• VIDEO

    Meze në tigan me perime dhe copëza mishi nga zonja Albana

    Meze në tigan me perime dhe copëza mishi

    Përbërësit:

    • 1 patëllxhan
    • 1 kungull
    • 2 filxhanë çaji vaj
    • 1 qepë
    • 1 karrotë
    • 6 thelpinj hudhër
    • 2 domate
    • 3 degëza borzilok
    • 3 degëza kopër
    • 4 gjethe dafine
    • ½ lugë çaji kripë
    • 1 majë luge kanellë
    • 1 majë luge sheqer
    • ½ filxhan kafeje verë të kuqe
    • 12 kokrra piper i zi
    • 1 lgj salcë e koncentruar
    • 1 filxhan çaji me copëza mishi ose dhjamushka
    • Lëng mishi ose lëng kockash

    Përgatitja:

    Qëroni patëllxhanët me shirita dhe pritini në rondele. Lërini 20 minuta në ujë me kripë. Thajini dhe skuqini lehtë në vaj. Vendosini mbi letër kuzhine. Në një tigan tjetër kaurdisni qepën, karotën dhe hudhrën. Shtoni copëzat e mishit të zier ose dhjamushkave dhe lëreni 2–3 minuta të lëshojë aromën. Hidhni domatet e grira, borzilokun, koprën, dafinën, kripën, kanellën dhe sheqerin. Shtoni verën e kuqe dhe lëreni salcën të vlojë. Hidhni patëllxhanët, kungullin, piperin dhe gatuajini 7–8 minuta në zjarr të ulët. Në fund spërkateni me pak vaj ulliri dhe shërbejeni të ngrohtë.

  • VIDEO

    Kek me erëza aromatike nga zonja Albana

    Kek me erëza aromatike dhe djathë

    Përbërësit:

    • 3 vezë
    • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
    • 1 gotë qumësht
    • 1 filxhan kafeje gjizë e kripur
    • 2 filxhanë djathë feta i thërrmuar
    • 2½–3 gota miell
    • 1 bustinë pluhur pjekës
    • 5 degëza kopër të grirë
    • 4 degëza nenexhik të grirë
    • Kripë dhe piper i zi

    Përgatitja:

    Rrihni mirë vezët. Shtoni vajin e ullirit, qumështin, gjizën dhe gjysmën e djathit të bardhë. Hidhni miellin dhe pluhurin pjekës. Shtoni koprën dhe nenexhikun e grirë hollë, kripën dhe piperin. Përziejini derisa të formohet një brumë i butë dhe homogjen. Hidheni masën në një tavë të lyer me vaj. Piqeni në furrë të parangrohur në 170°C për 30 minuta. Kur keku të jetë pothuajse gati, nxirreni nga furra, shpërndani sipër djathin e mbetur dhe piqeni edhe 5 minuta.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 4 qershor 1997/ Tirana nën ethet e shpërthimeve me eksploziv, alarmi për bombë mbërrin edhe në Presidencë

     

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në numrin e datës 4 qershor 1997 në shtypin e ditës pasqyroheshin zhvillime që kishin të bënin me një valë alarmi për shpërthime me eksploziv në afërsi të shkollave dhe jo vetëm. Në Tiranë policia kryen nje operacion anti-bombë në Parkun Rinis ndërsa gazeta Koha Jonë shkruan : Alarm bombe në Presidencë. Edhe në gazetën Rilindja Demokratike këto ngjarje kishin një pasqyrim të gjerë. Policia kryen nje operacion anti-bombë në Parkun Rinis ndërsa gazeta Koha Jonë shkruan : Alarm bombe në Presidencë. Edhe në gazetën Rilindja Demokratike këto ngjarje kishin një pasqyrim të gjerë.

  • VIDEO

    ‘Zvërneci’/ Meçe: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat që kundërshtojnë projektin! Haklaj: Oligarkët po marrin pasuritë kombëtare! Muharremi: Mos të ngelemi në turizmin e byrektoreve

    Për ish-deputetin Haklaj, problemi me pronat nuk është vetëm në Zvërnec, por në të gjithë bregdetin e Shqipërisë. Nga ana tjetër, analisti Arben Meçe deklaroi se elementë nga Greqia dhe greqisht-folës që jetojnë në Shqipëri, u janë bashkuar protestave në Tiranë, që kundërshtojnë investimin në Zvërnec.

    • VIDEO

      Petro Koçi analizon protestat për Zvërnecin: Të gjithë ata që nuk e duan Shqipërinë janë kundër këtij investimi

      Për ish-deputetin socialist, debati për Zvërnecin nuk është më vetëm një përplasje mes investimit dhe kundërshtive lokale, por një çështje ku, sipas tij, janë përfshirë edhe interesa politike, ekonomike dhe gjeostrategjike.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90

         

        Një histori e rrallë miqësie dhe emocionesh në Pa Gjurmë. Në studion e emisionit, 77-vjeçari Sali Korra rrëfen kujtimet e paharrueshme me dy miqtë e tij më të ngushtë, me të cilët ndau vitet e ushtrisë dhe të punës.Pas dekadash pa asnjë kontakt, ai kërkon ndihmën e publikut për të gjetur Çobo Zenunin dhe Leonardin, dy njerëz që i konsideron si vëllezër. Me mall dhe shpresë, i moshuari dërgon një mesazh prekës, duke shpresuar që një ditë t’i takojë sërish.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Qershor 2026 – Receta /Horoskopi Qershor/ Dhimbjet e gjurit dhe kockave/ Manat, frutat e vogla plot vlera

        Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tava e Prizrenit / Hirrëtor me miell misri / Ëmbëlsirë me luleshtrydhe dhe kos.

        Çfarë rezervojnë yjet për muajin Qershor? Cilat shenja do të kenë më shumë fat në dashuri, karrierë dhe financa, dhe kush duhet të tregojë më shumë kujdes? Në studion e Rreze Dielli astrologja Denisa Shyle sjell panoramën astrologjike të muajit Qershor për të 12-të shenjat e zodiakut, duke zbuluar energjitë kryesore, mundësitë dhe sfidat që na presin gjatë javëve në vijim.

        Dhimbjet e gjurit dhe problemet me kockat po prekin gjithnjë e më shumë njerëz, pavarësisht moshës. Por sa ndikojnë stili i jetesës, pesha trupore dhe ushqimet që konsumojmë çdo ditë në shëndetin e tyre? Cilët janë shkaktarët e vërtetë pse dhembin kockat? Cilat janë ushqimet që nxisin inflamacionin dhe përkeqësojnë dhimbjet e gjurit, dhe cilat veprojnë si anti-inflamatorë natyralë? Si mund të kuptojmë nëse organizmi po humbet densitetin kockor dhe çfarë analizash duhen kryer kur dhimbjet bëhen të vazhdueshme? Kohët e fundit, kolagjeni është kthyer në një nga suplementet më të përfolura për nyjet dhe gjunjët. Por a funksionon vërtet dhe çfarë thotë shkenca për të? Për të folur mbi shkaqet e dhimbjeve të kockave dhe gjunjëve, ndikimin e ushqyerjes në shëndetin e tyre, si dhe këshillat më të rëndësishme për t’i mbrojtur gjatë gjithë jetës, sot në "Rreze Dielli" flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

        Sezoni i manave të bardha dhe të kuqe, frutat e ëmbla dhe të shijshme që dikur i gjenim në çdo lagje, por që shpesh neglizhohen për vlerat e tyre ushqyese. Por sipas nutricionistit Altin Joka, manat nuk janë thjesht një frut nostalgjik, janë një superushqim me fuqi shëruese të jashtëzakonshme! Në emisionin "Rreze Dielli" Altin Joka shpjegon pse ky frut duhet të rikthehet në tryezat tona: i pasur me antioksidantë, hekur, vitaminë C dhe fibra, manat ndihmojnë në përmirësimin e gjakut, përshpejtojnë metabolizmin dhe forcojnë sistemin imunitar. Ai madje sugjeron se konsumi i rregullt i manave mund të ndihmojë në parandalimin e disa sëmundjeve kronike.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 3 Qershor| 'Zvërneci'/ Qytetarët akuza për protestat: Autobusa nga Greqia

