-
VIDEO
Policia ‘blindon’ Fushë-Krujën/ Operacion i madh antidrogë, kontrolle të shumta për kultivimin e kanabisit
Forca të shumta policie të drejtorisë vendore të Tiranës janë parë në orët e para të së premtes pranë stacionit policor të Fushë Krujës.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se një operacion anti drogë është në zhvillim e sipër në të gjithë rrethin. Në fokus janë serat, tunelet dhe banesat e braktisura ku mund të kultivohen kanabis.
Sipas burimeve, operacioni do të shtrihet në të gjithë rrethin ndërsa marrin pjesë forca të komisariatit të Fushë-Krujës dhe të Tiranës.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale
Një xhami është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes në Shupenzë të Bulqizës.
Raportohet për dëme të shumta materiale, ku është djegur komplet çatia dhe orienditë brenda ndërtesës.
Në kohën e djegies nuk ka pasur besimtarë ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja për të shuar flakët.
-
VIDEO
DASH përgënjeshtron Berishën! Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, emërohet këshilltare e lartë
Sali Berisha dhe media e familjes së tij gënjyen dhe shpifën pa kursim për ish-ambasadoren Kim, duke thënë se kjo e fundit është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit dhe është nën hetim. E vërteta rezulton të jetë komplet e kundërta. Yuri Kim vazhdon të vlerësohet pozitivisht edhe gjatë administratës Trump, me detyra të reja, të larta.
-
VIDEO
Spahiu për Report Tv: Referuar sondazheve PD rrezikon të mos fitojë deputet nga listat e hapura por vetëm të mbyllurat
Juristi Kreshnik Spahiu në studion e “Frontline’ të Report Tv thotë se PD humbet keq në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
Erion Veliaj reagoi nga paraburgimi dhe tha se mes tij e kryeministrit Rama nuk ka asnjë përplasje, përveçse mall për ta takuar siç ai theksoi. Ai thotë se delegimi i detyrave të kryebashkiakut është rikthyer te Anuela Ristani, dhe shton se kur firmosi për Sara Goxhajn, duke qenë në izolim nuk kishte informacion që kjo lëvizje nuk ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
-
VIDEO
SHËNIM/ SPAK heton Veliajn për përdorimin e celularit për pak minuta në furgonin e policisë, por pse Berisha u fal kur ndërtoi për një vit një studio televizive në arrest shtëpie?
Nëse telefoni i policit, i përdorur për disa minuta nga Erion Veliaj brenda furgonit, konsiderohet si "send i paligjshëm", si mund të quhen pajisjet televizive të instaluara brenda shtëpisë së Berishës për ta lejuar atë të bëjë propagandë politike nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve?
-
VIDEO
Aksident në aksin Klos - Burrel, furgoni përplas fëmijën, i mituri në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Klos-Burrel, ku një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një fëmijë të mitur.
-
VIDEO
Basha vijon replikat me Ramën: 7x7= 313! Mos harro paketat për njonin, e di vet ti kujt
Duke i’u referuar përgjigjes të vonuar të kryeministrit për shokët në burg, Basha thotë se Rama është hutuar dhe replikat i bën me montazh. Ai më tej i rikujton porosinë që paketat e duhanit ishin për shokët, jo për të. Basha më tej ironizoi përgjigjen e Ramës që u shpreh se nuk pi duhan duke shtuar se mos ka nisur ndonjë gjë më të rëndë.
-
VIDEO
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” prezanton të hënën programin e kandidatët! Alibeaj: Rama e Berisha duan të asgjësojnë partitë e reja
Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ prezanton të hënën, e 24 marsit, programin dhe kandidatët në lista për zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni përbëhet nga dy parti, “Djathtas 1912”, dhe LZHK e Dashamir Shehit.
-
VIDEO
Qytetari kryqëzon Berishën për legalizimet: S'mbajte premtimin, shumë familjeve iu prishën banesat e tani s'kanë asgjë
Në takimin me banorët e njësisë 8 një qytetar ‘kryqëzoi’ Berishën për shkak të mos premtimit të mbajtur për legalizimet e banesave. Gjatë 12 viteve qeverisje të PS-së shumë prej familjeve të cilat kishin banesat në proces legalizimi iu prishën për shkak të projekteve zhvillimore tani nuk kanë asgjë, as banesa, as dokumente dhe as kompensim.
-
VIDEO
‘Së shpejti’/ Rama prezanton ambientin e ri të fushatës: Aty ku do të sigurojmë dhe fitoren e 10-të! Flet dhe për krimet e pandëshkuara nga drejtësia
Në një moment Rama ndalet tek sektori i energjisë, ku tregon të dhënat dhe sipas tij diferencën e prodhimit të energjisë përpara dhe pas 2013. Kreu qeverisë sjellë në vëmendje rastin e një kompanie në kohën e qeverisë Berisha, që sipas Ramës bëri një skemë për të vjedhur TVSH-në nëpërmjet pagesës së energjisë.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Fleta e mbështjellë me 3 zarfe sigurie, KQZ: Mos bëni asnjë shënim! Dërgojeni brenda 3 ditësh
KQZ miratoi edhe aktet e fundit që përcaktojnë si dërgohet dhe si kthehet pas zarfi i votave të diasporës. Emigrantët këshillohen që brenda 3 ditëve pasi marrin fletën e votimit, ta plotësojnë dhe ta kthejnë. Asnjë votë që mbërrin pas orës 19.00 të ditës së zgjedhjeve, nuk do të numërohet.