• VIDEO

    Iu vodhën votat brenda partisë në Durrës, Kalaja padit KAS-in në Kolegj: Fshiu të dhënat, nuk hapi mbi 200 kuti për të cilat mori vendim! Mandatet mund të përmbysen

    Kandidati i PD-ASHM për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, tha sot se po të rinumërohen të gjitha kutitë që s'u hapën qëllimisht nga KAS, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati sjell ndryshim mandatesh brenda partisë. Kalaja: E ndaluan rinumërimin se u ngushtua ndjeshëm diferenca me Arjan Ndojën! Trendi mund të çojë në përmbysje, vjedhje me shumë vota nëpër kuti

  • VIDEO

    Zjarr në fshatin Hudënisht të Pogradecit, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

    Një vatër zjarri është aktivizuar sot në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit.

  • VIDEO

    Rama batuta me kryetarin e bashkisë së Kavajës: Je 0, je demokrat komplet!

    Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me kryetarin e bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, gjatë takimit me drejtuesit lokalë në Durrës. Teksa drejtorja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, tha se shumë prej bashkive nuk marrin fare pjesë në procesin e legalizimit, Rama e pyeti: “Çfarë përgjigje kanë bashkitë që nuk kanë bërë asnjë matje dhe nuk kanë bërë asnjë legalizim”.

    Më pas kryeministri tha se asnjë subjekt privat nuk duhet të disponojë letër që të thotë “je në proces”. “Madje besoj se ka ardhur koha që të gjithë kërkesat për legalizime të shtesave të lokaleve, t’u vihet një vizë e madhe Shtëpitë e banimit janë një gjë tjetër, kurse ndërtuesit dhe tregtarët, nuk mund të flitet për proces”, tha Rama.

    Pas fjalës së Ramës ndërhyri Qosja, i cili tha: “Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0”.

    “0 je, 0! Je demokrat komplet!”, iu përgjigj Rama.

  • VIDEO

    Fier/ Dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg autori

    Me 12 vite burgim është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse nuk i dha birra. Nukaj përfiton gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë 8 vite burg.

    Gjykata e Fierit ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbesa e viktimës në shenjë revolte ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës, kur u dha vendimi, pasi kërkonte më shumë vite dënim për të.

  • VIDEO

    Mbytet turistja ukrainase në Vlorë, shpëton e bija! Plazhi pa vëzhgues, flet qytetari që i nxori nga uji: Ambulanca erdhi 30 minuta me vonesë

    Fitim Bozheku, hyri në det duke rrezikuar jetën për t’i shpëtuar. Ai arriti t’i nxjerrë të dyja nga uji dhe u dha ndihmën e parë në vend, deri në mbërritjen e ambulancës. Por, njëra prej tyre ndërroi jetë. 

  • VIDEO

    Trafikuan deri në 1 ton drogë, SPAK operacion në disa qytete! 8 në pranga, 5 në kërkim, mes tyre ish-shefi i krimeve në Komisariatin 3 në Tiranë!

    SPAK ka ndërmarrë një operacion në disa qytete të vendit, ku ka lëshuar 13 urdhërarreste, ndaj një grupi kriminal i cili dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine. Kryesisht anëtarët e grupit kriminal ishin nga Dubai.

  • VIDEO

    Zhdukja e Jani Prengës, dy prokurorët e SPAK përplasen në Apelin e GJKKO me njëri-tjetrin, për pretencën ndaj kopshtarit të 'Golden'! Vendimi më 25 korrik

    Dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, japin pretencë të ndryshme në Apelin e GJKKO-së për Festim Bixhdilin, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prenges, më 17 janar 2020, ku u torturua për vdekje në kompleksin ‘Golden” dhe u zhduk pa gjurmë. Dibra kërkon 20 vite: Mbase nuk di gjë ku ndodhrt trupi dhe veproi nga frika! Kaçkini kërkoi burg përjetë: S'tregoi, nuk shfaqi as pendesë, pjesë e grupit! Bixhdili: Edhe prokurorja po të ishte do vepronte ashtu, nga halli! Ishalla bëhet drejtësi!

