• VIDEO

    Rreziku nga qentë e shoqërimit. Animalistët: Ligji i dënon me gjobë, nuk funksionon!

  • VIDEO

    Rreziku nga qentë me shoqërues dhe endacakë (10 nëntor 2023)

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Nëntor 2023 – Receta / Në shtëpinë e Diola Dostit, pasionet përtej nutricionit dhe jo vetëm…

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesit e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe fshati me perime / Supë me brokoli, patate dhe lulelakër / Petulla të fshira me gjizë.

    Nutricionistja e njohur Diola Dosti hap për herë të parë dyert e shtëpisë. Një bisedë e ngrohtë për pasionet që fshihen përtej nutricionit, porositë e gjyshes, 3 vajzat dhe ‘ilaçet’ që nuk gjenden në farmaci… Diola Dosti nutricionistja me portretin e ëmbël, pas së cilit fshihet një vullnet e vendosmëri e hekurt, na lejoi të bënim një ‘udhëtim’ në familjen e saj. Një vizitë në shtëpinë e ngrohtë dhe me zhurmë fëmijësh… e në fakt mëngjesi në shtëpinë e saj nis zhurmshëm, e kjo është e kuptueshme në një familje me tre fëmijë, megjithatë mami Diola ka ditur t’ua ndajë mirë detyrat vajzave. Edhe pse në orët e vona të pasdites Diolën e gjejmë gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë dhe plot energji teksa luan me më të voglën e familjes, Gjurmën. Nutricionistja e njohur teksa na servir pijen e saj të preferuar me vitamina, na tregon sesi e nis ditën në përkujdesjen për shtëpinë dhe tre vajzat e saj. Meditimi shënon nisjen e ditës për Diolën për të vijuar më pas me angazhimet ditore profesionale. Diola na tregon dietën e saj ushqimore përgjatë ditës dhe rekomandon ushqimet që nuk duhet të mungojnë në regjimin tonë javor. Gjithashtu ajo na tregon dhe maskën e saj të preferuar për një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Teksa tregon se ka marrë shumë nga gjyshja e saj, mes emocioneve dhe lotëve lexon vargjet e Rumit që ia sugjeron çdokujt që ka humbur një person të dashur.

  • VIDEO

    Bejko: Përplasjet dhe kaosi në Kuvend për hallin e Berishës

    Skenari i Rithemelimit për të ndaluar punën e Kuvendit, doli jashtë kontrollit, kur deputetët e opozitës u përplasën mes njëri-tjetrit në Komision parlamentar.

  • VIDEO

    Diola Dosti hap dyert e shtëpisë, pasionet, 3 vajzat, porositë e gjyshes dhe ‘ilaçet’ që s’gjenden në farmaci

    Nutricionistja e njohur Diola Dosti hap për herë të parë dyert e shtëpisë. Një bisedë e ngrohtë për pasionet që fshihen përtej nutricionit, porositë e gjyshes, 3 vajzat dhe ‘ilaçet’ që nuk gjenden në farmaci…

    Diola Dosti nutricionistja me portretin e ëmbël, pas së cilit fshihet një vullnet e vendosmëri e hekurt, na lejoi të bënim një ‘udhëtim’ në familjen e saj. Një vizitë në shtëpinë e ngrohtë dhe me zhurmë fëmijësh… e në fakt mëngjesi në shtëpinë e saj nis zhurmshëm, e kjo është e kuptueshme në një familje me tre fëmijë, megjithatë mami Diola ka ditur t’ua ndajë mirë detyrat vajzave. Edhe pse në orët e vona të pasdites Diolën e gjejmë gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë dhe plot energji teksa luan me më të voglën e familjes, Gjurmën.

    Nutricionistja e njohur teksa na servir pijen e saj të preferuar me vitamina, na tregon sesi e nis ditën në përkujdesjen për shtëpinë dhe tre vajzat e saj. Meditimi shënon nisjen e ditës për Diolën për të vijuar më pas me angazhimet ditore profesionale. Diola na tregon dietën e saj ushqimore përgjatë ditës dhe rekomandon ushqimet që nuk duhet të mungojnë në regjimin tonë javor. Gjithashtu ajo na tregon dhe maskën e saj të preferuar për një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Teksa tregon se ka marrë shumë nga gjyshja e saj, mes emocioneve dhe lotëve lexon vargjet e Rumit që ia sugjeron çdokujt që ka humbur një person të dashur.    

  • VIDEO

    Pastiçe fshati me perime nga zonja Albana

    Pastiçe fshati me perime

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona
    • 200 gr brokoli
    • 200 gr lulelakër
    • 200 gr karrota
    • 300 gr spinaq
    • 50 gr djathë kaçkavall
    • Vaj ulliri

    Për kremin

    • 250 gr gjizë pa kripë
    • 400 ml qumësht
    • 50 gr kaçkavall i grirë
    • Kripë, piper i zi, trumzë

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Karrotat i presim në kubikë dhe i shtojmë në ujin ku po ziejnë makaronat. Më pas shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në boçe dhe spinaqin, i lëmë pak minuta.  I kullojmë makaronat dhe perimet dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me vaj ulliri. Në një tas përziejmë gjizën me qumështin, djathin e grirë, kripën, piperin e zi dhe trumzën. E hedhim kremin mbi makaronat me perime. E spërkasim sipërfaqen e pastiçes me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.

  • VIDEO

    Petulla të fshira me gjizë nga zonja Albana

    Petulla të fshira me gjizë    

    Përbërësit:

    Për petullat:

    • 500 gr miell
    • 3 kokrra vezë
    • 10 gr kripë
    • 100 ml qumësht
    • Ujë sa të marrë

    Për mbushjen:

    • 100 gr gjalpë
    • 300 gr gjizë
    • 100 ml vaj ulliri
    • 3 thelpinj hudhër
    • Kripë

    Përgatitja:

    Në një enë vendosim miellin me vezët, hedhim qumështin ngadalë dhe e trazojmë. Më pas shtojmë ujë derisa të realizojmë një brumë të hollë si për krepa. Për një brumë pa kokrriza, mund t'a kalojmë në sitë. Lyejmë me letër kuzhinë një tigan për krepa me gjalpë të tretur. Përgatisim petullat duke hedhur brumin aq sa është sipërfaqja e tiganit. Pas çdo petulle, lyejmë tiganin me gjalpë.  

    Në një enë vendosim pak ujë me kripë dhe lagim të gjitha petullat, më pas I vendosim në një tepsi duke hedhur në çdo rresht gjizë të përzier me hudhër të shtypur dhe vaj ulliri. Pasi kemi mbaruar me vendosjen e petullave dhe mbushjen e tyre shtojmë sipër gjalpin e tretur. I vendosim petullat e fshira në furrë për 10 minuta.

  • VIDEO

    Supë me brokoli, patate dhe lulelakër nga zonja Albana

    Supë me brokoli, patate dhe lulelakër

    Përbërësit:

    • 1 kokë brokoli
    • 1 kokë lulelakër
    • 1-2 patate mesatare
    • 1-2 karrota
    • 1 qepë të vogël
    • 1 litër ujë
    • 1 tufë kopër
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë për rreth 15 minuta. Ndërkohë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me karrotat. E shtojmë qepën dhe karrotën në tenxheren e supës ku kemi zjerë pataten. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në lule. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper, kopër dhe e lemë të ziejë për rreth 10 minuta. Supën mund t’a servirim siç është ose mund t’a kthejmë në pure.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 10 nëntor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga opozita hedh tymuese dhe bllokon me karrige foltoren e Kuvendit te pas shëndetësisë edhe uji do jepet me koncesion e deri tek Shqipërisë i nevojiten edhe dy ministri.

  • VIDEO

    Tym "i bardhë" në Parlament (9 nëntor 2023)

    I ftuar në “Frontline” në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço gazetari Poli Hoxha u shpreh se çështja e kreut të PL Ilir Meta i cili u mor dje në pyetje nga SPAK për aferën CEZ-DIA, është më e rëndë se e Sali Berishës. Referuar akuzave të Berishës ndaj SPAK që e akuzon për korrupsion në lidhje me aferën e çështjes Partizani, Hoxha tha se po vepron gabim. Sipas tij ish-kryeministrit i kanë mbetur 3 rrugë.

     
  • VIDEO

    Poli Hoxha: Çështja e Metës më e rëndë, Berisha ka vetëm tre rrugë! E fundit, azili politik

    I ftuar në “Paprotokoll” në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço gazetari Poli Hoxha u shpreh se çështja e kreut të PL Ilir Meta i cili u mor dje në pyetje nga SPAK për aferën CEZ-DIA, është më e rëndë se e Sali Berishës. Referuar akuzave të Berishës ndaj SPAK që e akuzon për korrupsion në lidhje me aferën e çështjes Partizani, Hoxha tha se po vepron gabim. Sipas tij ish-kryeministrit i kanë mbetur 3 rrugë.

     
  • VIDEO

    Pano Soko: Qëllimi i opozitës të bëjë rrëmujë, jo të gjejë zgjidhje për kërkesat! T'i çojë komisionet në Kushtetuese! Valteri: Berisha s’ka njerëz që e ndjekin në revolucionin imagjinar

    I ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv Soko tha pavarësisht se kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve janë të drejta dhe se ai i mbështet ato, nënvizon se duket sikur qëllimi i vërtetë është që të krijojë kaos dhe jo të gjejë zgjidhje.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv