• VIDEO

    Propozimi i Mediut për zgjidhjen e krizës brenda opozitës: Të krijohet ‘federata opozitare’ me në krye një grup deputetësh dhe të krijojmë kontakte me ndërkombëtarët

    Deputeti dhe kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu ka hedhur tezën e krijimit të një ‘federate opozitare’ ku të përfshihen të gjitha partitë politike të opozitës në vend. I ftuar në studion e Kontrast me gazetarin Denis Minga në Repot TV, duke folur për një alternativë të mundshme për të zgjidhur krizën e opozitës, Mediu tha se kjo ‘federatë opozitare’ duhet të kryesohet nga një grup deputetësh të cilët gëzojnë mirëbesimin e të gjithëve.

     
  • VIDEO

    Parlamenti në kaos, a do të bëhet edhe më keq? (13 nëntor 2023)

  • VIDEO

    Dëshmitarët për tragjedinë e Gërdecit, Mediu: Treguan se nuk ka asgjë që më fajëson! Nuk isha unë përgjegjës për vendosjen e barutit

    I ftuar në Kontrast, me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Mediu u shpreh se nuk ka asgjë që e fajëson atë për tragjedinë e ndodhur në kohën kur ishte ministër i Mbrojtjes, duke shtuar se procesi ndaj tij është i padrejtë.

  • VIDEO

    Pezullohet ‘2 shtatori’ i Bashës/ Kthupi: Vendimi, s'pengon funksionimin e PD-së! Luan Baçi përjashton 'logon e re' në Kuvendin e 2 dhjetorit: S'kemi pse

    Deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në themel, asaj që ndodhet në Gjykatën e Lartë dhe që lidhet me pronësinë e vulës së partisë, ndryshimet statutore nga palët nuk mund të regjistrohen në Gjykatën Civile të Tiranës. 

  • VIDEO

    E braktisi shtatzënë,pas 4 vitesh e rikërkon/Kërcimtarja:Ke nuse në shtëpi,dua vetëm… (13 nëntor 2023)

    Kristina Gegolli 33-vjeçarja nga qyteti i Korçës u dashurua me një burrë nga Maqedonia e Veriut, një dashuri që do të kthehej në makth për të dhe vonë do kuptonte që kishte qenë vetëm një mashtrim. Historia e saj e ka zanafillën në vitin 2016, kur ajo u shpërngul në Maqedoninë e Veriut për shkak të vërshtërsive ekonomike dhe fillon punë si kërcimtare në një lokal nate. Aty Kristina njihet me 32-vjeçarin Bujamin Ademin, ku dhe pastaj fillojnë një raport dashurie. Ata fillojnë të bashkjetojnë së bashku në një shtëpi me qira dhe Bujamin emigronte shpesh drejt shtetit gjerman për të punuar. Pas dy viteve bashkëjetese Kristina mëson se ishte në pritje të ëmbël, ndaj e lumtur këtë lajm ia komunikon Bujaminit. Reagimi nuk ishte ajo që priste, pasi ai i kërkoi ta abortonte fëmijën, por Kristina vendosi ta sjellë në jetë djalin. Bujamini nuk ia njohu kurrë atësinë dhe Kristina më vonë kuptoi të vertëtetën. Të vërtetën që trondiste themelet e marrdhënies së tyre. Bujamini ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Kristina mësoi se burri që dashuroi e kishte gënjyer dhe e gjitha ishte një mashtrim.

  • VIDEO

    Vdekja tragjike e Dwamena-s, Met’hasani për Report Tv: FSHF mund ta shmangte

    Gazetari Dëfrim Met’Hasani thotë për emisionin "Përballje" në Report TV se tragjedia e Dwamenas mund të ishte shmangur nëse në rregulloren e FSHF lojtarë me të tillë probleme nuk do lejoheshin të merrnin pjesë, ashtu siç është në disa vende të ndryshme.

  • VIDEO

    Basha kërkoi njohje të statutit të Kuvendi të 2 shtatorit, Gjykata pezullon procesin derisa të vendoset ‘vula’

    Gjykata e Tiranës vendos pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e palës tjetër, të përfaqësuar nga Bardhi. Juristët e PD zyrtare thanë se janë gati për çështjen në themel kurdo të përcaktohet data.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Nëntor 2023 – Receta / Horoskopi javor / Historia e veçantë e fermerit / Benefitet e bananes

      Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije për teleshikuesit e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me spinaq, djathë dhe kos / Supë me kunguj të njomë dhe patate. Gjithashtu nga oborri i saj, Albana tregoi një mënyrë shumë praktike sesi mund të ruajmë perimet për një kohë të gjatë në ngrirje.

      Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 13-19 nëntor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë sa e qetë por dhe me shumë zhvillime. Është një javë ku duhet të jemi të vëmendshëm ku hedhim hapin, ndaj kujdes! Fokusi më i madh i javës është tek puna dhe ekonomia duke qenë se kemi dhe ndikimin e Hënës së re në fillimin e javës, e cila na jep mundësi për mbylljen e konflikteve dhe problemeve si dhe mundësi në nisma të reja.

      Me kameran e “Rreze Dielli” kemi shkuar në Lushnje, në oborrin e Përparim Agaçit. Nëse në pjesën më të madhe të oborreve në shtëpitë tona shikojmë të mbjella lule, në oborrin e Përparimit gjejmë në të gjithë sipërfaqen e tij pemë frutore të bananes, madje ai është i pari që ka mbjellë rrënjën e parë të pemës së bananes, këtij fruti ekzotik në vendin tonë. Ai na rrëfen se fillimi ishte i vështirë, iu desh një vit i plotë për të marrë frutet e para, aroma e bananeve të kopshtit të tij është e mrekullueshme dhe ndryshon shumë nga aroma dhe shija e bananeve që blejmë në treg. Përparim Agaçi teksa thotë se përkujdesja për rritjen e pemëve të bananes është e madhe, na rrëfen ndër të tjera se lulet që mbijnë rreth gjetheve të bananes i kanë shpëtuar jetën duke e ndihmuar në një problem të rëndë shëndetësor, pasi në kockat e tij kishte prezencë të metaleve dhe konkretisht të dioksidit të plumbit. Ishte pikërisht specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, pas shumë analizave dhe konsultimeve të ndryshme që i rekomandoi përdorimin e çajit dhe vajit të luleve të bananes dhe sot Përparimi gëzon shëndet të plotë.

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në vlerat ushqyese që kanë bananet. Vitaminat dhe mineralet prezente në këtë frut janë shumë efektive në trajtimin e shumë problematikave shëndetësore. Por përveç këtyre vlerave të mrekullueshme banania dhe lëkura e saj është shumë e mirë dhe për maska të ndryshme në fushën e kozmetikës dhe dermatologjisë. Bananet përmbajnë acid galik, katekinë, taninë, flavonoide, vitamina A, E, C, B, B2, B6 dhe shumë minerale si kalium, fosfor, natrium, magnez dhe triptofan, këto dy të fundit stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe dopaninës. Gjithashtu dhe lëkura e bananes përmban amina biogjene si serotonina dhe dopamina. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, realizoi dhe disa receta smothi me banane kombinuar me fruta e perime për trajtimin e disa sëmundjeve dhe problematikave shëndetësore si fuqizimi i zemrës, tiroideve, problemeve me kostipacionin, djegien në stomak, etj.

    • VIDEO

      Vdekja e futbollistit në fushë. Methasani -Prodani: Fshf të ndryshoje rregulloren!

    • VIDEO

      Tragjedia në fushë, hetim për vdekjen e Dwamena-s (13 nëntor 2023)

      Raphael Dwamena, kapiteni i Egnatias mbylli sytë në orën 13:55 të se shtunës, 11 nëntor 2023, në stadiumin e Rrogozhinës do të varroset në Gana.

      • VIDEO

        Bananet, vlerat ushqyese dhe përfitimet inteligjente për probleme shëndetësore / Ylli Merja këshillon…

        Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në vlerat ushqyese që kanë bananet. Vitaminat dhe mineralet prezente në këtë frut janë shumë efektive në trajtimin e shumë problematikave shëndetësore. Por përveç këtyre vlerave të mrekullueshme banania dhe lëkura e saj është shumë e mirë dhe për maska të ndryshme në fushën e kozmetikës dhe dermatologjisë. Bananet përmbajnë acid galik, katekinë, taninë, flavonoide, vitamina A, E, C, B, B2, B6 dhe shumë minerale si kalium, fosfor, natrium, magnez dhe triptofan, këto dy të fundit stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe dopaninës. Gjithashtu dhe lëkura e bananes përmban amina biogjene si serotonina dhe dopamina.

        Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, realizoi dhe disa receta smothi me banane kombinuar me fruta e perime për trajtimin e disa sëmundjeve dhe problematikave shëndetësore si fuqizimi i zemrës, tiroideve, problemeve me kostipacionin, djegien në stomak, etj.

      • VIDEO

        Një oborr në Lushnje plot me pemë të bananes, historia e veçantë e fermerit Përparim Agaçi

        Me kameran e ‘Rreze Dielli’ kemi shkuar në Lushnje, në oborrin e Përparim Agaçit. Nëse në pjesën më të madhe të oborreve në shtëpitë tona shikojmë të mbjella lule, në oborrin e Përparimit gjejmë në të gjithë sipërfaqen e tij pemë frutore të bananes, madje ai është i pari që ka mbjellë rrënjën e parë të pemës së bananes, këtij fruti ekzotik në vendin tonë. Ai na rrëfen se fillimi ishte i vështirë, iu desh një vit i plotë për të marrë frutet e para, aroma e bananeve të kopshtit të tij është e mrekullueshme dhe ndryshon shumë nga aroma dhe shija e bananeve që blejmë në treg.  

        Përparim Agaçi teksa thotë se përkujdesja për rritjen e pemëve të bananes është e madhe, ai zgjohet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të pastruar lulet e bananes, na rrëfen ndër të tjera se lulet që mbijnë rreth gjetheve të bananes i kanë shpëtuar jetën duke e ndihmuar në një problem të rëndë shëndetësor, pasi në kockat e tij kishte prezencë të metaleve dhe konkretisht të dioksidit të plumbit. Ishte pikërisht specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, pas shumë analizave dhe konsultimeve të ndryshme që i rekomandoi përdorimin e çajit dhe vajit të luleve të bananes dhe sot Përparimi gëzon shëndet të plotë.    

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv