-
VIDEO
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
Një çift irlandez është paraqitur mbrëmë në policinë e Shkodrës, ku ka dorëzuar 41 mijë e 400 euro. Ata kanë deklaruar se i kanë gjetur në Durrës, ndërsa veprimet po i kryen drejtoria e policisë së qytetit
-
VIDEO
Shkurtohet koha e marrjes së kartës ID, tashmë mund të tërhiqet brenda 3 ditësh! Ja procedurat që duhen ndjekur
Koha e pajisjes me kartën ID është shkurtuar nga 14 në 3 ditë. Ministria e Brendshme bën të ditur se përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda kësaj kohe.
-
VIDEO
Banorët kundër ndërtimit të resortit të botuesit Ulaj në Velipojë, zhvendosin protestën para SPAK: Pronat na i grabiti i forti (Berisha hesht)
TIRANË- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, ku kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj. Banorët kanë protestuar në fshatin Rrjoll, por sot janë zhvendosur para SPAK, aty ku kanë dorëzuar edhe një kallëzim kundër botuesit pranë Berishës, Bashkim Ulajt, të cilin e akuzojnë se po u grabit pronat. Berisha hesht.
-
VIDEO
Riatdhesimi i 19-vjeçarit nga Sierra Leone, reagon policia: Nëna pretendonte se i biri ishte rrëmbyer, i biri kishte shpëtuar dhe kishte shkuar në polici
Pas informacionit të raportuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme se nëna e një 19-vjeçari ka pretenduar se ai është në rrezik në Sierra Leone, policia ka dalë me një reagim zyrtar mbi ngjarjen
Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19-vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale. Edhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Siera Leone në Tiranë.
Nga ana tjetër Policia e Shtetit ka raportuar se 19-vjeçari nuk ishte rrëmbyer sipas pretendimit të nënës së tij, por ai kishte mbërritur vetë në stacionin e policisë në Freetoën
Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19 vjeçarit.
-
VIDEO
Plagosi bashkëmoshatarin me thikë, arrestohet 17-vjeçari në Sarandë
Ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Butrinti”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
Guvernatori Sejko: Përdorimi i kartave bankare u rrit me tre herë në katër vitet e fundit, kurse i transaksioneve me shtatë herë
Guvernatori Gent Sejko vlerësoi rritjen e pagesave me karta dhe dixhitalizimit financiar, që i shërben edhe ekonomisë dhe kursimit.
“Në 4 vitet e fundit përdorimi i kartave është rritur 400 për qind ose tre herë më shumë. Shumica e pagesave sot bëhen me kartë, por edhe zgjerimi i përdorimit të POS-eve, kartave të debitit për blerje. Në katër vite është rritur 7 herë numri i transaksioneve, duke e krahasuar me vitin 2020”, tha ai.
Sipas Bankës Botërore, sa më shumë të rritet shërbimi i pagesave dixhitale, aq më shumë kursehet në nivel ekonomik. Nëse këto kuota shkojnë në 70% në pagesa dixhitale, do të kurseheshin 8 mld lekë, nënvizoi guvernatori Sejko mes të tjerash.
-
VIDEO
Nëna apeloi për ndihmë, Ministria e Jashtme gjen dhe riatdheson 19-vjeçarin shqiptar, e shpëton nga rreziku në Sierra Leone
Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone, në kontinentin afrikan.
Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën.
“Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm. Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij”, njoftoi institucioni.
-
VIDEO
Veliaj ndan videon nga Parku Rinia: Zemra pulsuese e Tiranës! Nga një kënetë e transformuam në hapësirë rekreative
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë disa pamje nga Parku Rinia në qendër të Tiranës.
-
VIDEO
Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e 14 vjeçarit! Flet shoku i plagosur: Dua drejtësi, gati të dëshmoj
Në seancë ishin prindërit e 14-vjeçarit, Engjell dhe Florina Cani, si edhe shoku i plagosur me prindërit e tij. Ndaj autorit edhe ai 14 vjeç rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.
-
VIDEO
Bizneset italiane ankohen për mungesën e punonjësve, Confindustria Albania: Duhen politika afatgjata, rënia e valutave po na largon
Bizneset italiane ankohen për mungesën e punonjësve dhe për zhvlerësimin e valutave. Në konferencën e ‘Konfidustria Albania’ u ngrit shqetësimi i rënies së euros që sipas bizneseve ka rritur kostot dhe ju ka ulur fitimet. Aktualisht në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin afro 2900 biznese italiane.
-
VIDEO
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
Hidrovori i qytetit të Vlorës është jashtë funksionit prej disa ditësh. Situata mbetet problematike për shkak të mosfunksionimit të tre pompave, ndërsa një e vetme nuk mund të përballojë prurjet e mëdha të ujit, duke rrezikuar përmbytje
-
VIDEO
E pabesueshme: Çim Peka premton imunitet për bandat kriminale nëse fiton Sali Berisha/ VIDEO-DOKUMENT
Është një mesazh delirant apo nje supergafa, sepse sido që të interpretohet, konfirmon planet kriminale të shpallura tashmë nga Sali Berisha në rast fitoreje. Berisha dëshiron të hapë një pazar me bandat: votoni për mua dhe askush nuk do t’ju prekë.