• VIDEO

    Pamjet e rralla/ Rama tek shkallët kur refuzohej si kandidat në PS: S’më hapnin derën, më thonin tradhtar

    Në orët e vona të mbrëmjes, Edi Rama ishte në njësinë 2 ku bashkëbisedoi me atë që e quan celulën e partisë. Kryesocialisti rrëfeu se si kur hyri në PS, i mbyllnin dyert dhe e quanin tradhtar. Ndërsa sot thotë se PD-ja më e fortë që ai ka përballuar, është ajo e drejtuar në vitin 2021 nga Lulzim Basha.

  • VIDEO

    ‘Ke fjetur shumë’, Rama i përgjigjet Bashës me vargjet e Unikatil: 100 zogj pulash kundër një luani! Mos ma qaj hallin, po të kullufisin demokratët

    Rama i përgjigjet gjithashtu edhe me një pjesë teksti të një kënge të Unikatil ku thuhet ‘100 zogj pule kundër një luani’.

  • VIDEO

    Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik në Fushë-Prezë! 4 të rinjtë me shpejtësi deri në 200 km/h! Shoferi i betonierës ndaloi në rrugë pa bllokazh: Më mbaroi nafta!

    Automjeti me të cilin udhëtonin fillimisht ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe më pas kanë hyrë sërish në korsin e tyre, moment që pak sekonda më vonë janë përplasur me betonieren e ndaluar. Përplasja ka ardhur për dy arsye: Prej shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë-pamjes

    • VIDEO

      Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 police! Tutorja drejtonte nga Kolumbia, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza

      Policia ka goditur një rrjet prostitucioni në Tiranë ndërsa ka ekzekutuar 11 masa sigurie. Në kërkim janë tre persona, mes të cilëve edhe tutorja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia. 
       

    • VIDEO

      Rama vizitë në një kompani në Durrës: Kemi një sërë projektesh të reja për të jetëzuar këtë zonë! Batuta me punonjësit: Jam i bindur që s'iu ka marrë malli për mua

      Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një kompani parfumesh në Durrës, theksoi se mbështetja për sipërmarrjet që investojnë dhe krijojnë zhvillim është rruga drejt një ekonomie më të fortë.  Në takimin me punonjësit, Rama vlerësoi punën e kompanisë ndërsa shtoi se një shembull i tillë duhet të ndiqet edhe nga biznese të tjera që operojnë në vend. 

      “Më vjen mirë që ky realitet nuk është thjesht i bukur në dukje, apo ku prodhohen produkte të cilësisë së lartë, ku ata  paguajnë denjësisht me pagë mesatare 900 euro dhe prandaj kompania nuk ka probleme të gjetjes së punonjësve, por përkundrazi, ka rradhë për të hyrë në punë këtu. Akoma më për të ardhur mirë është fakti që këtu respektohen ditët e pushimit që nënat dhe vajzat që janë këtu kanë mundësi të qëndrojnë me familjen, vajzat të dalin me të dashurit, në vend që të vijnë këtu edhe të shtunë dhe të diel dhe të harrojnë se ka jetë jashtë këtyre mureve. Për këtë arsye kemi vendosur që këtë sistem, do ta imponojmë edhe në kompanitë ku nuk respektohet kjo e drejtë për të pasur ditë pushimi. Më vjen shumë mirë që ambasadori përmendi që kjo kompani është këtu dhe është në zhvillim e sipër dhe që është e kënaqur, se këta nuk kënaqen kollaj. Do të mbështesim fort në çdo hap kompaninë se ka plan për të marrë më shumë punonjës dhe zgjeruar më shumë hapësirat e punës.”, u shpreh kryeministri.

      Kreu i qeverisë foli gjithashtu edhe për projektet që janë bërë dhe pritet të bëhen në këtë zonë.  

      “Sikundër Ani e tha, në këto vite kemi përjetuar transformim të këtij territori, se është rritur shumë kërkesa, edhe falë faktit që janë bërë ndërhyrje të domosdoshme, duke filluar nga fusha kanceroze e plehrave, që është zëvendësuar nga një territor i gjelbër. Kemi në vijim edhe projekte të tjera për jetëzimin e kësaj zone. Do të bëjmë investim të madh për kampusin për t’u dhënë mundësi studentëve për të pasur rezidencën e tyre. Do të ndërtojmë portin e ri dhe shumë gjëra të tjera të mira në proces.”, tha kryeministri.
       

    • VIDEO

      Rama: Nuk ka pasur kurrë drejtësi, u vranë 4 vetë në bulevard më 21 Janar dhe kryeministri pengoi urdhrin e Prokurorisë! Ata e thonë copë, do shkrijmë SPAK-un më 12 maj

      Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës ku mbajti takim me kandidatët për deputetë të qarkut Durrës për Partinë Socialiste, teksa preku edhe temën e drejtësisë dhe reformës.

      Ai ofroi të gjithë mbështetjen e qeverisë për drejtësinë e re, pavarësisht kritikave, duke kujtuar se me paraardhësit prokurorët ishin përsëri aty, por nuk guxoni dot të vepronin. Kujtoi vrasjet e 21 janarit në bulevard dhe pengimin e ekzekutimit të urdhrave të Prokurorisë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe pafuqishmërinë e Drejtësisë për të vepruar, teksa e krahasoi me ditët e sotme, ku zyrtarë të lartë shkojnë e japin llogari në SPAK.

