-
VIDEO
Zhdukja e Jani Prengës, dy prokurorët e SPAK përplasen në Apelin e GJKKO me njëri-tjetrin, për pretencën ndaj kopshtarit të 'Golden'! Vendimi më 25 korrik
Dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, japin pretencë të ndryshme në Apelin e GJKKO-së për Festim Bixhdilin, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prenges, më 17 janar 2020, ku u torturua për vdekje në kompleksin ‘Golden” dhe u zhduk pa gjurmë. Dibra kërkon 20 vite: Mbase nuk di gjë ku ndodhrt trupi dhe veproi nga frika! Kaçkini kërkoi burg përjetë: S'tregoi, nuk shfaqi as pendesë, pjesë e grupit! Bixhdili: Edhe prokurorja po të ishte do vepronte ashtu, nga halli! Ishalla bëhet drejtësi!
-
VIDEO
Klodiani, la futbollin në Itali dhe investoi në Theth: Besova në premtimet e Ramës, tani po më shembin shtëpinë dhe ëndrrat
23-vjeçari Klodian Harusha nga Thethi, me paratë e fituara në emigrim ndërtoi një shtëpi druri dhe një lokal në vendlindje. Tashmë i ka ardhur urdhri i shembjes së objekteve dhe nuk ka asnjë zgjidhje për të ardhmen e tij.
-
VIDEO
'Zinxhir Global' në Europol, shkatërrohet rrjeti i trafikut të klandestinëve, prostitucionit e lypjes! 158 të arrestuar, 1194 viktima të shpëtuara, 3 në Shqipëri! 15000 policë në aksion
Në Shqipëri u shpëtuan 3 gra kineze të shfrytëzuara seksualisht. Ato ishin rekrutuar në Dubai nga një rrjet kinez dhe ishin transferuar në Shqipëri për të punuar në një qendër masazhi. Një trafikant u arrestua dhe një tjetër shpallur në kërkim.Jean-Philippe Lecouffe, zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Europol, Drejtoria e Operacioneve, u shpreh se kishte bashkëpunim të ngushtë në 43 shtete
-
VIDEO
Ultimatumi i Ramës, eksperti Haxhimali: Shkarkimet në bllok nuk sjellin zgjidhje, ndërhyrje në pushtetin vendor
Lëvizjet e ditëve të fundit të kryeministrit Edi Rama në disa nga bashkitë e vendit duke urdhëruar dorëheqje të drejtorëve apo si sot, ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtuesve të Njësive administrative të vendit, janë parë si një ndërhyrje e hapur e pushtetit ekzekutiv në pushtetin vendor, i cili përcaktohet me votë. Në një intervistë për Report TV, Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor, është kritik ndaj veprimeve të kryeministrit, ndërsa shprehet se kështu si po veprohet, bashkitë po kthehen në një zgjatim të qeverisë.
-
VIDEO
U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistët, i jepet sot lamtumira e fundit kapitenit hero Arben Anamali
Sot, në një atmosferë të zymtë nga dhimbja dhe lotët, i jepet lamtumira e fundit kapitenit Arben Anamali, i shpallur Dëshmor i Atdheut pas aktit të jashtëzakonshëm të sakrificës që i mori jetën teksa shpëtoi dy të huaj nga mbytja.
-
VIDEO
Mbytet turistja në Vlorë, rëndë e bija! Plazhi privat pa vëzhgues, qytetari që i nxori nga uji: Ambulanca 30 minuta me vonesë! 6 të shoqëruar
Një turiste ukrainase është mbytur në Vlorë. Fatmirësisht një qytetar ka arritur të shpëtojë vajzën e saj. Plazhi privat në Lungomare ky po pushonin turistët e huaj rezulton se nuk kishte vëzhgues. Shoqërohen 6 persona, mes tyre policë bashkiakë.
-
VIDEO
Aksionet në Theth/ Banori hedh molotov, forcat speciale nxjerrin kallashnikovin
Përplasja mes banorëve të Thethit dhe policisë në kuadër të aksionit për shembjet e ndërtimeve pa leje është agravuar.
-
VIDEO
Aksionet në Theth/ Banori hedh molotov, forcat speciale nxjerrin kallashnikovin
Përplasja mes banorëve të Thethit dhe policisë në kuadër të aksionit për shembjet e ndërtimeve pa leje është agravuar.
Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke nxjerrë armët.
-
VIDEO
SPAK operacion në disa qytete! Trafikuan deri në 1 ton drogë, në kërkim një ish-shef krimesh
SPAK ka ndërmarrë një operacion në disa qytete të vendit, ku ka lëshuar 13 urdhërarreste, ndaj një grupi kriminal i cili dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine. Kryesisht anëtarët e grupit kriminal ishin nga Dubai.
-
VIDEO
Makina përfshihet nga flakët të qendër të Fierit, nuk ka të lënduar
Një automjet tip “ Fiat” ka marrë flakë pak minuta më parë në qendër të Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Mbytja e turistes ukrainase në Vlorë, Shefi i Reanimacionit: 44-vjeçarja erdhi e vdekur në spital
Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në qytetin e Vlorës, ku një turiste ukrainase ndërroi jetë pasi u mbyt në det, ndërsa vajza e saj ndodhet ende në spital.
Në lidhje me këtë incident Edmond Breshanaj, shefi i Reanimacionit në spitalin e Vlorës thotë se turistja 44-vjeçare erdhi pa shenje jete.
“Të dyja nënë e bijë erdhën në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë. Pacientja 44-vjeçare erdhi pa shenja jeta, bëmë çdo gjë por nuk arritëm ta rikthenim në jetë.
Vajza 18-vjeçare edhe ajo erdhi në gjendje kome, po pas ndërhyrjes filloi të reagonte pas një ore- pasi tensioni i shkoi 11. Tani gjendja e vajzës është e qëndrueshme, ka mundësi që të mbijetojë”, tha Edmond Breshanaj.
-
VIDEO
Vrasësi i burrit u dënua me 8 vite burg, e moshuara kundër gjykatës së Fierit: Tallje! Nuk ishte pulë që ra në kanal, por njeri
Ilir Nukaj, i cili 9-muaj më parë i mori jetën të moshuarit Namik Rustemi, se nuk i shiti birra, u dënua nga Gjykata e Fierit me 8 vite burg. Vendimi ka sjellë revoltën e familjen Rustemi. Me lot në sy, bashkëshotja e të ndjerit, që ra dhe vete pre e Nukajt kërkon ashpërsimin e dënimit.