-
VIDEO
Himara e banuar nga ilirët 3500 vite më parë! Zbulohet tuma e tretë ilire, i përket peridhës së Hekurit
Himara është një vendbanim i hershëm, banuar nga ilirët 3500 vite më parë. Faktet historike përforcohen nga zbulimi i fundit arkeologjik. Bëhet fjalë për një varrezë, ose tume ilire që u gjet në të njëjtin vend ku u zbuluan dy tuma të tjera në 2020-ën. Disa detaje mbi kete zbulim i tregon drejtori i Monumenteve në Vlorë.
-
VIDEO
Pulë e tiganisur me domate dhe patate nga zonja Albana
Pulë e tiganisur me domate
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 1 lgj miell
- 2-3 domate
- 1 filxhan kafeje verë
- 50 gr gjalpë
- Kripë, piper i zi,
- Majdanoz i grirë hollē
- Patate të vogla sipas dëshirës
Përgatitja:
Ndajmë pulën në racione, e spërkasim mirë me miell dhe e kalojmë në tigan me pak gjalpë duke e skuqur nga të gjitha anët. Pasi mishi i pulës merr pak ngjyrë shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël. I kaurdisim për pak minuta, i shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli rregullojmë shijen me kripë, piper të zi duke hedhur dhe pak ujë. Vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet për 10-15 minuta. sipas dëshirës mund të shtojmë dhe disa patate të vogla ose mund t’i ziejmë paraprakisht dhe t’i tiganisim me pak gjalpë. Pasi pula me domate të jetë gati e shërbejmë të ngrohtë së bashku me patatet spërkatur me majdanoz.
-
VIDEO
Tavë me perime dhe kabanos special nga zonja Albana
Tavë me perime dhe kabanos special
Përbërësit:
- 3 patate
- 1 qepë
- 100 gr bishtaja
- 4-5 boçe lulelakër
- 1 patëllxhan
- 2 speca me ngjyrë
- 2 thelpinj hudhër
- Salcë domate
- Kabanos special i thatë FIX
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- Majdanoz
Përgatitja:
Presim perimet në kubikë mesatarë dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë sallamin e thatë kabanos të prerë në rondele. Pasi perimet kaurdisen mirë shtojmë pak salcë domate të holluar me ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Makarona integrale me pesto genovese nga zonja Albana
Makarona integrale me pesto Genovese
Përbërësit:
- 350 gr makarona penne integrale
- 150 gr pesto Genovese
- 100 gr djathë i grirë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Pasi makaronat kanë zier i kullojmë dhe i hedhim në një enë ku shtojmë direkt salcën pesto. E trazojmë mirë që e gjithë salca të përzihet në mënyrë homogjene. Shërbejmë makaronat penne me salcë pesto duke i spërkatur me djathë të grirë kaçkavall dhe piper të freskët.
-
VIDEO
Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, AMP nis hetimin për 4 efektivë! Policët pranojnë se kanë neglizhuar çështjen
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen për 4 efektivë i Komisariatit nr. 1, në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat "Stinët", ku në rrethana të mistershme 3-vjeçarja theu këmbën.
-
VIDEO
Ndërron jetë foshnja e braktisur në bodrumin e pallatit, ndalohet nëna 30 vjeçare! Dëshmia në polici: E fsheha shtatzaninë se jam e pamartuar
Foshnja i gjinisë mashkull, që u gjet i braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit, ndërroi jetë në Maternitetin "Koço Gliozheni". Policia ndalon 30 vjeçaren nga Pogradeci dhe merr dëshminë. Kishte fshehur shtatzaninë dhe lindja ishte kryer në kushte të papërshtatshme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 9 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Ilir Meta thirret në SPAK te zbardhet raporti i KE për Shqipërinë e deri tek qeveria fond shtesë për kompensimin e pronarëve.