      Dhe këtë sipas kreut të qeverisë, e solli dhe bëri të mundur Partia Socialiste.

      “Kjo histori nuk duhet të jetë hajdut, hajdut! Ne duhet të jemi krenarë. Krenarë për faktin se ne ndjejmë dhimbje për dikë që sot është në dorë të historisë. Por nuk ka pasur kurrrë drejtësi, s’ka pasur kurrë ministër të merrej nga drejtësia. U vranë 4 vetë në bulevard dhe s’u pyet njeri, jo vetëm kaq, por u refuzua, u refuzua me urdhër të vetë kryeministrit zbatimi i urdhrave. U refuzua urdhri i prokurorit, i thanë ik andej! E kuptoni ju çfarë është bërë me drejtësinë dhe ku kemi qenë. Sot shkojnë të gjithë merren në pyetje.

      Sot jemi në nivel tjetër, nuk është punë gurësh, u prishën ca gurë atje dhe hajt iku. E kemi bërë ne. Ata e thonë copë, më 12 maj do shkrijmë SPAK-un”, tha kreu i qeverisë.

    • VIDEO

      Këlcyrë/ Çmontohet grupi i plaçkitjes së banesave, 2 të arrestuar, një prej tyre i mitur! Shtëpia e braktisur u kthye në bazë ku mbaheshin armatimet dhe sendet e vjedhura

      Operacioni është koduar “Mazhan” dhe në pranga ranë 2 persona të dyshuar, mes të cilëve edhe një i mitur, teksa hetohet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë. Sendet e vjedhura shiteshin në tregun e zi. Ja çfarë u sekuestrua nga Policia, krimi i fundit më 18 mars

    • VIDEO

      Rama: Këneta politike t’i marrë të keqen kënetës së Durrësit! Po e transformojmë përditë

      Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët e qarkut të Durrësit, tha se vota për PS është një votë për në BE.

      Kryeministri ironizoi edhe opozitën, teksa tha se këneta për të cilën po flet ai, nuk ka lidhje me kënetën e Durrësit, e cila po transformohet çdo ditë falë investimeve.

      "Nuk e kuptoj dot se si mund të jetë ndryshe përveçse një prind këtu në Durrës që nuk ka lidhje me PS, që i ka fëmijët 14 vjeç, 12 vjeç nuk ka rëndësi, por që kur mbaron mandati ynë i katërt do t’i çojnë në universitet jashtë shtetit. Po ta marrin votën e tyre dhe ta hedhin në kënetë. Këneta që po flas unë i merr të keqen kënetën këtu në Durrës se me gjithë këtë punë që po bëjmë me Anin po transformohet ditë për ditë. Ta hedhë votën në kënetë për tifozllëk kot, ndërkohë që atë votë duhet ta marrë dhe fusë te kutia e PS, për të marrë pasaportë për fëmijët që ka 14 vjeç. Që kur të bëhet 18 vjeç, ta çojë në universitet, të mos jetë student i huaj por i BE që të shkojë ku të dojë. Ajo që ndodhi me studentët në Britaninë e Madhe të jetë mësim për prindërit këtu.”, u shpreh Rama.

      Xh.D/Shqiptarja.com

    • VIDEO

      Lëvizte me automjet për të shitur një armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër

      Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar "Vendtakimi”.

      Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

      Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak.

    • VIDEO

      Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’, kryeministri Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës në dy sheshe!

      “Automotive Fair Albania” do të mbahet nga data 27-30 mars në Shqipëri. Aktiviteti do zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Italia” në kryeqytet

    • VIDEO

      Triçikli përplaset me automjetin në Kukës, drejtuesi në gjendje të rëndë

      Një aksident është shënuar në mëngjesin e së premtes në hyrje të qytetit të Kukësit.

      Një triçikël është përplasur me një automjet, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi.

      Ngjarja është shënuar rreth orës 08:00. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit. 

    • VIDEO

      Pastrim parash dhe falsifikim/ Nis në Kosovë gjyqi për Klodian Allajbeun e Spitalit Amerikan

      Është zhvilluar këtë të enjte seanca e parë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Klodian Allajbeu, Ekrem Lluka, Korab Lluka, Igli Larashi dhe Edlira Malaj të akuzuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrim parash”.

      Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allajbeu aksionar dhe përfaqësues ligjor i “American Hospital Kosova” me Igli Larashin, drejtor ekzekutiv në atë Spital, si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj po akuzohen se kanë “pastruar para” përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

      Gjithë këto veprime, pesë të akuzuarit ngarkohen se i kanë bërë kur e kanë kuptuar se po hetohen nga ATK dhe Prokuroria Speciale.

      Pas deklarimit të të akuzuarve, mbrojtësi i të akuzuarit Ekrem Lluka, avokati Dastid Pallaska kërkoi që të mbahet shqyrtimi i dytë për kundërshtim të provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

      Për këtë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili tha se me n

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv