-
VIDEO
Mbetjet, Rama: Na duhet një Koorporatë kombëtare, nxorrëm mësime nga çfarë ndodhi në tre bashki
Kryeministri Edi Rama theksoi edhe nevojën e një korporate kombëtare për mbetjet.
"Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu. Duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi sot në fushën e energjisë që nga shëmbylltyrat më të turpshme janë kthyer në ndërrmarrje funksionale, me rregulla, balance, për të qenë të gatshme të hyjnë në marrëdhënie me bankat e me radhë. Këtë duhet të bëjmë me ujin që në gjithë hartën e Shqipërisë Sakaq, kemi një kakofoni strukturash për mbetjet. Bazuar në mësimet me atë që ndodhi me mbetjet në tre bashki ku përtej gjithë benefiteve, pasi problematika të lidhur me gjithëfarlloj arsyesh na duhet një Koorporatë Kombëtare që të merret me pjesën e gjithë sistemit të trajtimit të mbetjeve.", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin
Rama kërkon që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin.
“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës. Të tjerët, mjafton të shohësh si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake dhe vetëm për qoka
Kryeministri Edi Rama kritikoi departamentet e bujqësisë në bashki, duke i cilësuar si qesharake dhe vetëm për qoka.
"Departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake, komike, për të bërë qoka. Nuk janë departamente që merrem me njerëzit, me tokën e njerëzve për të cilën kanë respekt. Është më tepër sesa gjysma në një zonë kur nuk kanë titullin e pronësisë. Me emigrantët që janë jashtë, që shumë prej shumë tanimë falë edhe pjesës së madhe që u bë me diasporën, i njihni për t'ju thënë hajdeni se do t'ju ndihmojmë ne", tha Rama.
-
VIDEO
‘Nuk do ketë më lidhje dritash e uji për ndërtimet pa leje’, Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licensën! Do përballen edhe me pasoja penale
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për arkitektët.
“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejen e ndërtimit nuk mund të gëzojnë më licensën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale siç e ka gjithë bota, ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më. Do të shikojmë një masë tjetër që të mos ketë lidhje të ujit e dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse”.
-
VIDEO
'Pse u kujtuan tani për aksionet', Rama u përgjigjet kritikëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje
kryeministri Rama, në takim me kryebashkiakët në Durrës iu përgjigj kritikëve në lidhje me aksionet e ndërmarra për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e objekteve pa leje.
“Nga ana tjetër për të gjithë që thonë që Pse u kujtuan tani dhe pse i lanë këto, kjo është një betejë e përditshme dhe nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe mbi të gjitha nëse strukturat e pavarur të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, ku gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor, kjo është një përpjekje që kjo duhet të shfaqet hera herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje”, theksoi Rama.
-
VIDEO
Bulqizë/ Minatorët në protestë prej dy ditësh: Kërkojmë rritje rroge me 10%, kemi katër muaj që presim
Minatorët e Bulqizës të kompanisë turke ‘Yldyrim Hollding’ prej dy ditësh po protestojnë për një rritje rroge prej 10%.
Edhe pse në mënyrë paqësore sot minatorët nuk janë lejuar të protestojnë brenda ambienteve të minierës duke u bllokuar kartat e ‘chekin-it’.
Për Report Tv ata shprehen se kanë katër muaj që presin që t’u rritet paga, pasi me atë që marrin nuk i dalin dot.
-
VIDEO
U lirua me kusht pak ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet sot te Shërbimi i Provës
Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar.
-
VIDEO
Fier/ Lirimi i hapësirave publike, policia aksion në plazhin e Darëzezës! Sekuestrohen 90 çadra dhe shezlongë
Policia e Fierit në bashkëpunim me ata Bashkiakë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomik ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.
-
VIDEO
U shkarkua nga detyra, momenti kur protestuesi shpërthen ndaj shefit të komisariatit në Theth: Hajdut, ke marrë lekë! Ti respekton le*hin, jo ligjin
Kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës është shkarkuar ditën e sotme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, njoftoi vendimin e marrë për shkarkimin e drejtorit të Policisë në Shkodër, Fatmir Lleshajt, shefit të Komisariatit, Nik Nikollaj si dhe shefi i Stacionit të Policisë së Thethit.
Gjatë protestës së banorëve të Thethit të cilët u revoltuan dhe ngritën zërin kundër shembjes së ndërtimeve, Nik Nikolla pati një përplasje sy më sy me një prej personave në protestë.
Banori i zonës akuzon në sy Nikollën se ka marrë para së bashku me persona të tjerë për të lejuar ndërtimet pa leje në zonë. Shefi i komisariatit i përgjigjet duke thënë që të shkojë të bëjë kallëzim në prokurori për akuzat ndaj tij.
-
VIDEO
Aksioni për ndërtimet pa leje, avokati Edmond Petraj: Përgjegjës pushteti lokal, shkelësit e ligjit të paditen
Avokati Edmond Petraj, teksa komentoi aksionin për ndërtimet pa leje, tha se përgjegjësia është e pushtetit lokal. Petraj deklaroi se ata persona që kanë shkelur ligjin duke zaptuar hapësirat publike duhet që të paditen.
-
VIDEO
Veliera me të cilën udhëtonin pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës
Tre persona janë shpëtuar në afërsi të Gjirit të Gramës, pas një defekti në motorët e velierës me të cilën udhëtonin. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të anijes së gatshme të Forcës Detare, P-116 “BORA”, operacioni u krye me sukses.
-
VIDEO
Nuk filloi hetimet për rastin e Thethit, Manja i kërkon ILD-së procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli: Veproi në kundërshtim me ligjin! (DOKUMENTI)
Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.