-
VIDEO
Përparon zjarri në Dukat/ Report Tv në ‘zemër’ të flakëve, zjarrfikësi nga spitali në front! 3 avionë nga Italia dhe Greqia në Vlorë e Dibër (VIDEO)
Vlora dhe Dibra ndodhen në një situatë të vështirë nga zjarret. Nga mali i Dukatit, zjarri i është afruar parkut të Llogarasë dhe banesave, ndërsa Liqeni i Luleve pranë parkut të Lurës vijon në flakë. BE aktivizon mekanizmin e mbrojtjes, 3 avionë grekë e italianë në terren.
-
VIDEO
2 vite nga “alarmi” i KLSH, pak ka ndryshuar në Onkologjik. Të sëmurët me tumor pritje të gjatë, spitali pak mjekë
Pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit që prej vitit 2023, spitali Onkologjik vijon të mos përmbushë kushtet bazike për trajtimin e pacientëve me kancer. Në raportin më të fundit, KLSH evidenton mungesën e shtretërve, probleme të theksuara me lagështirën, ambiente të amortizuara dhe mungesë të stafit mjekësor.
-
VIDEO
Tiranë/ Shiste hashash me doza në kryeqytet, 21-vjeçari hedh drogën dhe tenton të fshihet në bilardon që kishte në përdorim!
I riu bëri edhe përpjekje për të fshehur gjurmët e aktivitetit duke hedhur sasinë e lëndës narkotike, por pa sukses. Policia arriti që të sekuestronte doza kanabisi, 1 peshore, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale
-
VIDEO
15 ambulanca të reja për burgjet, rinovohet flota e sistemit penitenciar
Sipas drejtorit të Burgjeve, Klevis Qose, nga flota e vjetër e ambulancave të Burgjeve janë në gjendje pune vetëm 3, nga 11 që kanë qenë gjithsej.
-
VIDEO
Nga spitali direkt në terren, zjarrfikësi Luan Kapaj rifillon luftën me zjarrin në Dukat të Vlorës
Një ditë më parë u ndje keq pasi u asfiksua nga tymi në Dukat të Vlorës, ndërsa sot ka dalë sërish në terren për të luftuar me flakët e zjarrit.
Zjarrfikësi i Vlorës, Luan Kapaj, mori mjekim në spital ditën e djeshme, ndërsa sot e takojmë sërish në terren në malësinë e Dukatit në Vlorë.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelilaj, që ndjek nga afër së bashku me zjarrfikësit punën e tyre në terren për të fituar zjarrin në Dukat, ka mundur t’i shkëpusë një intervistë të shkurtër Luan Kapajt.
Ai thotë se shpëtuan nga zjarri një stan bagëtish në zonën e Dukatit, që rrezikohej seriozisht nga flakët e zjarrit, pasi favorizoheshin edhe nga era e fortë.
Zjarrfikësi Luan Kapaj: Situata ku ndodhemi tani ishte shumë e vështirë sepse era e fortë që filloi në këto momente rrezikoi stanin. Me zjarrfikësit, punonjësit dhe banorët bëmë të mundur që të izolojmë flakët dhe mos të marri përmasa, e të mos dëmtohet ky stan, sepse është i vetmi biznes i tyre që ushqehen gjithë punonjësit.
-
VIDEO
Gara për ‘FBI-në shqiptare’, 7 kandidatët për drejtor të BKH-së i nënshtrohen testit me shkrim! Një ese dhe arsyetim logjik
7 kandidatët për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit iu nënshtruan këtë të martë fazës së radhës, testit me shkrim, një ese dhe test i arsyetimit logjik. Në garë për të drejtuar “FBI-në shqiptare”, janë aktualisht Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta
-
VIDEO
Nën hetim 7 shoferë në Tiranë, bllokuan qarkullimin duke parkuar makinën dysh
Përveç drejtuesve të mjeteve që u proceduan penalisht, makinat e tyre u ngritën me karroatrec ose u bllokuan.
-
VIDEO
Siguria ushqimore/ Tatimet zbarkojnë edhe në Korçë, gjoba mbi 1 mln lekë tregtarëve të shumicës, iu gjet malli pa fatura
Korçë- Një Task-Forcë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbritur sot (22 korrik) në terren dhe ka nisur kontrolle të shumta për faturat tatimore për produktet bujqësore.
Si rezultat i kontrolleve bëhet e ditur se janë gjobitur disa tregtarë të shitjes me shumicë në tregun e Korçës, specifikisht tregëtarët të cilët marrin furnizim perimesh nga zona e Lushnjës dhe e shesin më pas në qytetin juglindor ( tregtarët me fugona mallrash).
Gazetari i Report Tv, Armand Braho, informon se gjobat kanë qenë tepër të larta, ndërkaq autoritetet rajonale nuk kanë pasur dijeni në lidhje më këtë aksion të tatimorëve.
Bëhet e ditur se Task-Forca do të kryejnë në vazhdimësi inspektime, ndërsa gjobat e vendosura janë mbi 1 milion lekë.
-
VIDEO
U lëndua dje nga zjarri në Dukat, Kapaj i rikthehet punës: Situata e vështirë, zjarri rrezikon disa banesa e stane në fshat
Luan Kapaj, njëri nga zjarrfikësit që mbeti i lënduar teksa po punonin për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë, është rikthyer në terren pavarësisht vështirësive shëndetësore të ditës së djeshme.
Në një intervistë për Report TV nga terreni, ai theksoi se situata sot paraqitet e vështirë për shkak se era mund të përhapë flakët drejt disa banesave dhe staneve në fshat.
“Sot përballemi me situatë të vështirë, se terreni i thepisur, bimësia e dendur, era, përhapja në mënyrë të pakontrolluar na bën që të mos lokalizojmë këtë vatër zjarri që të mos vazhdojë në drejtim të parkut të Llogarasë. Zjarri nuk është shumë afër parkut, por bën të mundur që mund ta çojë dhe brenda parkut. Aktualisht jemi në krye të fshatit se zjarri tenton të kapë edhe banesa dhe stan me bagëti.”, tha ai.
-
VIDEO
Pogradec/ Zjarri përfshin kioskën e shërbimit te ‘Turizmi i vjetër’, shmanget përhapja e flakëve te bizneset e tjera
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfiksja, e cila ndërhyri për të bërë të mundur shuarjen e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve
-
VIDEO
Dosja e lobimit të LSI në SHBA, pyetet për një orë nga SPAK Gerald Gjeogjini, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës
Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet e thelluara ndaj kreut të Partisë së Lirisë (ish-LSI), Ilir Meta, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me vendim të GJKKO-së. Sot (22 korrik) ka qenë i pranishëm për t’u pyetur në SPAK edhe një nga njerëzit më të afërt të tij, Gerald Gjeogjini
-
VIDEO
Përhapen flakët e zjarrit në malin e Dukatit, rrezikojnë banesat dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë
Zjarri me përmasa të mëdha vazhdon në malin Dukat të Vlorës, ndonëse prezentë janë edhe dy avionë të ardhur nga Greqia. Gazetari Armand Xhelili raporton se flakët po shkojnë në drejtim të disa banesave dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë.