-
VIDEO
Lezhë/ Bëri parakalim të gabuar, shoferi ndëshkohet me 12 mijë lekë gjobë dhe heqjen e 10 pikëve nga patenta
Parakaloi në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, procedohet administrativisht drejtuesi i automjetit me gjobë 12 mijë lekë dhe heqjen e 10 pikëve nga patenta. Video në Hartën Digjitale të Aksidenteve Rrugore tradhtoi shoferin
-
VIDEO
Belgjika, Greqia dhe Serbia sjellin nën pranga 3 të kërkuar për prostitucion, pastrim parash, drogë e trafik makinash! Dy prej tyre të dënuar
Greqia, Serbia dhe Belgjika sjellin në pranga 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Të ekstraduarit janë të dënuar me burg për prostitucion, pastrim parash, kultivim droge dhe trafik mjetesh motorike
-
VIDEO
Shembja e objekteve pa leje, Bardh Spahia: Shteti po ushtron terror ndaj banorëve të Thethit, hakmarrje se e refuzuan më 11 maj
Bardh Spahia, ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës dhe deputet i zgjedhur nga 11 maji, është i pranishëm në Theth, ku po vijon aksioni i shembjes së objekteve pa leje. Duke folur për mediat, ai hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës, duke thënë se po ushtron terror ndaj këtyre banorëve. Sipas tij, Rama u doli nga fjala këtyre banorëve që iu kishte premtuar tjetër gjë më përpara.
-
VIDEO
Pezullimi i inspektimeve të AKU, Elezi për Report TV: Të ristrukturohet sipas standarteve të BE! Të adresohen problematikat nga stafi deri te teknologjia
Elezi thotë se mirëpret vendimin për ‘riformatimin’ e AKU-së, duke thënë se duhet që të strukturohet sipas standarteve të BE-së. Sipas tij, është e nevojshme që të adresohen disa problematika që nga stafi te teknologjia. U ndal edhe tek paralajmërimi i kryeministrit Rama për produktet e bulmetit pa faturë.
-
VIDEO
Tiranë/ Zaptoi trotuarin dhe rrugën duke vendosur tavolina e karrige, në hetim pronari i lokalit në Astir
Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë bashkiaken kanë vijuar edhe sot lirimin e hapësirave publike në kryeqytet
-
VIDEO
Tiranë/ Veshje kontrabandë me vlerë 40 mijë euro, në pranga 52-vjeçari! Po i transportonte te tregu i shumicës (EMRI)
Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë për te tregu i shumicsës në rrugën “5 Maji”
-
VIDEO
Fier/ Zjarr tek ‘Ura e Daullasit’, u vendos nga banorët, por i doli jashtë kontrollit
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier.
Zjarri u vendos nga banorët e zonës për të djegur hamulloret, por u doli jashtë kontrollit duke shkaktuar panik.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve (të favorizuar nga era) - të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike.
Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.
-
VIDEO
Kurbin/ Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në masivin pyjor në Skuraj, në terren 50 forca të bashkisë dhe 30 të FA-së
Pasditen e së premtes pati ndërhyrje nga ajri me helikopterin e Forcave të Armatosura, por pa arritur t'i shuajë plotësisht flakët e zjarrit, të cilat për shkak të dendësisë së bimësisë u përhapën me shpejtësi në disa drejtime.
-
VIDEO
Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, emërimet e reja që bëhen në disa qytete! Edjona Dano do të drejtojë komisariatin e Kuçovës, e vetmja grua që kandidoi
Edjona Dano është emëruar shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë. Dano ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe në mesin e 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.
-
VIDEO
Lirohen hapësirat publike në Vlorë, sekuestrohen 40 çadra dhe 80 shezlongë! Policia aksion edhe në Fier
Policia e rendit në bashkëpunim me atë bashkiaken kanë nisur kontrollet në terren për verifikimin e dokumentacionit të plazheve private në qytetin e Vlorës.
-
VIDEO
Fier/ Zaptuan hapësirat publike në Seman, nisin hetimet për 3 persona
Policia e Fierit edhe sot ka vijuar aksionin për lirimin e hapësorave publike në vijën bregdetare të Semanit.
Tre persona do të hetohen në gjendje të lirë pasi kishin vendosur çadra dhe shezlongë, pa leje
-
VIDEO
Pezullohet AKU, Komision vlerësimi për inspektorët! Denaj: 'Test' me shkrim e gojë, sjellim një qasje dhe etikë të re
Ministrja ka urdhëruar pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pa miratuara të AKU, si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga UBT. Komisioni do të testojë inspektorët dhe aplikantët.