  • VIDEO

    Kavajë/ Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem! 3 persona nën hetim

    Blutë bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për tre persona pasi kishin zënë 3 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.    

  • VIDEO

    Kamëz/ Shiste kokainë në doza, arrestohet 29-vjeçari

    Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës pasi shiste kokainë në doza. Pasi i bënte gati dozat në shtëpi, i riu i shpërndante në zona të ndryshme.

  • VIDEO

    ‘Bashkia e Cërrikut përpunon mbetjet e fshatit’, Rama: Pse s’e keni edhe ju të tjerët, nuk është inovacion që ka ndodhur në Japoni

    Kryeministri Edi Rama kërkoi që edhe bashkitë e tjera të marrin shembullin e Cërrikut në përpunimin e mbetjeve.

    “Bashkia e Cërrikut i përpunon mbetjet e fshatit, por edhe i kthen në produkt, pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë. Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë, nuk është inovacion që ka ndodhur në Japoni dhe s’po e marrim dot, se nuk e ka marrë akoma as Italia, është inovacion e bashkisë së Cërrikut. Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë, pse nuk vrapon në Cërrik ta mësosh, ta bësh edhe për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri.”, tha Rama.

    Xh.D/Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Rama kritika kryebashkiakut të Vlorës: Ndërtimi 500 metër mbi kokën e Ermal Dredhës! Si nuk e pa? Kjo është e pamundur

    Kryeministri Edi Rama kritikoi kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha edhe për një ndërtim në një zonë të gjelbëruar.

    “Si mundet të ngrihet njëri dhe të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra në kodër, kodra atje gjithë e gjelbëruar, e hap njëri pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës. 500 metra në shkëmb dhe policia nuk di asnjë gjë. Kjo nuk është e mundur. Kështu që kontrolli mbi territorin, pastërtia dhe respekti për lejet e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të policisë dhe bashkive, edhe të kryetarëve të tyre. Nëse një kryetar, qoftë edhe i qytetit më të madh të Shqipërisë do të dijë se çfarë po ndërtohet në qytet, nuk diskutohet që e di sepse kryetarët e njësive administrative sepse sepse...edhe shpresojmë që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar.”, tha Rama.

  • VIDEO

    ‘Bari i varrezave po bëhet kallam’, Rama kritika kryebashkiakut të Elbasanit: Duhet të të lënë pa gjumë ty kryetar, jo të flesh më shumë

    ryeministri Edi Rama kritikoi edhe kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja.

    “Këto të gjitha kërkojnë rol proaktiv të bashkive, që gjërat, projektet dhe iniciativat e qeverisë e gadishmëria për të mbëhstetur njerëzit të mos trajtohen si bari i varrezave të Elbasanit. Bari i varresave të Elbasanit ka potencialin të bëhet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte. Është një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prekur, sa që jo vetëm rritet, por edhe mund të bëhet kallam. Kur shkon dikush i vë flakën dhe për turp bëhen varrezat vend zjarrvënieje, atëherë del që personi është i çekuilibruar mendërisht, gjë që mund të jetë i vërtetë, por nëse bari është i qethur siç duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin. Se është e pakonceptueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin kryetarit të bashkisë së Elbasanit, nëse do ishte Shangai, por një qytet që mund ta përshkosh me këmbë çdo ditë cep më cep, pa asnjë problem. Mos të dijë kryetari i bashkisë se çfarë ndodh. Nëse kryetari i bashkisë i ka sytë gjysmë të hapur e gjysmë të mbyllur ata që janë nën të, i kanë sytë e mbyllur. Edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera që deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, se 10 mandate në Elbasan janë një barrë, bashkë më 12 të Fierit dhe Vlorës, më ka marrë edhe ato orë që flija gjumë. Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë.“, u shpreh Rama.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv