-
VIDEO
Tiranë/ Rama inspekton punimet te Terminali i ri i autobusëve: Për 10 vjet puna u zvarrit prej gjyqtarëve të papërgjegjshëm
Kryeministri Rama vijoi sot inspektimet në sheshin ku po ndërtohet terminali i ri te Kthesa e Kamzës, i shoqëruar nga Kryetarja e Deleguar e Bashkisë Anuela Ristani.
-
VIDEO
Shfrytëzonin një 16-vjeçare për prostitucion në lokalet e marra me qira, arrestohen dy gra në Sarandë
Dy gra janë arrestuar nga policia këtë të mërkurë (26 shkurt 2025) pasi shfrytëzonin një 16-vjeçare për prostitucion.
Këto 2 gra, të identifikuara me inicialet S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, kishin marrë me qira 2 lokale në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni.
Në 2 lokalet e këtyre 2 tutoreve të dyshuara, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-
VIDEO
Mandarinat me pesticide, babai i fermerit kërkon drejtësi: Po të jenë helmuese do kishim vdekur!
Babai i fermerit të arrestuar me urdhër të prokurorisë së Beratit për tregtimin e mandarinave me pesticide ka prentenduar se i biri është i pafajshëm. Sipas tij, pesticidet përdoren nga të gjithë fermerët sepse nuk kane dijemi për dëmin tek konsumatorët.
-
VIDEO
Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Ristani përgënjeshtron Berishën: Lajmi për djegien e dosjeve dashakeq dhe i pavërtetë! Çdo shkresë ruhet me rigorozitet në arkiv
Ristani tha se lajmi i shpërndarë me dashakeqësi nuk është vërtetë. Mandej ajo shtoi se, "ne nuk jemi trembur as nga letrat anonime, as nga ato me autorë dhe as nuk do të trembemi nga të tilla denoncime, për asnjë arsye tjetër përveç punës që na ka nderuar e na e mban kokën lart dhe shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti që nuk do të ndalet.'
-
VIDEO
‘Arrestet me burg pa kriter’, Dumani ‘replikë’ me Ramën: Përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv, tentativë e dështuar! Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve
Kreu i SPAK Altin Dumani dhe Kreu i Gjykatës së Posaçme në krah njërit-tjetrit replikuan në distancë me kryeministrin Rama se duke e garantuar se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë po bëhen në respektim të ligjit dhe Kushtetutës. Kini besim tha Dumani në hetimet e guximshme që po lëkundin epokën e paprekshmërisë. I pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. PS dhe PD braktisin tryezën, i pranishëm Alibeaj.
-
VIDEO
SKANDAL/ Mandarinat me pesticide, Prokuroria: 10 tonë u kthyen nga Kroacia dhe u shitën në tregun shqiptar, 3 të arrestuar në Berat, mes tyre edhe zyrtari që i certifikoi (EMRAT)
Shqiptarët kanë konsumuar 10 ton mandarina me pesticide, të cilat i ktheu Kroacia dy muaj më parë. Prokuroria zbuloi se fermer, grumbullues dhe nje zyrtar janë bërë bashkë në këtë skemë mashtrimi me pasoja për shendetin e konsumatorëve. Ata kanë futur në tregun shqiptar mandarinat që duhet të ishin asgjësuar. Kjo tregon dhe njëherë mungesën e sigurisë ushqimore
-
VIDEO
Primareve të Berishës i bashkohet edhe gjenerali Gjunkshi, i dha Malltezit klubin ‘Partizani’! Në garë për deputet edhe ish-prokurori Ndoja, iu bë atentat në makinë me ‘Rrumin e Shijakut’
Arjan Ndoja në Durrës dhe Xhemal Gjunkshi në Dibër janë 2 emra të rinj në primaret e Partisë Demokratike. Të dy personazhe të njohur, edhe në dosjet e SPAK. I pari ish prokurori i shkarkuar si i lidhur me krimin e organizuar, ndërsa Gjuknshi gjenerali i njohur që firmosi dorëzimin përfundimisht të ish kompleksit Partizani te Jamarbër Malltezi.
-
VIDEO
Nënkryetari i GJKKO, Bani: Me gjysmë kapaciteti kemi përfunduar 99% të çështjeve, punojmë 7 ditë në javë dhe jashtë orarit!
Në tryezën e Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen për drejtësinë dhe Institucionet e Posaçme në lidhje me performancën e tyre gjatë vitit 2024, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, njëkohësisht gjyqtari i dosjes së masës së arrestit me burg ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
-
VIDEO
Rektori i Universitetit Bujqësor: Nuk mbroj askënd dhe nuk komentoj vendimet e Drejtësisë! Kam dhënë telefonin dhe informacionet, por të mbështetet universiteti
Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Fatbardh Sallaku, foli sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Sallaku e kishte kërkuar vetë dëgjesën publike pas 24 masave të befasishme të SPAK dhe GJKKO për disa tendera në këtë institucion arsimor.
-
VIDEO
Qendresa qytetare protestë para kryesisë së Kuvendit: Qentë le të lehin, SPAK ecën përpara
Aktivistët e organizatës Qëndresa Qytetare janë mbledhur sot para kryesisë së kuvendit për të protestuar, ndërkohë që rektori i UBT-së po “rrëfehet” para grupit parlamentar të PS-së pas 24 masave të lëshuara nga SPAK për stafin e universitetit një ditë më parë.
-
VIDEO
Arrestet te Bujqësori/ Mblidhet grupi i PS, flet rektori Sallaku: Nuk komentojmë drejtësinë, besoj te një proces i ndershëm
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillohet dëgjesa me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku pas 24 masave të lëshuara nga SPAK për stafin e universitetit. I pranishëm dhe Rama.
-
VIDEO
Fier/ I dënuar në Itali me rreth 9 vite burg për organizatë kriminale e narkotrafik, arrestohet për ekstradim 62-vjeçari (EMRI)
Fier- Një 62-vjeçar i shumëkërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale nga Italia, i dënuar në mungesë me rreth 9 vite burgim, ëhstë arrestuar në Fier për qëllime ekstradimi nga Policia e Shtetit.
Burime zyrtare njoftuan sot (26 shkurt) se finalizuan nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, aksionin e koduar “Operacionalja 31”. I arrestuari është Alban Dauti, 62 vjeç, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Milanos.
"Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier", bëhet e ditur në njoftim.