-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Bota Report'| Rusia godet Rumaninë, NATO dhe Europa në alarm! A do aktivizohet neni 5? Përgjigjet gjenerali
'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?
-
VIDEO
A po rinovohet vërtet PD-ja me Sali Berishën? Analistët në Report TV: Partia po mbyllet, me këtë formulë demokratët nuk vijnë në pushtet as në vitin 2059
Në emisionin 'Studio Live' në Report TV, Avokati Fran Dashi dhe ish-kreu i PD-së së Librazhdit, Bujar Vreto, vunë në dyshim ndryshimet e shpallura nga Berisha, duke argumentuar se PD vazhdon të mbështetet te të njëjtat figura dhe i njëjti model drejtimi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
Një tjetër emision me histori të dhimbshme dhe pyetje që ende presin përgjigje në Pa Gjurmë me Odeta Dumen në Report TV. Familja e 60-vjeçarit Surja Sula kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi u largua nga shtëpia për të shitur fruta-perime dhe humbi kontaktet me të afërmit. Vëllai i tij rrëfen momentet e fundit dhe apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij. Në pjesën e dytë, rikthehet historia e Rexhep Kaloshit nga Kukësi, i cili u nis drejt Tetovës dhe nuk u kthye më. Familja jeton prej vitesh mes dyshimeve, pyetjeve dhe mungesës së përgjigjeve për fatin e tij.Gjithashtu, trajtohet rasti i një personi të varrosur si varr pa emër, ndërsa familjarët kërkojnë të vërtetën dhe identitetin e tij.
-
VIDEO
'Ai budallai...' Elezi përplaset me Kuçanën e PD-së: Berisha shpall fituesit pa transparencë votash
A po kalon Partia Demokratike një proces të vërtetë ripërtëritjeje apo thjesht po zëvendësohen emrat brenda së njëjtës strukturë? Ilirjana Kuçana dhe Ibsen Elezi komentojnë zhvillimet në PD, raportin me opozitarët dhe debatet që kanë ndezur diskutimin brenda partisë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 1 Qershor|'Turp të kenë!' Qytetarët të irrituar: Si do zgjidhet kjo puna e Zvërnecit?
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Musaka me patate dhe presh nga zonja Albana
Musaka me patate dhe presh
Përbërësit:
- 500 gr patate
- 200 gr presh
- 3 karrota
- 250 gr mish i grirë
- 2 qepë mesatare
- 1 lgj salcë domate
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1 tufëz majdanoz
- Kripë, piper, rigon
Për beshamelin:
- 500 ml qumësht
- 4 lugë gjelle niseshte
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 kokrra vezë
- Kripë, piper, arrë moskat
Përgatitja:
Në një tigan ngrohni vajin dhe kaurdisni qepët e grira derisa të zbuten. Shtoni mishin e grirë dhe përziejeni derisa të marrë ngjyrë. Shtoni kripën, piperin, salcën e domates dhe rreth 100 ml ujë. Lëreni të ziejë për 5-10 minuta. Në fund shtoni rigonin dhe majdanozin. Lyejeni një tavë me pak vaj. Shtroni gjysmën e patateve të prera në feta të holla, spërkatini me pak kripë, sipër vendosni preshin e prerë në rrathë të hollë. Shtroni të gjithë mbushjen me mish dhe mbulojeni me pjesën tjetër të patateve. Hidhni pak ujë të nxehtë (sa të mbulohet vetëm shtresa e parë e patateve). Spërkateni sipër me pak vaj dhe vendoseni në furrë të parangrohur në 220°C për 35-40 minuta. Ndërkohë përgatitni beshamelin. Në një tas tretni niseshtenë me 100 ml qumësht të ftohtë dhe në tenxhere ngrohni pjesën tjetër të qumështit me gjalpin. Shtoni përzierjen e niseshtesë duke e trazuar vazhdimisht. Kur të trashet, hiqeni nga zjarri. Shtoni kripën, piperin dhe arrën moskat. Rrihni vezët dhe shtojini gradualisht duke i trazuar vazhdimisht. Nxirrni tavën nga furra, hidhni beshamelin mbi të gjithë sipërfaqen dhe vendoseni në furrë edhe 15-20 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Lëreni të pushojë 10 minuta para se ta prisni.
