Zjarri, që vijon të jetë intensiv, ka vënë në rrezik edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në atë zonë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Pritet të rinisë edhe ndërhyrja nga ajri me avionët e BE-së.
-
VIDEO
Fushë-Arrëz/ Makina me shpejtësi të lartë përfundon brenda lokalit, plagosen 3 gra, mes tyre pronarja! Shoferi shoqërohet në polici (EMRI)
Një automjet tip BMW që po lëvizte me shpejtësi në qytetin e Fushë Arrëzit ka përfunduar në ambientet e një lokali, duke shkaktuar plagosjen e tre grave. Ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi në muret e lokalit, ku në atë moment ndodheshin 3 gratë të ulura në një nga tavolinat e jashtme.
-
VIDEO
Kukës/ Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë
Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në pyjet e fshatit Mamëz, në njësinë administrative Ujmisht të Kukësit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërkohë që retë e dendura të tymit kanë mbërritur deri mbi qytetin e Kukësit.
-
VIDEO
Shpëtuan të moshuarin nga flakët që përpinë banesën në Korçë, Ilir Proda falenderon 3 efektivët për aktin heroik
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilri Proda, ka falënderuar punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë, të cilët, rrezikuan jetën duke u futur mes flakëve dhe shpëtuan një të moshuar që ishte rrethuar nga zjarri, i cili kishte përfshirë një banesë në zonën e quajtur "Rruga e Ersekës", që u dogj plotësisht.
-
VIDEO
Furnizimi me ujë 24 orë në ditë, ende një premtim i largët, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë
Me përjashtim të Lezhës në asnjë qytet tjetër nuk ka ujë 24 orë. Në raportin vjetor të Entit Rregullator të Ujit thuhet se situata më problematike në furnizimin me ujin e pijshëm është në Vorë dhe Kamëz, ku gjatë ditës ofrohet 4 deri në 8 orë ujë. Në raport evidentohet si problem edhe uji që konsumohet, por që nuk faturohet.
-
VIDEO
Përfshihet nga zjarri pylli i fshatit Leminot në Maliq, forca të shumta në vendngjarje për shuarjen e flakëve
Përfshihet nga zjarri edhe pylli i fshatit Leminot, pjesë e bashkisë së Maliqit. Sipas informacioneve të siguruara deri më tani, zjarri ka disa minuta që ka rënë dhe po djeg një sipërfaqe pyjore.
-
VIDEO
Ngjarjet e fundit kriminale, mbledhje urgjente në Sarandë e Ministrisë së Brendshme dhe drejtuesve të policisë
Gjithashtu, forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH dhe repartin “Shqiponja”, kanë zhvilluar kontrolle nga toka dhe deti në një sipërfaqe të gjerë. Kontrolle janë ushtruar nëpër male, tunele e bunkerë të braktisur, por pa rezultat.
-
VIDEO
Një vit nga masakra e Memaliajt, babai i kamerierit Gledio Muka, me lot në sy kërkon drejtësi: Nuk di pse nuk zbardhet ngjarja?!
Një vit pas masakrës me tre të vrarë në Memaliajt, babai i Gledio Mukës nuk gjen qetësi, pasi vrasësit e të birit janë në arrati. 36-vjeçari ishte kamarier në lokalin e familjes Kalemi dhe mbeti i vrarë aksidentalisht në atentatin mafioz. I ati, Hamza Muka rrëfen me lot në sy, dhimbjen dhe pengun që mbart prej natës së 21 korrikut 2024.