-
VIDEO
Vetingu i politikanëve, Basha çon ligjin në Kuvend
Report Tv ka zbardhur projekt-ligjin që Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend për Vettingun e Politikanëve. Sipas draftit të zbuluar ekskluzivisht në Repolitix, Basha sugjeron reformim të ILDKPI-së dhe krijimin e një autoriteti, që njëjtë si vettingu në gjyqësor do të kalojë në filter pasurinë dhe lidhjet me krimin të politikanëve dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA, Romeo Kara: Sot pashë një Metë të frikësuar! Shpejt do përballet me akuzën zyrtare, rrezikon të arrestohet! Të merret si provë intervista e gruas së Kastriot Ismailajt
Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për aferën CEZ-DIA i ftuar në “Studio Live” në Report TV tha se Ilir Meta doli i frikësuar nga SPAK. Kjo sipas tregon se do të përballet me akuzat zyrtare së shpejti dhe se rrezikon edhe të arrestohet
-
VIDEO
Jetojnë në mjerim, historia e dhimbshme e Dritës: Më pikon në zemër, ku do e lë djalin (8 nëntor 2023)
Drita Çepele, nënë e dy fëmijëve në Fier, prej vitesh jeton në mjerim. Sakrificat për të rritur dy djemtë, njëri prej të cilëve me aftësi të kufizuar, kanë qenë të shumta. Asaj i është dashur të zhvendoset nga një barakë në tjetrën në Fier, por dashuria që ka për bashkëshortin, i ka dhënë forcën për të ecur përpara, ndonëse varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje. Mure me lagështirë, me tulla që lëvizin, pa dyer, me dritare që detyrohet t’i lidhë gjatë natës që të mos futet i ftohti. Këto janë kushtet me të cilat përballet çdo ditë.
-
VIDEO
Burrë e grua ia ‘mbathin’/ Familja e frikësuar: Na njoftuan të mos i kërkonim (8 nëntor 2023)
8 vite pa asnjë lajm, 2 familje me zemër të ngrirë kërkojnë ndihmën e emisionit ‘Pa Gjurmë’ për gjetjen e çiftit Gjoni, të cilët kanë humbur kontaktet nga Kanadaja. Nazmi Gjoni nga Kavaja dhe Mereme Gjoni nga Durrësi u martuan në vitin 2013, ndërsa të dy jetonin përtej kontinentit në Kanada. Ata shpeshherë ruanin kontaktet me familjen nëpërmjet letrave dhe telefonatave. Gjatë këtyre kontakteve çifti shprehej i mërzitur për shkak të largesisë. Ishte 18 prilli i vitit 2015 kur Meremja për herë të fundit ka kontaktuar me të motrën Shpresa Kuqin, me anë të rrjetit social Messenger. Gjithashtë 43-vjeçarja kishte kontaktuar edhe me të atin të cilit i kishte pohuar se për shkak të disa problemeve për disa kohë nuk do të mund të flasin. Në po atë ditë edhe 55-vjeçari Nazmi Gjoni foli për herë të fundit me të motrën Vjollca Bekën të cilës i pohoi të njëjtën gjë, se për disa kohë do të shkëpusnin kontaktet për shkak të një problemi, por pa treguar më tepër detaje. Ai do të ishte kontakti i fundit mes çiftit Gjoni dhe familjes së tyre pasi që nga ajo ditë ata nuk janë bërë më të gjallë. Por familja Gjoni përveç Nazmiut ka edhe një tjetër djalë të humbur, Sokolin. Të dy vëllezërit emigruan drejt Italisë gjatë eksodit në vitin 1990. Pasi qëndruan bashkë për 6 muaj, rrugët e tyre u ndanë kur Nazmi Gjoni u zhvendos në Kanada, ndërsa Sokoli në Gjermani, ku u martua me Enkeledën po nga Kavaja, me të cilën u bënë prindër të dy fëmijëve. Në vitin 2004 fatkeqësisht babai i tyre, Idrizi ndërroi jetë, ndërsa po në atë vit, pas 5 muajsh ata humbën edhe nënën Ikballe Gjonin, por askush nga dy vëllezërit nuk ishte prezent. 4 vite më pas në vitin 2008 Sokoli kthehet në Shqipëri, ndërsa pas një debati me të vëllanë ai largohet sërish. Sokoli u nis drejt Italisë tek e motra Vjollca Beka, në Milano ku qëndroi 1 natë. Në një gjendje të rënduar, të nesërmen ai niset sërish drejt Gjermanisë, ku më pas shkëputi çdo kontakt. Sot familjarët janë në kërkim të tyre dhe në kërkim të një të vërtete. Çfarë ndodhi me fatin e vëllezërve Gjoni?
-
VIDEO
Avokati Redi Ramaj: Nëse ka avancime hetimesh të Metës në aferën CEZ-DIA, mund t’i komunikohet akuza
Avokati Redi Ramaj i ftuar në “Studio Live” në Report Tv u shpreh se nëse ka avancime në hetimet për kreun e PL Ilir Meta në aferën e CEZ-DIA dhe nëse konkludohet se ka elementë të veprës penale do t’i komunikohet akuza.