Pastiçe fshati me perime
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 200 gr brokoli
- 200 gr lulelakër
- 200 gr karrota
- 300 gr spinaq
- 50 gr djathë kaçkavall
- Vaj ulliri
Për kremin
- 250 gr gjizë pa kripë
- 400 ml qumësht
- 50 gr kaçkavall i grirë
- Kripë, piper i zi, trumzë
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Karrotat i presim në kubikë dhe i shtojmë në ujin ku po ziejnë makaronat. Më pas shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në boçe dhe spinaqin, i lëmë pak minuta. I kullojmë makaronat dhe perimet dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me vaj ulliri. Në një tas përziejmë gjizën me qumështin, djathin e grirë, kripën, piperin e zi dhe trumzën. E hedhim kremin mbi makaronat me perime. E spërkasim sipërfaqen e pastiçes me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.