-
VIDEO
‘Ai nga i cili isha frymëzuar...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës me maska dhe një ‘Joker’: Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme!
Kryeministri Edi Rama ka postuar përsëri ditën e sotme një video me buf kënete, me sfond një nga fjalimet e Sali Berishës, ku i kundërpërgjigjet ironive dhe sulmeve të kreut të mazhorancës
-
VIDEO
Kundërshtohet plani për betonizimin e Drilonit nga “Kontakt”, në bashki s’dinë asgjë! Ortaku i Malltezit, Bektashi po shet pa nisur punimet, ndërsa PD e Berishës asnjë fjalë
Kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, ortak Jamarbër Malltezit dhe të dy të pandehur për aferën “Partizani”, ka projektuar një kompleks me pallate në parkun e Drilonit në Pogradec. Report Tv pa nga afër zonën e vijës së parë në bredg të Liqenit, ku Bektashi ka njoftuar se do të ndërtojë, teksa po vijon shitjen edhe pse puna ende s’ka nisur dhe në Bashkinë Pogradec nuk kanë asnjë informacion.
-
VIDEO
Berisha uron Fitër Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare, do përcaktohet me ligj falja ditën e premte
Kreu i PD Sali Berisha uroi sot besimtarët mysliam për festën e Fitër Bajramit.
Pas vizitës në Komunitetin Mysliman Shqiptar në një prononcim për media, ai tha se nëse PD vjen në pushtet do dyfishohen fondet për komunitetet fetare dhe do të përcaktohet me ligj falja ditën e premte.
'Unë garantoj, garantova dhe kreun e KMSH se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do ketë kohën e vënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanët dhe kjo është detyrim. Do vendoset menjëherë pas 11 majit. Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri', tha ai.
-
VIDEO
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
Ndjekja policore e mjetit 'Audi' në Laprakë. Aksioni i koduar “Transportuesi” u krye nga agjentët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për aktivitetin kriminal
-
VIDEO
Përdornin lokalin për shitje dhe përdorim droge, zbulohet ‘skema’ në Tiranë! Në kërkim pronari, sekuestrohen edhe armë
Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Mix” janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.
-
VIDEO
Plagoset me thikë një person në Pogradec, ndodhet jashtë rrezikut për jetën! Policia në vendngjarje
Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec.
-
VIDEO
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shpreh urimet edhe për besimtarët që përmbushën muajin e Ramazanit.
“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat.
Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, shkruan kryeministri.
-
VIDEO
Fjala e PLOTË/ Kryepeshkopi Joan: Fan Noli i dha gjuhën Kishës, Anastasi e ringriti! Mirënjohje për ta! Familja, paqja, bashkëjetesa misioni im
Me brohoritjet “i denjë”, dhe me urimin “për shumë vjet Kryezot”, qindra besimtarë ortodoksë i dhanë bekimin kryepeshkopit të ri, Joanit duke duartrokitur fronëzimin e tij. Ceremonia u ndoq nga afër nga përfaqësues të kishave ortodokse të botës, si dhe me praninë e përhershme të komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri.
-
VIDEO
Skandali me 8 ton mish pule salmonelë që dolën në treg, reagon 'Qëndresa qytetare': Hetoni përtej inspektoëve të AKU-së
Akuza u hodhën për ish-kreun e AKU Olsi Komici dhe ministren Anila Denaj, të cilët, sipas aktivistëve të “Qendrës Qytetare” vijojnë fushatën të pa shqetësuar.
-
VIDEO
'Sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e yllit të afatit evropian', Rama me shqiptarët e Kretës: Të mos e lëmë të shuhet, bëhemi bashkë më 11 maj
Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë takimit me shqiptarët në Kretë se Shqipëria po shkruan një kapitull të ri historik, duke u afruar gjithnjë e më shumë me Bashkimin Evropian. Rama ftoi të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, të bashkohen për të bërë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe marrjen e pasaportës evropiane për çdo shqiptar.
“Jemi së bashku për të shkruar një tjetër copëz historie që fati ka dashur që të na jepet mundësia ta shkruajmë së bashku, për të ardhur deri këtu shumë të tjerë para nesh e kanë ëndërruar dhe kanë luftuar për të historinë e Shqipërisë së pandashme të pandarë nga Evropa. Kur Skënderbeu u bë mburojë për Evropën nuk kishte BE, por kishte Evropë, kur rilindasit u bënë bashkë Naim Frashëri na tha se për ne shqiptarët dielli lind atje ku perëndon.
Sot 246 shqiptarë të Evropës dhe votës janë regjistruar në zgjedhjet e 11 majit për t’i dhënë jetë një mundësi të madhe dhe aktuale që Shqipëria të bashkohet me Evropën dhe duke u bërë pjesë në familjen e BE. Sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e yllit të afatit tonë evropian e cila është për ne një detyrim i madh, është një mision që atë rreze të mos e lëmë të shuhet në dritën e asaj të bëhemi bashkë në 11 maj dhe vitet që kemi para të bëjmë të mundur që Shqipëria e kësaj dekade të jetë anëtare e BE dhe çdo shqiptar kudo ndodhet të marrë pasaportën evropiane të shqiptarit”, tha Rama.
-
VIDEO
Itali/ Banda kriminale grabit furgonat e blinduar me miliona euro, ishin paratë e pensioneve
Një grup i armatosur ka sulmuar pasditen e së premtes dy furgona të blinduar që transportonin para.
-
VIDEO
Avokatit Idajet Beqiri i akordohet çmimi ‘Toga e Artë 2025’: Është nder! I sulmuar publikisht nga Berisha dhe besnikët e tij
Çmimi “Toga e Artë” për vitin 2025 nga Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë iu akordua avokatit Idajet Beqiri për kontributin e veçantë në mbrojtje të interesave të të pandehurve. Beqiri e cilësoi të rëndësishëm vlerësimin nga kolegët, ndërsa përmendi problematik nivelin e ulët të pafajësive në gjykatat vendase, vetëm 2 %.