-
VIDEO
Lushnjë/ Rindërtohet qendra shëndetësore e Bubullimës, Rama: Njëra nga 400 që u kishte mbetur emri si mbi një varr me ferra! Habi me paturpësinë e kënetës dhe faunës
Një tjetër qendër shëndetësore është rikthyer në funksionim pas rindërtimit. Bëhet fjalë për Qendrën Shëndetësore në Bubullimë të Lushnjës, e cila kishte dalë jashtë funksionimit vite më parë dhe tani është ndërtuar me standarde bashkëkohore, staf dhe pajisjet e duhura mjekësore për t’u shërbyer qytetarëve
-
VIDEO
Shpërthim me tritol në zyrën e noterit Fran Gjoni në Lezhë, vëllai i ish-gjyqtarit sheik Gjoni! Dy autorët e pamaskuar hodhën lëndën plasëse
Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”. Noteri është vëllai i ish-gjyqtarit sheik Gjin Gjoni, kandidat i primareve në PD.
-
VIDEO
Berisha tha se do shkrijë SPAK, Kocaqi në 'Frontline': Jemi kundër shpërbërjes, kërkon mbështetje nga Greqia të vij në pushtet, të distancohet nga Beleri
Drejtuesja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, historiania Elena Kocaqi, teksa iu referua deklaratës së Berishës se do ta shkrijë SPAK-un nëse vjen në pushtet tha se lëvizja e saj është kundër kësaj. Ajo u shpreh se lëvizja e saj është edhe për një reformim të Kodit Penal.
-
VIDEO
SPAK zbardh akuzat për zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës: Favorizuan 'Krijon', 'Zero Group' dhe 'Malvina Visoka PF' në 9 tendera me vlerë 90 milionë lekë
9 procedura tenderimi të bëra fiktive gjatë vitit 2022 në vlerën 90 milion lekëve të reja, është akuza që rëndon mbi 24 personave, zyrtarë të lartë të Universitetit Bujqësor të Kamzës por edhe biznesmenë dhe të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.
GJKKO me kërkesë të SPAK konfirmoi 5 masa në arrest në burg, 10 në arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitje. SPAK e ka regjistruar procedimin në bazë të informacioneve te ardhura nga sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit, ndërsa për hetimin sipas prokurorisë së posaçme, janë përdorur metoda speciale te hetimit si përgjime telefonike ambientale por edhe vëzhgime dhe fotografime në terren të të hetuarve
-
VIDEO
Audio e re e seancës në GJKKO/ Veliaj: Nesti Angoni, instrument për të më bërë veting! Prokurori: Gënjeshtar patologjik... Po ta bëj dhe këtë surprizë! Gjyqtari i tërheq vëmendjen
Në një tjetër audio të seancës së 12 shkurtit në gjykatën e Posaçme, të cilën Report Tv e siguron, shënohen disa ndërhyrje të njëpasnjëshme nga prokurorët e SPAK, për të cilat gjyqtari Erjon Bani detyrohet t’i tërheqë vëmendjen. Prokurorët ndërhyjnë duke e quajtur kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj gënjeshtar dhe patologjik, e në një moment i thonë se do i bëjnë surprizë.
-
VIDEO
OKB miraton rezolutën ‘paqe në Ukrainë’, dënon agresionin e Moskës, SHBA-Rusi kundër! Shqipëria voton pro! Ndarje Europë-Amerikë
Ajo që ra në sy ishte blloku SHBA-Rusi, i cili votoi kundër rezolutës së OKB, në një përplasje edhe të mëtejshme të Amerikës me Europën, informon “La Repubblica”. Në fund të votimit gjatë samitit, 93 vota ishin pro, 18 kundër dhe 65 abstenim. SHBA-Rusi e mbështetën, por pa kritika për Moskën
-
VIDEO
Raporti: Emigroi 40% e fuqisë punëtore! Në Shqipëri, ende paga të ulëta
Në raportin Global të Migracionit thuhet se Shqipërisë i ka emigruar 40% e fuqisë punëtore, kryesisht e kualifikuar duke bërë që bizneset të vuajnë mungesën e punonjësve. Shkaqet kryesore renditen pagat e ulëta, mungesa e perspektivës si dhe për kushte më të mira jetese.
-
VIDEO
Rindërtimi, Rama inspektim te '5 maji': Kjo lagje do jetë model, si qendra e Tiranës
Kryeministri Edi Rama ishte sot në lagjen 5 maji në kryeqytet për të inspektuar punimet në lagjen e re në kuadër të rindërtimit pas tërmetit. Rama ishte i shoqëruar në këtë inspektim edhe nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
-
VIDEO
Berisha tha se po digjen?! E vërteta e dokumenteve që dolën nga Bashkia PAMJET: Të njëjtat, ndodhen në arkivë
Të njëjtat shkresa e dokumente, të futura në kuti dhe me shënime në secilën prej tyre, që Sali Berisha denoncoi se po nxirren nga bashkia e Tiranës për tu djegur, Report Tv zbuloi se shkojnë në zyrën e arkivës në administrim të bashkisë.
-
VIDEO
Shqipëria drejt rekordeve të reja në turizëm, 560 mijë të huaj vizituan vendin vetëm në janar! Javën e parë të marsit Forumi Global
Viti 2025 ka nisur i mbarë për turizmin, pasi vendi është vizituar nga 560 mijë të huaj vetëm në muajin janar, rreth 14.5% më shumë se në vitin e shkuar. INSTAT thotë se muajin e kaluar u rritën me 90% edhe hyrjet në Shqipëri për arsye biznesi.
-
VIDEO
Vlorë, 2.8 milionë USD për Muzeun Hebraik Kombëtar! Nis puna për ndertimin e godinës, pritet të përfundojë për 20 muaj
Ka nisur puna, këtë të martë, për ndërtimin e muzeut të hebrenjve në Vlorë, një investim i shumëpritur që pasuron trashëgiminë kulturore dhe historike.
Ky projekt parashikon transformimin e godinës së ish-klubit patriotik “Labëria” në një objekt multifunksional. Godina ekzistuese do të restaurohet si dhe do t’i shtohet një kat i ri totalisht prej xhami, që do të përdoret si ekspozitor. Është një investim i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit me vlerë prej 2.8 milion dollar ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 20 muajsh.
“Në terren është ngritur kantieri dhe punimet kanë nisur sot.. Punimet zgjasin 20 muaj. Është projektuar nga studio izraelite “ccc”. Një pjesë të truallit, rreth 500 metra katrorë janë vendosur në dispozicion të ministrisë nga bashkia e vlorës. Zhvillues dhe investitor është AADF e cila ka kontraktuar një kompaninë për të kryer punimet. Ne si drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kultutore do të monitorojë ccdo fazë të punimeve, tha drejtori Orges Feimi.
-
VIDEO
Audio në sallën e gjyqit për Veliajn, Rama: Respekti, pikë problematike e SPAK, duhet integritet! 'Bufi' do vinte me një fishkëllimë për ta shkrirë Prokurorinë, e vendos në lëvizje me shantazhe
Kryeministri Edi Rama shprehu edhe njëherë mbështetje mbështetjen për reformën në drejtësi dhe SPAK, duke thënë se u krijuan falë vullnetit të Partisë Socialiste. Për kreun e qeverisë, SPAK qëndron në këmbë falë kësaj mazhorance, pasi sipas tij SHBA është tërhequr.
“SPAK është krijuar nga vullneti i PS-së. SPAK e bëri Amerika, e mban Amerika, SPAK i kishte njerëzit e Amerikës te stacioni trenit atje, kanë ikur, nuk janë më. Për herë të parë në historinë tonë, që kanë ndodhur ose ndodhin, keni dëgjuar ju deklaratë për SPAK, pati një moment që BE pati një deklaratë për ato që thoni ju ndërhyrje apo presione, që thashë unë dhe do i them përsëri, nuk i heq asnjë presje, janë institucione të reja, “baby construction’ janë në fillim, krijesa të reja dhe kanë nevojë për kritika”, tha Rama.
Gjatë komunikimit të tij me qytetarët përmes rubrikës “Sy më sy” në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama komentoi edhe materialet e publikuara dje në media, Veliaj pretendon se prokurori i SPAK, Olsi Dado i ishte drejtuar me fjalën “ndyrësirë” brenda sallës së gjyqit.