-
VIDEO
U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Anamali! Qeveria e shpall Dëshmor të Atdheut
Kapiteni i anijes turistike, Arben Anamali u shpall sot Dëshmor i Atdheut. Arben Anamali humbi jetën në një akt heroik, duke shpëtuar dy turistë izraelitë. Shkodra përcjell nesër në banesën e fundit, njeriun që la pas një vepër të madhe humanizmi.
-
VIDEO
Zaptimi i hapësirave publike, shkarkohen 2 drejtuesit e Policisë së Shkodrës! Pezullohet ai i Thethit, Proda: Nuk meriton të veshë uniformën
Drejtori i Policisë së Shkodrës dhe shefi i komisariatit u shkarkuan për skandalin e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit. Proda njoftoi pezullimin dhe nisjen e hetimit për 3 funksionarë të tjerë, mes tyre shefin e postës së Thethit. Kryepolici dërgoi mesazh të qartë për drejtuesit që të mos mbyllin sytë për ndërtimet pa leje.
-
VIDEO
Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)
Asgjësohen 17 bimë narkotike të mbjella. Nga hetimet u konstatua edhe se 61-vjeçari J.M., kishte kishte ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit, për të siguruar ujitjen e bimëve narkotike, si dhe kishte kryer ndërtime të paligjshme në banesë.
-
VIDEO
Ngërçi politik në Kosovë, nënkryetari i LDK: Kurti po mban peng konstituimin e Kuvendit! Në mëngjes sillet si kryeministër, pasdite si deputet
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ashtu si seancat paraardhëse edhe dje dështuan për të dyzetekatërtën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në lidhje për të folur për këtë krizë politike në Kosovë, në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte i ftuar nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje/ Kikia për Report TV: Nuk duhet vepruar me aksione! S’kemi nevojë për ligj të ri për territorin, duhet zbatim
Analisti Kikia thotë se shteti s’duhet të veprojë vetëm me aksione të përkohshme. Sipas tij, bllokimi i hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje s’duheshin lejuar. Ai theksoi se nuk kemi nevojë për ligj të ri për menaxhimin e territorit, por duhet vënë në zbatim ai që është aktual.
-
VIDEO
Tiranë/ Falsifikonte kartat ID dhe aplikonte për kredi 1000-3400 euro, prangoset 21-vjeçari! Dokumentohen 9 raste, manipulonte gjeneralitetet
Operacioni i koduar “Identiteti’ u finalizua pas disa muajsh hetime. Gjithashtu u dokumentuan 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, pas aplikimit me karta identiteti false
-
VIDEO
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Fier, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Mërnicën! Pjesë e Strukturës së Armatosur të PDrodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Mërnica akuzohet për veprat “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ngjarja më 13 maj 2024 pas një konflikti në rrugë për shkak të rrezikshmërisë së drejtimit të makinës nga autori. Sipas hetimeve, edhe pse efektivi ishte me uniformë, Mërnica e qëlloi me armë. Cenalia në krye të detyrës
-
VIDEO
Pas urdhrit të Ramës, dorëhiqen drejtorët e Bashkisë Durrës dhe krerët e Njësive Administrative! Largime edhe në Fier
Nuk ka vonuar shumë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama në Fier dhe Durrës, drejtorët e pushtetit vendor, nisën të paraqesin dorëheqjet te kryetarët e bashkive. Në Durrës, dorëheqje kanë paraqitur edhe kryetarët e njësive administrative.
-
VIDEO
Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ në Tiranë refuzojnë lirimin e hapësirës publike, IMT dhe policia bashkiake çojnë fadroma
Sot IMT, me mbështetje të Policisë Bashkiake, liruan hapësirat publike në zonën e quajtur Piazza në kryeqytet.
-
VIDEO
Kavajë/ Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem
Policia e Kavajës në bashkëpunim me atë bashkiake ka vijuar në zonën e Golemit aksionin për lirimin e hapësirave publike.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Ushtronte disa aktivitete tregtare pa licencë, në pranga 68-vjeçari! I sekuestrohen mallra dhe shuma parash, transportonte dhe pasagjerë
Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se ka finalizuar aksionin e koduar “Stacioni”, ndërsa sekuestroi mallra, 1 automjet dhe shuma parash në lekë dhe në euro
-
VIDEO
Boshllëqet në sistem, KLGJ e KLP vetëm një ‘grusht’ kuotash këtë vit në Magjistraturë! Edhe Brukseli i shqetësuar
Ndonëse sistemi gjyqësor po funksionon prej vitesh me një numër të kufizuar gjyqtarësh e prokurorësh, kuotat për studentë të rinj në vitin e ardhshëm në Shkollën e Magjistraturës ishin ndër më të ulëtat. Ndërsa KLP dhe KLGJ, dy institucionet që propozojnë këto kuota, pretendojnë se ato janë në linjë me kërkesat e sistemit, shifrat tregojnë një realitet të kundërt.