-
VIDEO
Mbrojtja civile evropiane: Flota jonë po ndihmon në Vlorë dhe Dibër
Mekanizmi i Mbrojtjes civile të BE bëri një përditësim të angazhimit të tij në ndihmë të Shqipërisë dhe autoriteteve tona në luftën me zjarret. Mekanizmi evropian, shpërndau edhe pamje të marra nga ajri dhe thekson se avionë grekë dhe italianë të flotës së saj zjarrfikëse, janë angazhuar për shuarjen e zjarreve në Dibër dhe Vlorë. Në përfundim të postimit në rrjetin social X thuhet se Mekanizmi i BE për mbrojtjen civile mbetet i përkushtuar të japë ndihmë të mëtejshme nëse do të jetë e nevojshme.
-
VIDEO
9 muaj në qeli, Partia e Lirisë: Meta është i burgosur politik vetëm për qëndrimet e tij
Partia e Lirisë e quan skandaloze mbajtjen e Ilir Metës në burg, 9 muaj pas arrestimit të tij 21 tetorin e kaluar. Përmes një konference për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi dhe avokati Kujtim Cakrani akuzuan SPAK dhe GJKKO se marrin urdhra nga Edi Rama.
-
VIDEO
Durrës/ Grabiti me dhunë varëset e floririt të tre grave, ‘July’ prangos 29-vjeçarin me precedentë! I dënuar më parë për vjedhje
Operacioni është koduar “July” (Korriku), kurse i arrestuari është i riu i skeduar si 'skifter'. Policia e Durrësit njoftoi sot se ka dokumentuar 3 nga rastet e denoncuara
-
VIDEO
Dibër/ Zjarr në malin Sofraçanit të Zerqanit
Një tjetër vatër zjarri në malin e Sofraçanit në njësinë administrative Zerqan me një përhapje goxha të madhe.
-
VIDEO
Belsh/ Po digjte mbeturinat në tokën e tij, 64-vjeçari shkrumbon 40 ha me pyje dhe ullinj! Policia e arreston
Cërrik- Ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një sipërfaqe toke me ullinj dhe pyll, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 64-vjeçari i dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shegas, kurse Policia e Cërrikut njoftoi sot se ka zbardhur dinamikën dhe autorësinë, teksa identifikuan dhe arrestuan në flagrancë H. M., 64 vjeç, banues në këtë fshat.
“Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri dhe një sipërfaqe pylli, në total rreth 40 ha”, bëri me dije policia.
-
VIDEO
U nis për të shuar flakët në Lurë, punonjësi i Zonave të mbrojtura humb kontrollon e mjetit! Vdes rrugës për te Trauma
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit, ku një 43-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarr pranë ‘Varrezave të Dëshmorëve’, procedohet banori që po digjte mbeturinat afër shtëpisë, rrezikoi edhe banesat
gjirokastër- Zjarr në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Gjirokastër. Zjarrfikëset ndërhyjnë në kohë duke eliminuar rrezikun tek banesat e pranishme.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur flakët u konstatuan në oborrin e një banese, nga ku po digjeshin mbeturina. Zjarri paraqiste rrezik në përhapjen në drejtim të banesave përreth.
Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, për izolimin dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit.
Gazetari i report Tv, Piro Nase, informon se nuk janë shënuar dëme materiale apo të lënduar. Për shkak të ndezjes së qëllimshme të mbeturinave në kundërshtim me ligjin, banori qe ndezi zjarrin ne oborrin e vet është kallëzuar penalisht nga policia vendore.
-
VIDEO
Çështja e Veliajt/ Biznesmeni Abule paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash
Biznesmeni Elman Abule është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për çështjen e Erion Veliajt. Biznesmeni, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, është paraqitur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për pastrim parash.
-
VIDEO
Korçë/ Kërkoheshin si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, 'Wanted' prangos 3 të dënuarit nga Gjykata! U kanë mbetur 2-3 vite burg për të vuajtur
Tre persona të shpallur në kërkim si pjesëtarë të grupeve kriminale që shisnin doza të drogave të forta në qytetin e Korçës, janë lokalizuar dhe arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga policia, në aksionin e koduar “Wanted”. Të arrestuarit mësohet se janë të dënuar secili me mbi 7 vjet burgim
-
VIDEO
Tiranë/ Shërbime dentare me preparate të skaduara, 2 të arrestuar, 12 në hetim
Administratori dhe një stomatologu i një klinike dentare në Tiranë janë arrestuar, pasi kryenin shërbime dentare me preparate të skaduara.
-
VIDEO
Qytetari shfrytëzon hapësirën publike, Rama ndan pamjet: Shumë shpejt, paketë speciale ligjore për këto dhunues
Në pamje shihet një qytetar që po lyen me bojë një varkë në hapësirën publike, duke krijuar gjithashtu edhe ndotje.
-
VIDEO
I vodhën votat brenda partisë, Aulon Kalaja nuk dorëzohet, depoziton dy kallëzime në SPAK! Një për hapjen e kutive në Durrës, tjetra ndaj KAS për shpërdorim detyre
Kandidati i opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që pretendon se i janë vjedhur votat nga brenda PD-së gjatë numërimit të parë, nuk dorëzohet në betejën e tij për drejtësi. Aulon Kalaja do të dorëzojë dy padi në SPAK