-
VIDEO
Automjeti del nga rruga në Korçë, plagoset çifti i bashkëshortëve! Dërgohen në spital
Drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke mbetur i plagosur së bashku me bashkëshorten që ishte pasagjere.
-
VIDEO
Fortlumturi Joani u flet të rinjve se si të gjejnë paqen e brendshme: Ja këshillat e tij
Ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë impenjohet në kampet verore për fëmijë e të rinj, Fortlumturi Joani u flet atyre si të përmirësohen duke mos ofenduar e duke sharë të tjerët, por duke kultivuar besimin dhe paqen.
-
VIDEO
Punëtori vdiq teksa montonte skelën e koncertit në Shëngjin, Gjykata lë në arrest shtëpie përgjegjësin! Babai i dy fëmijëve punonte për kompaninë e eventeve
Zef Shtjefni do të hetohet me masën e sigurisë "arrest në shtëpi", masë e kërkuar edhe nga Prokuroria e Lezhës. Zef Lorenci fillimisht ra në kontakt me rrymën elektrike teksa montonte skelën për koncertin muzikor në Shëngjin dhe më pas ra prej saj, duke gjetur vdekjen gjatë transportimit në spital. Policia arrestoi përgjegjësin
-
VIDEO
Zjarri në Dukat, prefekti i Vlorës: Intensiteti ka rënë, po punohet në dy fronte! Policia po heton për shkakun, ka pasur disa ndalime
Prefekti i qarkut të Vlorës, Plator Nesturi thotë se intensiteti i zjarrit në malin e Dukatit ka rënë, por shtoi se mbetet ende problematikë për shkak se rrezikon të përhapet drejt parkut të Llogarasë. Ai tha se forcat në terren po punojnë në dy fronte, në anën e fshatit për të shmangur përhapjen drejt banesave por edhe në anën drejt parkut të Llogarasë. Punohet gjithashtu edhe me ndërhyrje nga ajri.
-
VIDEO
Mallakastër/ Kultivoi parcelën me hashash në pyllin e fshatit, 39-vjeçari kapet 'mat' teksa po kujdesej për bimët narkotike
Operacioni është koduar “Koordinata”, ndërsa janë asgjësuar 31 bimë kanabis sativa që u gjetën të mbjella në një hapësirë toke në fshatin Bejar. Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë në parcelë, E. Sh., 39 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”
-
VIDEO
Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e 'Metamorfozës'! Akuzohet se vrau mikun e tij Gjin Boriçi me urdhër të Martinajt! I shkoi dhe në varrim
Dubai pritet të sjellë sot në pranga një tjetër të shumëkërkuar të drejtësisë. Bëhet fjalë për Denis Bajroviç (Bajri), ndaj të cilit GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. U arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesë e grupit të Shkodrës, komunikimet e SKY ECC e tradhtuan, SPAK i zbardhi
-
VIDEO
SPAK mbyll hetimet, merret e pandehur Ajola Xoxa dhe biznesmeni Mirton Lika! Veliajt pritet t’i komunikohen akuzat në qeli
Ajola Xoxës i komunikohen akuzat e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave. Kryebashkiaku Veliaj do të njihet gjithashtu sot me akuzat, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij. I pandehur merret edhe biznesmeni Mirton Lika.
-
VIDEO
Zjarret nuk ndalen, 22 vatra në 24 orët e fundit, 11 janë ende aktive! AKMC: Rrezik i lartë për shkak të temperaturave dhe mungesës së rreshjeve
Zjarret në vend nuk kanë të ndalur, duke shkaktuar vatra dhe dëme të reja në dhjetëra e qindra hektarë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 vatra të reja në të gjithë vendin, ku 11 prej tyre janë ende aktive dhe një në monitorim, kurse të tjerat të shuara.
Por rreziku më i lartë vjen nga temperaturat në maksimum dhe mungesa e reshjeve, që nuk favorizon trupat operacionale nga toka dhe ajri dhe gjithashtu ndihmon përhapjen e flakëve.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri sot edhe bilancin e një ditë nga aksionet për shuarjen e flakëve dhe rrezikut të vazhdueshëm.
-
VIDEO
Partia e Lirisë akuza Rakip Sulit, Merja: Po prish stadiumin për të ndërtuar godinën e re 5,4 mln euro! Projekt luksi për egon e kryebashkiakut
Partia e Lirisë denoncoi sot publikisht kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, se po bën tenderime luksi për zyrat e reja të Bashkisë, duke shembur stadiumin ekzistues
-
VIDEO
Lufta për mandatin me Shabanin, 'Shqipëria Bëhet' në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 majit, t’i kalojë Lapajt!
KQZ do të shpërndajë sot mandatet për Tiranën, ndërsa pritet të vendoset edhe se kush do të marrë mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, pas luftës Lapaj-Shabani. Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e partisë "Shqipëria Bëhet" në mbledhjen e KQZ kërkoi kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista embyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Prethi tha se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve.
-
VIDEO
Berat/ Ktheu apartamentin në fole prostitucioni për 2 gra vietnameze, arrestohet 31-vjeçari me precedentë penalë
Hetimet u kryen nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, pas informacioneve në rrugë operative për aktivitetin në lagjen “30 Vjetori” të 2 vietnamezeve që ushtronin prostitucion
-
VIDEO
OSHEE shpjegon skemën e pagesës së energjisë për debitorët, Hima: Deri në 1200 lekë çdo këst! Falje e plotë e kamatave për ata që e paguajnë njëherësh
Mentor Hima, drejtor i Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE, doli sot në një deklaratë për mediat, në lidhje me programin e faturave të papaguara të energjisë elektrike nga debitorët, duke shpjeguar edhe lehtësirat e krijuara dhe dokumentacionin e nevojshëm për rastin e bizneseve.