• VIDEO

    Tava e Prizrenit nga zonja Albana

    Tava e Prizrenit

    Përbërësit:

    • 1 kg mish qengji
    • 2 qepë të mëdha
    • 2 speca jeshilë /të kuq
    • 1 kungulleshkë
    • 1 patëllxhan
    • 2 domate të mëdha
    • 500 gr bamje
    • Vaj ulliri ose dhjamë i shkrirë
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq
    • Lëng mishi ose ujë i valuar

    Përgatitja:

    Mishi lahet, thahet dhe spërkatet me kripë e piper. Skuqet lehtë në vaj ose dhjamë derisa të marrë ngjyrë të artë. Në një tavë të thellë vendosen fillimisht qepët dhe pak vaj. Sipër qepëve shtrohen me radhë specat, kungulleshkat, patëllxhanët, domatet dhe mishi i fërguar. Mbi të gjitha vendosen bamjet me kujdes (bamjet i kemi lënë pak në ujë me uthull më parë që të mos ngjiten) në sipërfaqe. Hidhet lëngu i nxehtë derisa të mbulojë rreth 2/3 e tavës. Piqet në furrë të parangrohur në 160°C për 2–3 orë, derisa shijet t

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me luleshtrydhe dhe kos nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë me luleshtrydhe dhe kos

    Përbërësit:

    • 20 gr xhelatinë me shije luleshtrydheje pa sheqer
    • 300 ml ujë i ngrohtë
    • 200 gr kos i kulluar
    • 200 gr luleshtrydhe të freskëta
    • Fara chia

    Përgatitja:

    Tretni pluhurin e xhelatinës në ujin e ngrohtë duke e përzier mirë derisa të shkrihet plotësisht. Lëreni përzierjen të ftohet për 10–15 minuta. Shtoni kosin dhe përziejeni derisa masa të bëhet e lëmuar dhe homogjene. Prisni luleshtrydhet në copa të vogla dhe shtojini në masë duke i përzier lehtë. Sipas dëshirës mund të hidhni dhe fara chia. Hidheni përzierjen në gota ose kupa servirjeje. Vendoseni në frigorifer për 3–4 orë derisa ëmbëlsira të mpikset plotësisht.

  • VIDEO

    Eksperti Hoxha sqaron pensionistët pse nuk morën bonus në pranverë: Ka fonde, qeveria vendos kur...

    Eksperti i pensioneve Hoxha u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për sigurimet shoqërore, vitet e punës dhe përllogaritjen e pensionit. Ndiqni sqarimet mbi pensionistët e punësuar, pensionet për nënat me shumë fëmijë dhe rastet e viteve të humbura të sigurimit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 3 qershor 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama thotë se sa të jetë ai projekti i Zvërnecit nuk ndalon te protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë e deri tek zgjimi dhe veprimi i sotën.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 3 qershor 1994/ Athina presion Tiranës, grekët forcojnë kufirin me trupa speciale ndaj emigrantëve ilegal shqiptar

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në Gazetën Shqiptare në numrin e datës 3 qershor 1994 pasqyrohej një zhvillim që vinte nga Greqia. Shteti fqinj do të forconte me trupa speciale kufirin me Shqipërinë dhe titulli kryesor ishte ky: Grekët forcojnë kufirin, trupa speciale ndaj ilegalëve”. Ndërkaq në Bruksel do të diskutohej sërish për ndihmat e bllokuara nga KE ku pritet që edhe Greqia të jetë dakord.

  • VIDEO

    PJESA 2 'Repolitix' | Veliaj do lirohet? Zbulohet mesazhi i Ramës/ Plas debati: Ka vdekur drejtësia e Saliut!

     

    Kryeministri Edi Rama shtoi se në këtë 35-vjetor janë pikërisht se nuk janë si të tjerët (opozita), teksa nënvizoi se ata nuk janë duke kërkuar lirimin e kryebashkiakut Erion Veliajn, sado e padrejtë mund të jetë. Në studio, avokati Idajet Beqiri, ish-prokurori Ervin Karanxha dhe avokati Rezart Kthupi debatuan ashpër mbi çështjen Veliaj, drejtësinë dhe ndikimin politik, ndërsa u ngrit pyetja nëse kryebashkiaku i Tiranës mund të lirohet.

  • VIDEO

    PJESA 1 Repolitix|'Urdhri u dha nga Berisha!' 21 Janari, bomba e audiopërgjimit: Kush i fshiu provat dhe serverat?

    Për avokatin Idajet Beqiri, është e sigurit që vrasjet e 4 protestuesve në 21 janar u kryen me urdhër të Sali Berishës dhe ish-ministrit të Brendshëm të kohës, Lulzim Bashës. Ndërsa avokati Kthupi, audioregjistrimin e dërguar nga SPAK për ekspertizë në SHBA, e cilësoi si të vetmen provë që mund të çojë në gjetjen e urdhëruesve të vrasjeve.

    • VIDEO

      21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin e komandantëve të Gardës, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar! Kanë frikë Berishën

      Xhaxhai i Aleks Nikës dyshon se drejtësia shqiptare synon të mos dënojë shkaktarin e vërtetë të 4 vrasjeve shtetërore, por aktorë dytësorë në masakrën e 21 janarit 2011.

      • VIDEO

        'E gjithë Greqia në këmbë kundër Ivanka Trumpit në Shqipëri' Spahiu në Report TV: Ja arsyet pse Athina është kundër investimeve amerikane nga Vlora deri në Sarandë

        Analisti Kreshnik Spahiu thotë se reagimi i Athinës ndaj protestës në Zvërnec nuk lidhet me një incident të izoluar, por me interesat strategjike në rivierën shqiptare dhe investimin ku janë të përfshirë Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

        • VIDEO

          Debati për 'ripërtëritjen' e Partisë Demokratike, Doris Madhi flet në Report TV: Berisha e ka bërë pronë private, Flamur Noka strumbullari i armiqësive në PD

          Për Doris Madhin, problemi i Partisë Demokratike nuk është mungesa e emrave të rinj, por fakti që, sipas saj, drejtuesit që kanë prodhuar humbjet vazhdojnë të mbeten të njëjtët.

        • VIDEO

          Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi

           

          Një histori e mbushur me dhimbje, konflikte familjare dhe zgjedhje që ndryshuan jetën e një babai të ri. I ftuar në studio, 39-vjeçari rrëfen se si mbeti i vetëm me tre fëmijët e mitur pasi bashkëshortja u largua nga shtëpia. Ai tregon betejën për rritjen e fëmijëve, marrëdhënien e vështirë me të atin dhe historinë e dashurisë që solli përçarje në familje.Për herë të parë, ai flet për akuzat, denoncimet, burgimin dhe tradhtinë që, sipas tij, i ndryshoi rrjedhën e jetës. Sot ai ka një mesazh për tre fëmijët e tij dhe rrëfen pengjet që mban ende në zemër.

        • VIDEO

          Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Qershor 2026 – Receta / Bëje vetë/ Ushtrime pilates / Lipedema apo celulit?

          Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjyveç me makarona dhe mish viçi / Gjellë vere në tigan / Gurabije me gjalpë pa vezë dhe pa fryrës / Sherbet me mollë.

          Në rubrikën "Bëje Vetë", Niki dhe Stela rikthehen me ide të thjeshta, praktike dhe krejtësisht natyrale për kujdesin në shtëpi. Duke përdorur përbërës që gjenden lehtësisht në kuzhinën tonë, ato tregojnë se si mund të kujdesemi për bukurinë dhe mirëqenien pa pasur nevojë për produkte të shtrenjta apo me shumë kimikate. Vajzat përgatisin një shpëlarës natyral për gojën me karafil dhe kanellë, i cili ndihmon për freski dhe aromë të këndshme gjatë gjithë ditës. Më pas, na tregojnë si të krijojmë në shtëpi një skuqës për faqet "ruzh", me përbërës natyralë dhe të sigurt për lëkurën. Ndërsa në fund, zbulojnë një metodë të thjeshtë dhe natyrale që mund të ndihmojë në zbutjen e rrathëve poshtë syve dhe t’i japë fytyrës një pamje më të freskët dhe të çlodhur.

          Të kujdesesh për trupin nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por një mënyrë për të jetuar më shëndetshëm dhe me më shumë energji. Mes ritmit të përditshëm, stresit dhe mungesës së kohës për veten, aktivitetet fizike po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Një nga format më të preferuara dhe efektive për të mbajtur trupin në formë është Pilates, një kombinim perfekt mes forcës, fleksibilitetit dhe balancës. Instruktorja Linda Kalemi na tregon më shumë mbi përfitimet që sjell Pilates në jetën tonë të përditshme. Si ndihmon ky aktivitet në tonifikimin e trupit, përmirësimin e posturës dhe reduktimin e stresit? Pse po zgjidhet gjithnjë e më shumë nga vajza dhe gra të çdo moshe? Dhe si mund ta kthejmë Pilates në një stil jetese për t’u ndier më mirë me trupin dhe veten tonë.

          Lipedema apo celuliti? Shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën, por në fakt janë dy gjendje të ndryshme që prekin kryesisht gratë dhe kërkojnë qasje të veçanta në trajtim. Si mund t’i dallojmë? Cilat janë shenjat karakteristike dhe çfarë zgjidhjesh ofron estetika moderne për përmirësimin e tyre? A lidhen ato vetëm me estetikën, apo mund të ndikojnë edhe në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së personit? Gjithashtu, do të flasim për faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre dhe kur është momenti i duhur për të kërkuar ndihmën e specialistëve. Për të folur më shumë mbi këtë temë, në "Rreze Dielli" diskutojmë me estetisten Sidorela Gremi.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv