-
VIDEO
Sarandë/ Me armë në makinë, njëri u hodh në det t’i shpëtonte policisë! Vihen në pranga tre persona
Tre persona janë arrestuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Sarandë. U arrestuan Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali, ky i fundit dhe person në kërkim për vepra të rënda penale.
-
VIDEO
Grushte, shkelma dhe thikë, sherr midis disa personave në Vlorë! 1 i plagosur, 4 të shoqëruar në Polici
Një sherr ka ndodhur pak para mesnatës së 12 korrikut tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e "Ujit të Ftohtë", Vlorë. Dyshohet si i plagosur ka mbetur Gazmend Vreshtazi, ndërsa 4 persona janë shoqëruar në polici.
-
VIDEO
Gjirokastër, zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik, digjen 200 metrash katrorë sipërfaqe me barishte
Një vatër zjarri është regjistruar pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër mbrëmjen e kësaj të premteje. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe konstatuan se zjarri ndodhej jashtë rrethimit të nënstacionit dhe kishte përfshirë barishte të thata.
-
VIDEO
Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin në zonën e mbrojtur, duke realizuar prishjen e një ndërtese 2-katëshe me betonarme dhe gur, si dhe disa strukturave prej druri, të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje në Theth, vijon aksioni nga IKMT, shemben shtëpitë e drurit
-
VIDEO
‘Bujqësia 2030’, Denaj: Do financojmë 1 mijë investime të reja! Rama: Nga e hëna sekuestro bulmetit që shitet pa faturë
Qeveria do të financojë 1 mijë investime të reja në sektorin e bujqësisë deri në vitin 2030, në agropërpunim, grumbullim e agroturizëm. Fokusi i investimeve të reja do të jetë tek shtimi i prodhimit dhe i sipërfaqeve të mbjella. Por për të pasur sukses bashkitë duhet të tregojnë më shumë vëmendje ndaj këtij sektori.
-
VIDEO
SPAK operacion antidrogë/ Godet grupin e strukturuar kriminal në 4 qytete të vendit! 7 të arrestuar, vetëdorëzohet ish shefi i Krimeve, 6 në kërkim (EMRI)
Zbërthimi i aplikacionit Skyecc ka zbuluar një grup kriminal që akuzohet për 7 episode trafiku ndërkombëtar droge dhe për vepra të tjera penale. 7 janë vënë në pranga dhe 6 të tjerë nuk në kërkim pasi nuk janë gjetur në Shqipëri. Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie që i jepte të dhënat e TIMS trafikantëve.
-
VIDEO
Zjarr i madh në Skuraj të Kurbinit, relievi i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, mbërrin helikopteri i ushtrisë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në Skuraj të Kurbinit, pranë Rrugës së Kombit. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave, por terreni i thyer e ka vështirësuar ndërhyrjen.
-
VIDEO
Situata në inceneratorin e Elbasanit dhe zjarri në landfill, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak që thirri opozita! Munguan kryebashkiaku dhe të majtët
Mbledhja e thirrur nga 19 këshilltarët e opozitës në Këshill dështoi sot, edhe pse administratori i kompanisë ‘Eco Alb” ishte përgatiur për t’iu përgjigjur pyetjeve. Shkak ishte mungesa e kryebashkiakut Gledjan Llatja, që ndodhej në takimin me kryeministrin Rama në Durrës dhe e këshilltarëve të majtë. Opozita kërcënon me përshkallëzimtë reagimit
-
VIDEO
‘Benz’-i ku udhëtonin 5 familjarë merr flakë në ecje në rrugën Belsh-Kuçovë, nuk ka të lënduar! Zjarri djeg shkurret, u rrezikuan dhe banesat
Vetura u përfshi nga zjarri në shkaqe ende të panjohura, teksa anëtarët e një familjeje që udhëtonin në të dolën në kohë. Hetime për shkaqet. Zjarri shkaktoi vatër edhe në bimësinë aty pranë banesave, forcat shuan flakët në kohë
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, nis aksioni edhe në Berat, Bashkia dhe Policia ushtrojnë kontrolle në bizneset e qytetit!
Kontrrollet janë ushtruar sot në lagjet: "30-Vjetori", "Mangalem" dhe "10 Korriku" dhe veçanërisht në bizneset që shtrihen përgjatë Pedonales së qytetit. Grupet u kanë lënë detyra bizneseve të heqin pjesët e ngritura me dërrasa, të bëra prej tyre pa lejen e bashkisë.
-
VIDEO
Zhdukja e Jani Prengës, dy prokurorët e SPAK përplasen në Apelin e GJKKO me njëri-tjetrin, për pretencën ndaj kopshtarit të 'Golden'! Vendimi më 25 korrik
Dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, japin pretencë të ndryshme në Apelin e GJKKO-së për Festim Bixhdilin, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prenges, më 17 janar 2020, ku u torturua për vdekje në kompleksin ‘Golden” dhe u zhduk pa gjurmë. Dibra kërkon 20 vite: Mbase nuk di gjë ku ndodhrt trupi dhe veproi nga frika! Kaçkini kërkoi burg përjetë: S'tregoi, nuk shfaqi as pendesë, pjesë e grupit! Bixhdili: Edhe prokurorja po të ishte do vepronte ashtu, nga halli! Ishalla bëhet drejtësi!