-
VIDEO
'Rruga Ndroq-Plepa'/ Rama shikon nga afër inspektimet: Është një aks që do ndërtohet me profil turistik
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme rrugën Ndroq-Plepa e cila prej disa kohësh ka nisur të rikostruktohet. Aksi njihet që prej më shumë se 20 vitesh nuk ka marrë asnjë investim, duke u parë si një aks dytësor në raport me hyrjen në kryeqytet.
Rama theksoi se aksi do të ketë një profil turistik nga projekti i ri i investimit, duke theksuar se do t’i shërbejë edhe më shumë agroturizmit në zonë, që sipas Ramës po shtohet çdo ditë.
Rama: Është një nga akset e shumkërkura të cilit i erdhi radha dhe i cili do jetë një aks me profil turisti edhe për shkak të këtij territori ku kanë filluar të lindin agroturizmat dhe ku ne besojmë shumë se zhvillimi i agroturizmit do jetë shumë pozitiv dhe për ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu. Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 30 % e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4,8 kilometrash, ndërsa projekti parashikon kthimin e këtij aksi në parametrat e kategorisë C.
-
VIDEO
Dalin në protestë banorët e lagjes ‘Besëlidhja’ në Hot të ri: Do bojkotojmë zgjedhjet nëse nuk rregullohet rruga
Banorët e lagjes 'Besëlidhja' në Hot të Ri në Shkodër ditën e sotme kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm, amortizimin e rrugës dhe për problemet me energjine elektrike.
Ata kanë shprehur shqetësimin se prej kohësh mbetet mungesa e ndriçimit rrugor. Banorët, mes të cilëve edhe një person me aftësi të kufizuara tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë në rrugën me gropa e ujë.
Ata kanë thënë se rruga e tyre nëse nuk rikonstruktohet deri më 11 maj banorët e Hotit të Ri e do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.
-
VIDEO
16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, kontribut në aleancë! Hasani: Forcojmë partneritetin me aleatët! Vëngu: Rrugëtim me sfida
16 vjet më parë, Shqipëria u bë pjesë e NATO-s, duke shënuar një arritje historike për kombin shqiptar. Urime e angazhime për forcim partneriteti, përcollën në këtë ditë disa nga zyrtarët e lartë të shtetit.
-
VIDEO
Shtyhet më 8 prill seanca për gjyqin e ‘Plumbit të Artë’ në GJKKO, avokati i Henkrik Hoxhaj kërkon kohë për të përgatitur pyetjet
Është shtyrë për më datë 8 prill seanca në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë. Seanca u shty pas kërkesës së Henrik Hoxhaj, ku mbrojtja e tij kërkoi më shumë kohë për të përgatitur pyetjet për Nuredin Dumanin.
-
VIDEO
Rama hedh video me ‘Bufin’ dhe ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh madhështore
Në videon e postuar nga Rama dëgjohen premtimet e Berishës në raport me uljen e taksave. Berisha shprehet se do të përgjysmojë një pjesë të madhe të taksave qëndrore dhe lokale.
-
VIDEO
Megaoperacion ‘Anti-mafia’ në Brescia/ Shkatërrohen disa grupe kriminale në lidhje me Ndrangheta-n, mes arrestimeve dhe disa shqiptarë
Gjatë operacionit janë ekzekutuar 45 masa sigurie, në kuadër të një hetimi të gjerë kundër trafikut të narkotikëve dhe organizatave kriminale. Prej këtyre masave, 30 të dyshuar janë dërguar në burg, 12 janë vendosur në arrest shtëpiak, mes arrestimeve ka dhe shqiptarë.
-
VIDEO
Trafikuan 2 armë dhe fishekë nga Kosova në Tiranë, 2 në pranga! Do i shisnin për 10 mijë euro
ihen në pranga dy shqiptarë të Kosovës, të cilët do trafikonin dy armë nga Kosova në Tiranë për 10 mijë euro. Në pranga Altin Pajaziti e Kadri Prushi.
-
VIDEO
'Na kanë kopjuar programin', Berisha replikon sërish me Ramën: Kur je aq hajdut aq sa idetë i ke të vjedhura
Partia Demokratike ka akuzuar PS u vodhi programin elektoral të prezantuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha ka vazhduar akoma me këtë pretendim përmes një video të publikuar në rrjetet sociale duke shkruar “No comment, flet vet"
-
VIDEO
Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronin, por vendosi me komisionerë?
Juristi Kreshnik Spahiu shpjegoi deklaratën e tij në lidhje me një prej faktorëve pse Shqipëria do anëtarësohej në BE dhe theksoi se shkaku kryesor ishte gjeopolitik, pasi ushtarë vendi edhe aktualisht dërgon si pjesë e qenies anëtar i NATO-s.
-
VIDEO
Spahiu: Berisha e bëri Shqipërinë e vogël dhe jo madhështore, fali 6 milje det dhe Himarën te Greqia! Ja pse Shqipëria do hyjë në BE
Sali Berisha e ka bërë Shqipërinë të vogël ndër vite që ka qenë në pushtet apo dhe në opozitë dhe jo madhështore.
-
VIDEO
Negociatat për armëpushim në Ukrainë, Krisafi tregon arsyet pse Moska devijon vazhdimisht: SHBA s’ka gjë në dorë për ta detyruar
Për Krisafin negociatat për armëpushim janë në vend-numëro për momentin dhe kjo për shkak të Rusisë, Sidoqoftë, eksperti beson se SHBA nuk kanë asnjë instrument të vërtetë në dorë për t’i imponuar vendime Moskës.
-
VIDEO
Spahiu: Partitë e reja kanë avantazh votën e emigrantëve, arrestimet e SPAK dhe rrjetet sociale! Ky sistem elektoral, më i keqi në histori!
I ftuar në ‘5 Pyetjet nga Babaramo” mbrëmjen e sotme në Report Tv, Kreshnik Spahiu bëri analizën e situatës më të fundit politike, duke parë të favorizuar në prizmin elektoral forcat e mëdha, që i ndihmon edhe Kodi Elektoral