-
VIDEO
Rama poston videon me bufat, ironizon Berishën: Në rrjedhje të lirë
Siç është bërë e përditshme, në video e Ramës shihen disa bufa, që nënkupton ‘Bufin e kënetës’ që i referohet prej disa kohësh Berishës. Rama ka shkruar në postin e tij fjalët ‘rrjedhje e lirë’. Në video dëgjohet Berisha, ku thotë se Rama 'ishte personi që arrestonte tre liderët e opozitës për projektin e tij 'Shqipëria pa opozitë'.
-
VIDEO
Banorët e Tropojës dhe Hasit bllokojnë pikën kufitare të Qafë Prushit, protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet
Dogana e Qafë Prushit në Has u bllokua sot për 30 minuta, pasi banorët e 20 fshatrave të bashkive Has dhe Tropojë protestuan për rrugën e amortizuar. Ata thanë se nuk do të dalin në votime nëse nuk asfaltohet aksi 20 km.
-
VIDEO
Pamje fantastike/ Flamingot rikthehen në Lagunën e Nartës
Laguna e Nartës është shndërruar në një mozaik ngjyrash dhe elegance teksa qindra flamingo kanë pushtuar ujërat e saj.
Ky spektakël natyror nuk është vetëm një dhuratë për vizitorët por dhe dëshmi e rëndësisë së kësaj lagune si një habitat i pasur dhe i mbrojtur për shumë specie të rralla.
Përgjatë gjithë vitit, Laguna e Nartës mirëpret flamingot, por në pranverë numri i tyre rritet ndjeshëm, duke e kthyer këtë zonë të preferuar për dashamirësit e natyrës dhe fotografët e jetës së egër.
-
VIDEO
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
Sipas policisë, dy të rinjtë kërcënonin një 33-vjeçar me 1 mijë euro që të fshinin disa foto dhe shkrime të jetës së tij private në TikTok.
-
VIDEO
Pjesë e bandës së Tor Xheçukës, GJKKO lë në burg Edison Muçekun! U ekstradua nga Britania, i akuzuar për vrasjen e Hamza Terziut
Edison Muceku ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar "Revanshi", që u zhvillua në maj 2024. Akuzat ndaj tij lidhen me sigurinë e kushteve për kryerjen e një vrasjeje, duke e bërë atë një figurë kyçë në hetimet që po zhvillohen.
-
VIDEO
Hajdutët vjedhin kasafortën e një biznesi në Lushnjë! Largohen me furgonin e kompanisë, por përfundojnë në kanal
Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e hajdutëve. Gjatë natës në një biznes kanë hyrë dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja.
-
VIDEO
Mjekët e QSUT kryejnë operacionin e rrallë te fëmija 4-vjeçar, ndërhyrja e parë në një rast pediatrik në Shqipëri
Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses ndërhyrjen e rrallë për herë të parë te një fëmijë 4-vjeçar.
Nën drejtimin e Prof. Dritan Alushanit, 4-vjeçari iu është nënshtrua një ndërhyrjeje ku u bë zmadhimi i vezikes urinare me ureter në një rast unik, me të njëjtin ureter që bëhet dhe reimplantimi.
Qëllimi i kësaj ndërhyrje është që trakti urinar të funksionojë në mënyrë normale pa pasur nevojë të kateterizohet vazhdimisht
-
VIDEO
Automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës/ Nuk ka të lënduar, ja çfarë dyshohet
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, por dyshohet se ai është shkaktuar nga një defekt teknik, konkretisht një falskontakt në grupin e partikularit të mjetit. Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
-
VIDEO
Fier/ Shkrumbohet lokali në bregdetin e Darëzezës, ende nuk dihet shkaku
Një lokal është djegur në bregdetin e Darzezës këtë të diel, ndërsa ende nuk dihet shkaku.
-
VIDEO
Automjeti përplaset me trafikndarësen në aksin Milot-Thumanë, plagoset drejtuesi dhe dy pasagjerët! Dërgohen te spitali i Traumës
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi 34-vjeçar dhe dy pasagjerët, 25 dhe 30-vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Furgoni bën parakalim të gabuar në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, gjobitet drejtuesi
Policia njofton se drejtuesi i mjetit është gjobitur me shumën 10 000 lekë të rinj.
-
VIDEO
Katalogu/ Dalin pamjet e 301 pronave të krimit të sekuestruara! 13 pasuritë e Jamarbër Malltezit 17 milionë euro! Vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt
Për herë të parë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara publikon katalogun e 301 pasurive të sekuestruara me të ardhur nga krimi e korrupsioni. Mes tyre, 13 pasuri me vlerë 17 milionë euro janë të Jamarbër Malltezit. Në katalog figurojnë pronat me foto të Arben Ahmetajt, Ervis Martinajt apo Saimir Taullaut.