Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Picë e shpejtë shtëpie / Gjellë me bishtaja dhe patate / Kek i butë si sfungjer, si dhe një Detoks me kastravec, limon, xhenxhefil dhe fara chia.
Vera është stina që të gjithë e presim me padurim, por temperaturat e larta shpesh sjellin edhe sfida për shëndetin tonë. Shumë njerëz ankohen se gjatë këtyre ditëve ndiejnë këmbët më të ënjtura, lodhje të vazhdueshme, mungesë energjie, rëndesë në trup apo vështirësi për të përballuar aktivitetet e përditshme. Shpesh i justifikojmë këto shqetësime me vapën, por në disa raste ato mund të jenë sinjale që organizmi po përpiqet të na japë dhe që nuk duhen neglizhuar. Pse ndodh ënjtja e këmbëve në verë? Si ndikon i nxehti në qarkullimin e gjakut dhe në ekuilibrin e lëngjeve në organizëm? Çfarë roli luajnë ushqimi, hidratimi dhe mënyra e jetesës në këtë periudhë? Dhe mbi të gjitha, si mund ta ndihmojmë trupin të përballojë më mirë temperaturat e larta, duke u kujdesur për shëndetin në mënyrë natyrale? Për t'u ndalur te këto pyetje dhe për të marrë këshilla praktike se si të menaxhojmë këto shqetësime, flasim në “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili tregon se çfarë po na thotë trupi përmes këtyre simptomave, cilat janë gabimet që bëjmë më shpesh gjatë verës dhe cilat zgjidhje natyrale mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë.




















