-
VIDEO
Pse nuk po ju largohet celuliti? Mësoni ku e keni problemin
Lipedema apo celuliti? Shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën, por në fakt janë dy gjendje të ndryshme që prekin kryesisht gratë dhe kërkojnë qasje të veçanta në trajtim. Si mund t’i dallojmë? Cilat janë shenjat karakteristike dhe çfarë zgjidhjesh ofron estetika moderne për përmirësimin e tyre? A lidhen ato vetëm me estetikën, apo mund të ndikojnë edhe në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së personit? Gjithashtu, do të flasim për faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre dhe kur është momenti i duhur për të kërkuar ndihmën e specialistëve. Për të folur më shumë mbi këtë temë, në "Rreze Dielli" diskutojmë me estetisten Sidorela Gremi.
-
VIDEO
Lamtumirë rrathëve poshtë syve! Maskë natyrale që funksionon vërtet
Në rubrikën "Bëje Vetë", Niki dhe Stela sjellin këshilla të thjeshta dhe natyrale për kujdesin e lëkurës. Sot ato do të fokusohen te një problem shumë i zakonshëm, rrathët poshtë syve, duke treguar si mund të përgatitet në shtëpi një maskë qetësuese me përbërës natyralë, që ndihmon në freskimin dhe zbutjen e zonës delikate të syve.
-
VIDEO
Një trup perfekt pa palestër të rëndë? Përgjigjja vjen nga Linda Kalemi
Të kujdesesh për trupin nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por një mënyrë për të jetuar më shëndetshëm dhe me më shumë energji. Mes ritmit të përditshëm, stresit dhe mungesës së kohës për veten, aktivitetet fizike po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Një nga format më të preferuara dhe efektive për të mbajtur trupin në formë është Pilates, një kombinim perfekt mes forcës, fleksibilitetit dhe balancës. Instruktorja Linda Kalemi na tregon më shumë mbi përfitimet që sjell Pilates në jetën tonë të përditshme. Si ndihmon ky aktivitet në tonifikimin e trupit, përmirësimin e posturës dhe reduktimin e stresit? Pse po zgjidhet gjithnjë e më shumë nga vajza dhe gra të çdo moshe? Dhe si mund ta kthejmë Pilates në një stil jetese për t’u ndier më mirë me trupin dhe veten tonë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 2 Qershor | 'Dorë grekët dhe serbët...' Qytetarët për protestat e Zvërnecit
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 2 qershor 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Rama u përgjigjet protestuesve se " Zvërneci është zilia e Mesdheut" te Edi, thirri mendjes e deri tek Beleri fut "pronat greke" në debatin për Zvërnecin.
-
VIDEO
Sekreti i faqeve rozë pa makeup / Ruzhi natyral që po bën namin
Në rubrikën "Bëje Vetë", Niki dhe Stela sjellin një mënyrë të thjeshtë dhe natyrale për t’i dhënë fytyrës ngjyrë dhe freski. Sot ato do të tregojnë hap pas hapi se si mund të përgatisim në shtëpi një "ruzh", ose skuqës për faqet, pa kimikate dhe me përbërës natyralë, për një pamje të bukur dhe të shëndetshme.
-
VIDEO
Erë e keqe e gojës? Ja zgjidhja natyrale me 2 përbërës që ke në shtëpi
Një frymë e freskët dhe aromë e këndshme e gojës mund të arrihen edhe me përbërës krejtësisht natyralë. Në “Bëje vetë” Niki dhe Stela tregojnë si të përgatisim në shtëpi një shpëlarës për gojën me karafil dhe kanellë, dy përbërës të njohur për vetitë e tyre freskuese dhe aromatike.
-
VIDEO
Gurabije me gjalpë pa vezë dhe pa fryrës nga zonja Albana
Gurabije me gjalpë pa vezë dhe pa fryrës
Përbërësit:
- 150 gr gjalpë i zbutur
- 80 ml vaj luledielli
- 100 gr sheqer pluhur
- 2 lugë gjelle niseshte
- 400 gr miell
Përgatitja:
Rrihni gjalpin me sheqerin pluhur derisa të bëhen krem. Shtoni vajin e lulediellit dhe përziejini mirë. Shtoni niseshtenë dhe përziejeni sërish. Hidhni miellin gradualisht derisa të formohet një brumë i butë dhe i njëtrajtshëm. Formoni gurabijet sipas dëshirës dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje. Me një pirun krijoni vijat karakteristike sipër. Piqini në furrë të parangrohur në 170°C për rreth 15–20 minuta, derisa të marrin vetëm pak ngjyrë të artë në fund. Pasi të ftohen, spërkatini me sheqer pluhur.
-
VIDEO
Sherbet me mollë nga zonja Albana
Sherbet me mollë
Përbërësit:
- 1 mollë
- 2 limona
- 6 fije kopër ose aneto
- 6 gjethe të freskëta borziloku
- 1 gotë lëng portokalli
- 2 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë çaji nenexhik
- ½ lugë çaji kopër e grirë
- 1½ gotë sheqer
- 6 gota ujë
Përgatitja:
Prisni mollën dhe limonët në kubikë, duke i lënë lëkurat. Hiqni farat dhe kalojini në blender. Shtoni koprën, borzilokun, lëngun e portokallit, mjaltin, nenexhikun dhe pjesën tjetër të përbërësve. Grijini derisa të krijohet një masë e lëmuar. Hidheni masën në një tas të thellë dhe shtoni sheqerin dhe ujin. Përziejeni derisa sheqeri të tretet plotësisht. Kullojeni përzierjen, hidhni mbetjet dhe shërbejeni të ftohtë.
-
VIDEO
Makarona me mish viçi dhe perime nga zonja Albana
Makarona me mish viçi
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 presh
- 30 gr koncentrat domateje
- 60 ml verë e kuqe e thatë
- 700 gr domate të freskëta
- 1–2 gjethe dafine
- 500 gr makarona të vogla
- Kripë, piper i zi
- Djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Thajeni mirë mishin me letër kuzhine. Në një tenxhere të thellë ngrohni vajin e ullirit dhe skuqeni mishin 3–4 minuta nga secila anë derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni qepën, karrotën, preshin dhe kaurdisini derisa të zbuten lehtë. Hidhni koncentratin e domates dhe përziejeni në fundin e tenxheres për rreth 1 minutë. Shuajeni me verën e kuqe dhe lëreni të avullojë. Shtoni domatet, dafinën, kripën, piperin dhe 1.5–2 litra ujë. Mbulojeni me kapak dhe ziejeni në zjarr të ulët për rreth 2 orë, derisa mishi të bëhet shumë i butë. Në një tigan të gjerë ngrohni rreth 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisini makaronat derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojini më pas tek mishi së bashku me 200 ml ujë të vluar. Vendoseni gatimin në furrë të parangrohur në 170°C për 30 minuta. Gjatë pjekjes përziejeni një herë me kujdes. Sapo ta nxirrni nga furra, vendosni 2–3 kuba akulli në sipërfaqe që të ndërpritet menjëherë zierja dhe makaronat e vogla të mbeten të pashpërbëra. Lëreni të pushojë 10 minuta dhe shërbejeni të ngrohtë me djathë të grirë sipër.
-
VIDEO
Gjellë vere në tigan nga zonja Albana
Gjellë vere në tigan
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 6 domate
- 2 qepë
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- 3 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
- Djathë i bardhë
Përgatitja:
Priten patëllxhanët në feta të holla. Në një tigan të madh ngrohet pak vaj ulliri dhe kavërdisen qepët derisa të zbuten. Shtohet hudhra e grirë dhe përzihet për 1 minutë. Hidhen domatet e prera në feta ose kubikë dhe lihen të ziejnë derisa të krijojnë salcë. Shtohen patëllxhanët, kripë dhe piper sipas dëshirës. Mbulohet tigani dhe gatuhen në zjarr të ulët 20–25 minuta, derisa patëllxhanët të zbuten plotësisht. Në fund shtohet majdanozi i grirë, pak vaj ulliri dhe djathë të bardhë sipas dëshirës.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 2 qershor 1996/ SHBA-të reagojnë ashpër për masakrën zgjedhore të 26 majit: Më keq se votimet e Ramiz Alisë
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Për masakrën zgjedhore të 26 majit 1996-të erdhi edhe reagimi i ashpër i SHBA-ve. Pas manipulimit të votimeve dhe dhunës së ushtruar nga pushteti i Berishës ndaj opozitës së kohës kishte nisur edhe greva e urisë e kandidatëve për deputet. Në shtypin e shkruar të datës 2 qershor 1996 pasqyrohej gjerësisht reagimi i Departamentit të Shtetit. Koha Jonë shkruan në faqe të parë : “ SHBA: zgjedhjet 96, hap prapa për demokracinë”. Ndërsa titulli kryesor në Gazetën shqiptare ishte ky : “ SHBA: Anulloni votat e parregullta”.