-
VIDEO
Embëlsirë me oriz dhe çokollatë pa pjekje nga zonja Albana
Embëlsirë me oriz dhe çokollatë pa pjekje
Përbërësit:
- 180 gr oriz i zier
- 90 gr çokollatë e shkrirë
- 120 ml ujë i ngrohtë
- 1 lgj mjaltë (opsinonale)
- Kakao për spërkatje
Përgatitja:
Vendosni në blender orizin e zier, çokollatën e shkrirë dhe ujin e ngrohtë. Bluajini derisa të krijohet një krem i lëmuar dhe homogjen. Hidheni masën në një tavë të vogël ose në një kallëp keku. Rrafshojeni sipërfaqen me spatul. Vendoseni në frigorifer për të paktën 2 orë, derisa të forcohet. Spërkateni me kakao sipas dëshirës. Prijeni në copa dhe shërbejeni të ftohtë.
Këshillat e Albanës: Mund të shtoni 1 lugë gjelle mjaltë për më shumë ëmbëlsi, si dhe një majë vanilje ose pak lëkurë portokalli e grirë i jep aromë shumë të këndshme.
-
VIDEO
Pite krokante mbushur me djathë nga zonja Albana
Pite krokante
Përbërësit:
- 2 filxhanë çaji kos
- 2 kokrra vezë
- 300 gr miell
- 1 lugë kafeje sodë buke
- 150 gr djathë
- 2 lugë supe gjalpë
- 2 lugë supe vaj
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Rrihni vezët në një enë të madhe. Shtoni kosin, kripën, gjalpin dhe piperin e zi. Hidhni miellin dhe sodën e bukës, duke i përzier derisa të krijohet një brumë i butë. Hapini pitet dhe mbushini me djathë. Mbyllini me kujdes, spërkateni me pak vaj dhe vendosini në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë në të kuqërremtë. Shërbejeni të ngrohta me kos ose dhallë.
-
VIDEO
Ripërtëritja e PD/ 'Berisha kopjoi sloganin Salianjit!' Berberi: Kuvendi fasadë, s'më përjashton...
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 1 qershor 2026
Titujt e gazetave për sot, nga mesazhi i Presidentit të KE për Shqipërinë te nga Partia Socialiste te Partia e resorteve e deri tek Egnatia fiton titullin e 3-të radhazi.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 1 qershor 1996/ Pas masakrës zgjedhore të 26 majit dhe dhunës së urdhëruar nga Berisha opozita ngujohet në grevë urie
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Pas masakrës zgjedhore të 26 majit 1996 dhe dhunës së urdhëruar nga Presidenti Berisha në protestën e opozitës më 28 maj merret një vendim ekstrem. Partitë opozitare futen në grevë urie duke kërkuar zgjedhje të reja dhe janë futur në ngujim 150 kandidatë të opozitës. Gazeta Shqiptare si zhvillim kryesor pasqyron: “ Opozita e ngujuar në grevë urie”. Të njëjtin zhvillim pasqyron si titull kryesor edhe Koha Jonë që shkruan : “ Opozita në grevë urie”. Po ashtu pasqyrohen edhe reagimet dhe shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për atë që ndodhi dhe pasoi 26 majin.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Veri Jug' |Funari, perla e pazbuluar e Elbasanit me katër liqene të rralla mes kodrinave dhe maleve
‘Veri Jug’ ju zbulon fshatin Funar, pjesë e qarkut të Elbasanit. Katër liqene të rralla mes kodrinave dhe maleve, 1000 metra mbi nivelin e detit, një vend i mbushur me pyje pishash dhe me infrastrukturë për zhvillimin e akuaturizmit në të katër stinët e vitit. Personazh i reportazhit është administratori i 9 fshatrave, me mbi 3000 banorë. Ndalesa e radhës është në fshatin Bixëlle, në fermën e Behar Kacës, një fermë me mbi 140 krerë dhi autoktone.