-
VIDEO
‘Paskan edhe një pyetje tjetër këtu, o Rame…!’ Basha nuk i 'shqitet' kryeministrit, e ngacmon me video-mesazh nga Peza
Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, teksa vijon turin e takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit në vend dhe diasporë, i është përgjigjur kryeministrit me një tjetër video-postim viral në rrjetin social të llogarisë së tij në Facebook
-
VIDEO
Ra në kontakt me energjinë elektrike duke shtruar linjën e internetit, ndërron jetë 31-vjeçari në Dibër (EMRI)
Një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike. I riu ishte duke shtruar linjën e internetit
-
VIDEO
KKT miraton disa qiellgërvishtëse në Tiranë, 'Embassy Tower' 47 kate 'gjigant'! 'Dritë jeshile' edhe TEC-it të botuesit Ulaj në Roskovec, u kundërshtua nga banorët
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar lejet e ndërtimit ose zhvillimit për 16 kulla të larta në Tiranë, 8 të në Vlorë, që variojnë nga 20 deri në gati 47 kate si rasti i “Embassy tower” përballë ambasadës amerikane. Leja e ndërtimit i është dhënë termocentralit në Roskovec, projektit të Gener 2, i kundërshtuar fuqishëm nga banorët dhe shoqëria civile.
-
VIDEO
Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka
Duke përsëritur programin e tij elektoral, Sali Berisha i quajti mashtrime premtimet qeverisëse të programit të PS-së. Ai tha se Rama kopjoi idenë për pagat dhe pensionet minimale duke thënë se do t’i bëjë realitet brenda 3 muajve të parë qeverisës. Por sikurse në çdo dalje publike, Berisha sulmoi drejtësinë e re duke u përbetuar për shkrirjen e sistemit aktual.
-
VIDEO
Banorët e Tropojës dhe Hasit bllokojnë pikën kufitare të Qafë Prushit, protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet
Dogana e Qafë Prushit në Has u bllokua sot për 30 minuta, pasi banorët e 20 fshatrave të bashkive Has dhe Tropojë protestuan për rrugën e amortizuar. Ata thanë se nuk do të dalin në votime nëse nuk asfaltohet aksi 20 km.
-
VIDEO
Aksident ‘zinxhir’ në Lushnjë-Vlorë, përfshihen 7 makina te kthesa e Pojanit! Tre të plagosur, krijohet trafik në rrugë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit. Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës
-
VIDEO
Kakavijë/ Po trafikonin 60 pako me kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti i dyshuar në kufi! E kishin fshehur në shasinë e makinës
Si provë materiale u sekuestrua edhe ngarkesa me 60 pako kanabis sativa dhe kontrolli e hetimet po vijojnë. Policia tha se droga ishte e fshehur në shasinë dhe parafangon e makinës
-
VIDEO
Moti i keq/ Breshëri 'zbardh' fshatin e Frakullës, në Fier! Banorët: Pemëtaria është shkatërruar
Breshëri që ka rënë sot zonën e Frakullës në Fier ka 'zbardhur' rrugët e kësaj zone.
-
VIDEO
Arrestohet i riu zvicerian në Tiranë, i vodhi me dhunë një 52-vjeçari celularin
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Response”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar zvicerian, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë celularin një 52-vjeçari në rrugën e Barrikadave.
Sipas hetimeve, i riu ka ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij, ku e ka ndaluar, është përfshirë në një konflikt fizik me të dhe i ka marrë celularin.
Autori i dyshuar, J. K., u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa celulari u gjet gjatë kontrollit fizik dhe u sekuestrua si provë materiale.
-
VIDEO
Dyshohet se u godit nga treni i mallrave, përfundon në spital i moshuari në Levan
Një 68-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në Levan. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
-
VIDEO
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
Trupi i pajetë i palestinezes 24-vjeçare të vrarë nga babai në një dhomë me qira në Tiranë, më 22 shkurt të këtij viti, ndodhet ende në morg, pasi askush nga familjarët e saj nuk ka shfaqur interes për ta tërhequr.
Ky detaj ngre dyshime të forta për hetuesit, se në vrasjen e vajzës Rayan Alwan, të jetë e përfshirë edhe nëna e saj, e cila në momentin e krimit ndodhej në Gjermani, por më tej ka dyshime se është larguar drejt Libanit, aty ku 49-vjeçari Fadi Alwan u arratis pasi vrau të bijën me thikë në bark.
Dyshimet mbi nënën shtohen edhe më shumë mbi një denoncim që ajo bëri në Gjermani, më 26 shkurt, vetëm 1 ditë para se pronarja e shtëpisë me qira në Tiranë të gjente në dhomë trupin e pajetë të 24-vjeçares (më 27 shkurt), 3 ditë pasi i ati e kishte vrarë në heshtje pa u diktuar nga askush dhe ishte larguar nga vendi e duke marrë çdo send personal të së bijës, përfshirë edhe celularin e saj.
-
VIDEO
Inskenoi vdekjen në Pukë, ministri italian i Drejtësisë miraton ekstradimin e biznesmenit Davide Pecorelli! I dënuar me 4 vite burg nga autoritetet shqiptare
Pasi gjykata e Apelit në Perugia dha majin e kaluar dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit Davide Pecorelli që inskenoi vdekjen në Shqipëri, ministri italian i Drejtësisë ka dhënë vendimin përfundimtar.