-
VIDEO
18.3 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: ‘diMal’ hodhi në treg 13.1 tonë fileto, theu urdhrin e bllokimit
18.3 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili u kap në Portin e Durrësit nga AKU. Sasia u fut në Shqipëri më 11 mars dhe burime i thanë Report Tv se 13.1 tonë fileto me salmonelë u hodh në treg, vetëm 5.2 tonë u bllokua. AKU zero transparencë, fsheh kompaninë. Report Tv mësoi me burime se është kompania AMG e njohur me emrin tregtar ‘diMal’. Pse nuk e tregon AKU kompaninë, mbron konsumatorin apo biznesin mashtrues? Kontrolle në 9 subjekte në Vlorë, tërhiqet fileto me salmonelë.
-
VIDEO
Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 12 Kisha Ortodokse të Botës
Me praninë e qindra besimtarëve, përfaqësues nga kishat të ndryshme të botës, dhe me prezencën e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar e të ftuar nga Greqia, do të fronëzohet të shtunën Kryepeshkopi i ri, Joani. Ceremonia do t’i hapë rrugë ushtrimit të plotë të detyrës së tij si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
-
VIDEO
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
Policia ka arrestuar autorin, por babai i të plagosurit thotë se ka qenë dhe një person i dytë që ende nuk është kapur. Ai kërcënon se do të bëjë vetëgjyqësi nëse nuk vendoset drejtësi.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ Sfilatë kostumesh nga fëmijët e kursit të kostumografisë te Teatri i Kukullave! Orkestra e Harqeve të Durrësit koncert te ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës
“Udhëtim në Evropë mes klasicizmit dhe romantizmit” është koncerti që do të mbahet në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës më 28 mars në orën 19:00. Koncerti sjell pjesë nga Beethoven, Bazzini dhe Wieniaësky nën tingujt e violinës dhe pianos
-
VIDEO
Vendimi i ri i qeverisë Meloni: Kampi i Gjadrit do të përdoret tani për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit! Mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj
Qeveria italiane ka vendosur të përdorë qendrën e Gjadrit në Shqipëri për ndalimin administrativ të emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Tani ata mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, kohë kur vendet e origjinës pranojnë kthimin e tyre.
-
VIDEO
Presidenti sllovak në Tiranë, Begaj i kërkon njohjen e Kosovës! Pellegrini: Vendimi ynë bazohet në rregullat e diplomacisë, s’ka lidhje me Shqipërinë
Për herë të parë, një president sllovak viziton Shqipërinë. Peter Pellegrini u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj. Pelegrini vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Begaj tha se Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
-
VIDEO
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, 25-vjeçari plagoset me armë zjarri! Autori në kërkim (EMRI)
Një sherr për parkimin në Kamëz ka përfunduar në plagosjen e një 25-vjeçari me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 në Kamëz, kur dy persona janë konfliktuar në afërsi të një banke për një vend parkimi.
-
VIDEO
Rama nga Elbasani: Premtime elektorale bëjnë ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, ne i kemi të garantuara
Kryeministri Edi Rama, nga Elbasani ku po diskutohet për transformimin e Parkut Metalurgjik, iu përgjigj një sipërmarrësi në këtë zonë, teksa i përmendi premtimet elektorale. Kreu i qeverisë tha se premtime elektorale bëjnë vetëm ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet.
-
VIDEO
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pas disa vjedhjeve që ata dyshohen se kanë kryer. Policia njofton se një nga të arrestuarit, 52-vjeç ishtë shpallur në kërkim pasi kishte vjedhur materiale ndërtimi dhe vegla elektrike në banesën e një shtetasi, në qytet.
-
VIDEO
28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët kurora e buqeta me lule për jetët e humbura! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim për t’u mbytur
Sot bëhen 28 vite nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, mes tyre edhe fëmijë. Ish-ushtaraku, akuzon ushtarakët italianë për mosdhënien e ndihmës dhe e cilëson veprimin e tyre si një krim.
-
VIDEO
Transformimi i Parkut Metalurgjik, Rama: Ta kthejmë në një destinacion! Pika që do të bashkojë Tiranën me Elbasanin! Bashkë me Auto Moto Parkun, frymëmarrje e re për qytetin
Në fjalën e tij, kryeministri tha se parku kombëtar industrial ka një potencial të jashtëzakonshëm ndërsa shtoi se janë angazhuar një sërë arkitektësh, vendas dhe të huaj, për këtë projekt.
-
VIDEO
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin! 23 vjeçari ekzekutoi policin brenda makinës se i tha mos ec shpejt
Mesditën e 13 majit të vitit të kaluar efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia u vra sepse po kryente detyrën që të ngarkon uniforma edhe pse ende nuk e kishte marrë shërbimin. 23 vjeçari në zgjedhjet e 2021 kishte qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV), krah deputetit të Sali Berishës, Luan Baçit.