         

        Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

      • VIDEO

        1 grusht MANA ‘ilaç’ për trupin, nga parazitët tek gjumi dhe rritja e flokëve

        Sezoni i manave të bardha dhe të kuqe, frutat e ëmbla dhe të shijshme që dikur i gjenim në çdo lagje, por që shpesh neglizhohen për vlerat e tyre ushqyese. Por sipas nutricionistit Altin Joka, manat nuk janë thjesht një frut nostalgjik, janë një superushqim me fuqi shëruese të jashtëzakonshme!  Në emisionin "Rreze Dielli" Altin Joka shpjegon pse ky frut duhet të rikthehet në tryezat tona: i pasur me antioksidantë, hekur, vitaminë C dhe fibra, manat ndihmojnë në përmirësimin e gjakut, përshpejtojnë metabolizmin dhe forcojnë sistemin imunitar. Ai madje sugjeron se konsumi i rregullt i manave mund të ndihmojë në parandalimin e disa sëmundjeve kronike.

      • VIDEO

        Pse dhemb gjuri dhe kockat? Altin Joka tregon ushqimet që janë ‘ilaç’

        Dhimbjet e gjurit dhe problemet me kockat po prekin gjithnjë e më shumë njerëz, pavarësisht moshës. Por sa ndikojnë stili i jetesës, pesha trupore dhe ushqimet që konsumojmë çdo ditë në shëndetin e tyre? Cilët janë shkaktarët e vërtetë pse dhembin kockat? Cilat janë ushqimet që nxisin inflamacionin dhe përkeqësojnë dhimbjet e gjurit, dhe cilat veprojnë si anti-inflamatorë natyralë? Si mund të kuptojmë nëse organizmi po humbet densitetin kockor dhe çfarë analizash duhen kryer kur dhimbjet bëhen të vazhdueshme? Kohët e fundit, kolagjeni është kthyer në një nga suplementet më të përfolura për nyjet dhe gjunjët. Por a funksionon vërtet dhe çfarë thotë shkenca për të? Për të folur mbi shkaqet e dhimbjeve të kockave dhe gjunjëve, ndikimin e ushqyerjes në shëndetin e tyre, si dhe këshillat më të rëndësishme për t’i mbrojtur gjatë gjithë jetës, sot në "Rreze Dielli" flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

      • VIDEO

        Qershori ndryshon gjithçka! Kujdes shëndeti deri në datë 19… Kjo shenjë do sprovohet

        Çfarë rezervojnë yjet për muajin Qershor? Cilat shenja do të kenë më shumë fat në dashuri, karrierë dhe financa, dhe kush duhet të tregojë më shumë kujdes? Në studion e Rreze Dielli astrologja Denisa Shyle sjell panoramën astrologjike të muajit Qershor për të 12-të shenjat e zodiakut, duke zbuluar energjitë kryesore, mundësitë dhe sfidat që na presin gjatë javëve në vijim. Ndiqni parashikimin për shenjën tuaj dhe zbuloni mesazhet që yjet kanë rezervuar për ju këtë muaj!

      • VIDEO

        Hirrëtor me miell misri nga zonja Albana

        Hirrëtor me miell misri

        Përbërësit:

        • 1 litër hirrë
        • 1 e ½ filxhan çaji miell misri
        • Pak qumësht
        • Gjalpë
        • Kripë

        Përgatitja:

        Nga hirra e djathit përgatitet hirrëtor shumë i mirë. Hirrën e blejmë të gatshme ose mund të zihet duke i shtuar dhe pak qumësht, pastaj hiqet nga zjarri. Në tavë hedhim miellin e misrit të situr mirë, sipër hirrën me gjizën e krijuar, e përziejmë. Rregullojmë shijen me kripë, hedhim gjalpin dhe e lëmë të piqet sa të mpikset dhe të krijojë një ngjyrë të bukur.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv