-
VIDEO
Zgjedhjet/ PD kërkoi përjashtimin e Bidos nga lista e PS: Është ende drejtori i Arkivave! Kandidati i PS nxjerr dokumentin: Doktor dole blof, ja akti i pezullimit
Partia Demokratike me një deklaratë nga selia blu shigjetoi sërish kandidatin e PS për deputet, Ardit Bidon, duke i kërkuar KQZ përjashtimin e tij me pretendimin se ishte ende në detyrë si drejtor i Arkivave. Bido publikon dokumentin që nxjerr blof PD e Berishës.
-
VIDEO
Vorë/ Grabiste me dhunë gratë në rrugë, policia vendos në pranga 32-vjeçarin
Një 32-vjeçar nga Fushë Kruja ka përfunduar në pranga, pasi gjatë muajit mars 2025 dyshohet se u kishte grabitur me dhunë varëset e floririt tre grave në Vorë dhe Kamëz.
-
VIDEO
Në kërkim për trafik droge dhe moskallëzim të krimit, 3 të arrestuar në Elbasan
Tre persona të shpallur në kërkim, 2 prej tyre për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe tjetri për moskallëzim të krimit janë vendosur në pranga nga policia e Elbasanit.
“U bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Xh. Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 4 vjet e 7 muaj burgim);
-
VIDEO
Pas 1 muaj agjërim/ Kreu i KMSH uron besimtarët për Fitër Bajram: Shpresoj që kjo festë të sjellë begati e mirëqenie
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.
“Nesër është festë, është Fitër Bajrami. Hani e pini të gëzuar se këtë e keni fituar në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. I lutemi Zotit të madhëruar, bamirësit që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është fund e krye një mirësi e madhe që në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë te Zoti për ne duke thënë “O Zot unë i kam penguar këta gjatë ditës, nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësi e tjera të ndryshme. Pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre. Të nderuar motra e vëllezër, agjërimi ishte një shkollë një mujore për secilin prej nesh. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt, mëson se falja është më me vlerë se falja është më me vlerë se hakmarrja, përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi, mëson vetëdisiplinimin, kontrollin dhe vetëdukimin”, shprehet ai.
Më tej Spahiu nënvizon se suksesin e sjelljeve që morëm në Ramazan t’i vazhdojmë më tej.
“Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazanit, por një çështje me rëndësi që duhet të përqëndrohemi. Drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm duhet t’i vazhdojmë më tej. Ruajeni atë që e fituat në Ramazan. Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë. Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, përfundon Spahiu.
-
VIDEO
Nesër Fitër Bajrami, urimi i Myftiut të Korçës: Le ta shohim këtë festë si ditën e shpresave të reja miqësisë dhe dashurisë për njeriun
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Korçës ka një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.
Ai shprehet se të gjithë ne jemi të barabartë para Zotit, teksa theksoi që duhet ta shohim festën e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.
-
VIDEO
Sollën 7.9 ton mish pule me salmonelë nga Brazili/ Në kërkim pronari i AMG, nën hetim i vëllai, pronar i diMal' dhe 3 inspektorë të AKU-së! Reagon AMG food: Iu shit 154 klientëve, masa për t'i tërhequr nga tregu
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arben Hoxhën pronarin e kompanisë AMG Food. Ndërkohë nën hetim është i vëllai, Mondi Goxha, pronarin i firmës ''diMal''. Në procedim penal janë dhe 3 inspektorë të AKU-së.
-
VIDEO
Aksident i frikshëm në Lushnjë/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në parcelë, 3 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak para mesnate në Lushnjë. Një makinë tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë. Tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spitalin e këtij qyteti ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Mishi me salmonelë/ Zyrtari i AKU flet për Report Tv: Kompania nuk bashkëpunoi, produkti është shpërndarë në 10 qarqe
Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, ka dhënë detaje të reja për Report Tv për mishin e pulës të kontaminuar me salmonelë që AKU ka bllokuar.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga arresti me burg
Sekretari për diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj, tha se Meta doli vet në listë të hapur, pasi është kundër listave të mbyllura. Sipas tij, kreu i PL ka mbështetje dhe do të marr vota edhe pse është në burg.
-
VIDEO
Gripi i shpendëve ‘shuan’ fermat e rrit me 8 lekë çmimin e vezëve! 427 mijë pula të ngordhura te Rea’s dhe AIBA! Gati 1 mln vezë të asgjësuara
Më shumë se 427 mijë pula kanë ngordhur brenda një muaj nga gripi i shpendëve që ka prekur dy ferma në Durrës, “Rea’s” dhe “AIBA”. Report TV mëson se pulat janë asgjësuar përmes djegies, si dhe 975 mijë vezë janë bllokuar dhe asgjësuar. Kjo situatë ka sjellë shtrenjtim të menjëhershëm të vezëve në treg.
-
VIDEO
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
Policia thotë se ka rritur masat parandaluese, duke intensifikuar kontrollet me makina inteligjente, radarë, dronë dhe alkool-testues, në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara.
-
VIDEO
Rama: A mund të imagjinohet që Berisha të pritet krahë hapur në BE? Nuk ndodh! Asnjë shans që të vlerësohet
Nga Elbasani, në takimin me të rinjtë, Rama tha se Sali Berisha nuk do të jetë i mirëpritur në BE. Sipas kreut të qeverisë, kur ata ishin në pushtet, nuk arritën ta ngrenë vendin në nivelin që është sot.
“Ne kemi bërë plot, do të bëjmë plot të tjera, të gjithë janë procese dhe kantiere të hapura. Elbasani si qark bëhet nyje shumë e rëndësishme sepse kalon korridori 8, është superstrada që po ndërtohet, është hekurudha që kemi marrë mbështetjen për lotet, edhe bypassi i Elbasanit. Të gjitha këto janë të rëndësishme, do të bëhen. Por më e rëndësishmja, është që ne të mos humbim takimin me historinë.
Kjo është historia, në 11 maj është takim me historinë, brenda 2027 mbyllim negociatat. Kishin dalë pasqyrat e kënetës se BE rrëzoi Ramën...BE, po ta pyesësh, do thotë që hyrja në BE bëhet sipas meritës. Por nuk ka nevojë të pyesësh BE, mjafton të dish pak nga historia jonë bashkëkohore, mjafton të shohësh bufin fizikisht, mund të imagjinohet që në BE do pritet me krahë hapur? Nuk ndodh. As bufi, as gjithë lukunia e kënetës, nuk kanë shans të vlerësohen, besohen siç kemi arritur ne ta ngremë nivelin e respektit dhe besimit për Shqipërinë. Këtu ishin”, theksoi ai.