-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Portofol' | Pagesa me kartë në autobus! Bakshishet në rrezik, çmimet në hotele e restorante deri 20% më të larta
Të hënën (1 qershor) kur qytetarët të marrin urbanin për të shkuar në destincaionin e tyre, duhet që të kenë mundësi që brenda në autobus të paguajnë me kartë për biletën. Po kështu, një pushuesi që ka rezervuar në një bujtinë apo hotel, nga 1 qershori duhet t’i jepet mundësia të paguaj me kartë.
-
VIDEO
'Berisha i vriste dhe groposte në male!' Truproja i Nanos zbërthen VRASJET e bujshme të Berishës
Duke e cilësuar majin e vitit 1996 si një tmerr të vërtetë, truproja i Fatos Nanos deklaroi se pas zgjedhjeve të grabitura nga Berisha, u dhunuan gra e burra me bishta lopate dhe shkopinj druri. Ai deklaroi se bashkë me 30 eksponentë të PS-së, ishin në listën e zezë të SHIK-ut për t'u ekzekutuar.
-
VIDEO
'Servilët e Berishës marrin rrogën'/ Alban Daci flet me emra: Ku janë figurat e vjetra të PD-së?
Kuvendi Kombëtar që mblidhet këtë të shtunë vjen në një moment kur Partia Demokratike ka mbyllur debatin për liderin, por jo atë për të ardhmen e saj të brishtë. Për analistin Alban Daci, rikonfirmimi i Sali Berishës me 23 maj ishte i pritshëm. Pyetja vërtetë e rëndësishme është një tjetër: është PD sot një forcë që bind shqiptarët se mund të rrëzojë Edi Ramën e të vijë në pushtet ?
-
VIDEO
Kandidati i Berishës me drogë drejt Greqisë? Avokati e kundërshton: Ja e vërteta
Pranverën e vitit 2023, Erdit Hazizaj, një ish drejtues policie në disa komisariate, kandidonte si kryebashkiak për Roskovecin nën siglën e Partisë Demokratike, siç duket edhe në këtë jetëshkrim në faqen e PD ku 45-vjeçari i asaj kohe cilësohet si një “figurë e pastër morale”.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
27 vite larg fëmijëve të tij. Një histori e dhimbshme që prek zemrën e çdo prindi. Në studion e Pa Gjurmë, Arjan Cengo rrëfen për herë të parë kalvarin e jetës së tij pas divorcit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të rikthyer kontaktet me dy fëmijët.67-vjeçari tregon se si humbi çdo lidhje me ta pas ndarjes nga ish-bashkëshortja dhe si për dekada me radhë ka jetuar me shpresën se një ditë do t’i takojë sërish. Ai rrëfen momentin prekës kur mësoi se vajza ishte martuar dhe se ishte bërë gjysh, pa pasur mundësinë të ishte pranë familjes së tij.
Një dëshmi e fortë për ndarjen, mungesën dhe shpresën që nuk shuhet kurrë.
Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report TV.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Maj 2026 – Receta / Me këngëtaren korçare Ermira Kola, nga muzika te emocionet e jetës…
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungulleshka tavë me domate / Qofte me patate / Sallatë me kunguj të skuqur / Paluze me mollë.
Prej vitesh, me zërin dhe interpretimin e saj plot ndjenjë, ajo ka sjellë këngë që i kanë kënduar dashurisë, jetës dhe qytetit të Korçës, duke mbetur një nga figurat më të dashura të muzikës qytetare korçare. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, këngëtarja e mirënjohur korçare Ermira Kola rrëfen emocionet, kujtimet dhe rrugëtimin e saj artistik ndër vite. Në këtë bisedë të veçantë, ajo ndalet tek muzika, videoklipi më i ri kushtuar Korçës, por edhe tek familja, frymëzimet dhe momentet që kanë lënë gjurmë në jetën e saj. Me shumë sinqeritet dhe emocion, Ermira tregon se si ka ndryshuar muzika ndër vite dhe si ka arritur të ruajë identitetin e saj artistik mes sfidave dhe kohëve të reja. Ajo ndan me publikun edhe disa kujtime të veçanta nga fillimet e karrierës, emocionet e skenës dhe lidhjen e fortë që vazhdon të ketë me qytetin e Korçës. Përmes kësaj interviste, publiku do të njohë jo vetëm artisten, por edhe gruan dhe njeriun pas skenës, me gjithë ndjeshmërinë dhe dashurinë që e karakterizon.
-
VIDEO
'Ringjallet' Salianji/ Avokati: Rama deri në 2033 kryeministër! Hoxha: PD e degraduar, më vjen...
Të ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Poli Hoxha dhe Leonard Karaj komentuan zhvillimet më të fundit brenda Partisë Demokratike, debatet për drejtimin e opozitës dhe rikthimin e figurave politike. Në studio u diskutua për situatën në PD pas zgjedhjeve, rolin e Sali Berishës, pozicionin e Ervin Salianjit dhe skenarët për të ardhmen e opozitës shqiptare.
-
VIDEO
Jeta me një vlonjat, rrëfimi i rrallë i korçares Ermira Kola: Ja si ia kam gjetur anën vjehrrës
Prej vitesh, me zërin dhe interpretimin e saj plot ndjenjë, ajo ka sjellë këngë që i kanë kënduar dashurisë, jetës dhe qytetit të Korçës, duke mbetur një nga figurat më të dashura të muzikës qytetare korçare. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, këngëtarja e mirënjohur korçare Ermira Kola rrëfen emocionet, kujtimet dhe rrugëtimin e saj artistik ndër vite. Në këtë bisedë të veçantë, ajo ndalet tek muzika, videoklipi më i ri kushtuar Korçës, por edhe tek familja, frymëzimet dhe momentet që kanë lënë gjurmë në jetën e saj. Me shumë sinqeritet dhe emocion, Ermira tregon se si ka ndryshuar muzika ndër vite dhe si ka arritur të ruajë identitetin e saj artistik mes sfidave dhe kohëve të reja. Ajo ndan me publikun edhe disa kujtime të veçanta nga fillimet e karrierës, emocionet e skenës dhe lidhjen e fortë që vazhdon të ketë me qytetin e Korçës. Përmes kësaj interviste, publiku do të njohë jo vetëm artisten, por edhe gruan dhe njeriun pas skenës, me gjithë ndjeshmërinë dhe dashurinë që e karakterizon.
-
VIDEO
Qofte me patate nga zonja Albana
Qofte me patate
Përbërësit:
- 5–6 patate mesatare
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- 2 kokrra vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 filxhan miell
- 1 filxhan galetë
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Patatet zihen të paqëruara derisa të bëhen pure e fortë. Qërohen dhe shtypen mirë në tepsi ose mbi tavolinë mermeri. U shtohen gjalpi, kripa, piperi, majdanozi dhe vezët. Masa punohet mirë dhe ndahet në qofte të rrumbullakëta. Lyhen fillimisht me miell, më pas në qumësht dhe në galetë. Rregullohet forma dhe skuqen në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. Shërbehen të nxehta, të spërkatura me salcë domateje ose me kos.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 29 Maj| Qytetarët e irrituar me GJL: Veliaj në burg, Saliu e Mediu jashtë
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Kungulleshka tavë me domate nga zonja Albana
Kungulleshka tavë me domate
Përbërësit:
- 1 kg kungulleshka
- 2–3 filxhanë kafeje vaj për skuqje
- 6–7 kokrra domate
- 100 gr djathë i bardhë
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle miell
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kungulleshkat pastrohen, lahen dhe priten në feta si për musaka. Spërkaten me kripë, kalohen në miell dhe skuqen nga të dyja anët ose piqen në furrë. Në një tavë të lyer me yndyrë vendoset një shtresë kungulleshkash, pastaj feta domatesh. Sipër hidhet djathi i bardhë i grirë. Përsëri shtrohen kungulleshka, më pas feta domatesh e djathë. Në fund mbulohen me kungulleshka, spërkaten me gjalpë dhe piqen në furrë. Kur zbuten fetat e domateve, u hidhet kripë e piper.
-
VIDEO
Sallatë me kunguj të skuqur nga zonja Albana
Sallatë me kunguj të skuqur
Përbërësit:
- 1 kg kunguj
- 2 lugë gjelle miell
- ½ filxhan çaji vaj për skuqje
- 2 kokrra hudhra
- 2 lugë gjelle uthull
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i kruar lehtë me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. U shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe sipër u hidhen hudhra të shtypura, vaj ulliri dhe uthull. Shërbehen me pak kos të freskët.