• VIDEO

    Kritikoi protestat pro-Palestinës dhe përdori gjuhë raciste, shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Britanisë Braverman! Etiketoi shqiptarët si 'pushtues'

    Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman është shkarkuar. Mediat në Britani raportojnë se ajo është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës

    • VIDEO

      Supë me kunguj të njomë, karrotë dhe patate nga zonja Albana

      Supë me kunguj të njomë, karrotë dhe patate

      Përbërësit:

      • 2 kunguj
      • 1 qepë
      • 1 karrotë
      • 1 patate të madhe / 3 patate të vogla
      • 2 thelpinj hudhër
      • 3 lgj vaj ulliri
      • 1 lgj kos
      • Kripë, piper 

      Përgatitja:

      Presim perimet në kubikë dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë ujë të ngrohtë dhe e lëmë supën të ziejë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e frulojmë supën duke e kthyer në kremoze. Shtojmë një lugë kos dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.

    • VIDEO

      Byrek me spinaq, djathë dhe kos nga zonja Albana

      Byrek me spinaq, djathë dhe kos

      Përbërësit:

      Për brumin:

      • 400 gr miell
      • 1 lugë vaj
      • Ujë të vakët
      • Kripë

      Për mbushjen:

      • 400 gr spinaq
      • 150 gr djathë të bardhë
      • 200 ml kos
      • 2 lgj vaj ulliri
      • 2 vezë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Zëmë brumin me miell, kripë, vaj dhe ujë të vakët. Bëjmë katër kulaçka nga dy dyshe të hapura me vaj. Mbushjen e vendosim në mes të cilën e kemi përgatitur me spinaq, djathë të thërrmuar, kripë, piper dhe vezë. Sipër mbushjes me spinaq shtojmë kosin lugë-lugë. E vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius. Pasi byreku të jetë pjekur, e lyejmë sipërfaqen me pak kos dhe vezë dhe e lëmë në furrë dhe për pak minuta.  

    • VIDEO

      Si t’i ruajmë perimet për një kohë të gjatë në ngrirje sipas zonjës Albana

      Në kopshtin e saj, Albana tregon sesi të ruajmë perimet për një kohë të gjatë në ngrirje në frigorifer. Nuk nevojitet shumë kohë dhe për më tepër asnjë shpenzim ekstra dhe perimet tuaja të preferuara mund t’i konsumoni njësoj si të freskëta në çdo stinë të vitit.

    • VIDEO

      ‘Javë trazirash, kujdes!’ Parashikimi i horoskopit 13-19 nëntor nga Jorgo Pulla

      Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 13-19 nëntor 2023.

      Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë sa e qetë por dhe me shumë zhvillime. Është një javë ku duhet të jemi të vëmendshëm ku hedhim hapin, ndaj kujdes! Fokusi më i madh i javës është tek puna dhe ekonomia duke qenë se kemi dhe ndikimin e Hënës së re në fillimin e javës, e cila na jep mundësi për mbylljen e konflikteve dhe problemeve si dhe mundësi në nisma të reja.  

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 13 nëntor 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga SPAK sot sërish në derën e Berishës te deputetë bëhuni burra e deri tek Greqia "bllokadë" Shqipërisë për integrimin.

    • VIDEO

      Nuk i ndalon policisë! Shigjetat i vihen nga pas dhe zbulojnë çfarë fshihte në xhep drejtuesi i mjetit (12 Nëntor 2023)

      Si çdo mbrëmje, skuadrat Shigjeta ishin shpërndarë në pika kontrolli të ndryshme në Tiranë. Në një prej tyre, drejtuesi i mjetit refuzon të ndalojë edhe pse shigjetat i ngritën tabelën. I vihen menjëherë në ndjekje dhe pas disa metrash arrijnë ta ndalojnë. Shigjetat zbulojnë se drejtuesi i mjetit kishte sasi të konsiderueshme dozash të dyshuara lëndë narkotike kokainë që ishin bërë gati për t’u shpërndarë.

    • VIDEO

      Edi Rama të martën ora 21:00 në ‘Repolitix’! Kaosi në Parlament, dosja ‘Partizani’ e marrëveshja me emigrantët…! Për këto e më shumë Kryeministri përballë gazetarëve në Report Tv

      Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv. Për herë të parë do të flasë për protestat në Parlament, komisionet hetimore apo dhe për çështjen e ish-klub Partizanit.

    • VIDEO

      Gështenja 500 vjeçare në Labinot Mal

      Brenda fshatit Guri I Zi, në lagjen Rrëpej, gjendet një gështenjë 500 vjecare, si pronë e familjes Deda. E cila vec kësaj gështenje, ka edhe 200 rrënjë të tjera me gështenja

    • VIDEO

      Historia e fshatit Guri i Zi

      Xhemal Rrançi, kryetari fshatit Guri I Zi në Labinot Mal, flet për historinë e vjetër të fshatit. Një histori që vjen nga një gur I madh milionavjeçar ndanë shtratit të lumit Zaranika

    • VIDEO

      Një gështenjë 500 vjeçare në Gurin e Zi (12 nëntor 2023)

      Një udhëtim në Labinot Mal, në vendin e gështenjave dhe ndalesë në fshatin Guri I Zi. Në një prej lagjeve të fshatit, një gështenjë e vjetër 500 vjeçare, si pronë e trashëguar e familjes Deda. 50 deri 70 kilogramë për çdo gështenjë dhe të ardhura që vijnë duke u rritur nga viti në vit. Por edhe shqetësime të banorëve: mungesa e ujit të pijshëm, e autobusëve që dikur mernin fëmijët dhe I çonin në shkollë e sot, pa autobuzë, ata presin me sytë nga qielli zgjidhjen e një problemi që duhet të vijë nga pushteti vendor. Ndiqni reportazhin “Një gështenjë 500 vjeçare në Gurin e Zi” realizuar nga moderastori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

    • VIDEO

      “Hetimi do tregojë përgjegjësitë për FSHF-në dhe Egnatian”, Shyti për tragjedinë e Dwamena: Edhe UEFA e përfshirë

      Shyti thotë se vetëm hetimi do nxjerrë fajtorët e kësaj ngjarje për futbollistin, i cili nuk u lejua të lunte në Europë, por Shqipëri po.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv