-
VIDEO
Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Avokati: Shenjë e keqe për qytetarët që duan drejtësi, e çuditshme shpejtësia e marrjes së vendimit! Gjyli: Kryebashkiaku po pengohet të kryejë detyrën
Për pedagogen Gjyli, vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë do të thotë vijim i procesit për të penguar Erion Veliajn për të kryerë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës. Nga ana tjetër, avokati Reçi theksoi se ky vendim është një shenjë e keqe për qytetarët që kërkojnë drejtësi. Ai shtoi se Gjykata e Lartë është në shinat e paligjshmërisë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Maj 2026 – Receta / ‘Brezi fantastik’, udhërrëfyes për fëmijët/ Rrëfimi i ndjerë i shkrimtares
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petulla me maja / Kimë me qepë dhe vezë / Omletë me djathë në furrë.
Në Rreze Dielli ndalemi me Loreta Berhamin, tek një libër që po ngre debat në mbarë botën, një libër që flet për fëmijët tanë, adoleshentët, ekranet, ankthin dhe mënyrën si po ndryshon brezi i ri. “Brezi Fantastik”, nga Jonathan Haidt dhe Catherine Price, sjell një analizë të fortë mbi ndikimin që teknologjia, rrjetet sociale dhe jeta virtuale kanë në zhvillimin emocional, psikologjik dhe social të të rinjve. Autorët ngrenë pyetje të rëndësishme: A po rritim një brez më të lidhur apo më të vetmuar? Pse ankthi, depresioni dhe pasiguria po shtohen te të rinjtë? Çfarë roli kanë prindërit, shkolla dhe shoqëria në këtë realitet të ri? Është një temë që prek çdo familje sot, sepse teknologjia nuk është më vetëm mjet komunikimi, ajo po formëson mënyrën si mendojmë, si dashurojmë, si krijojmë miqësi dhe si ndërtojmë identitetin tonë.
Manushaqe Ismaili, shkrimtarja dhe studiuesja e përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, po organizon Kongresin e Dytë të Gjuhës, Historisë dhe Kulturës Shqiptare, një aktivitet me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e identitetit tonë kombëtar. Me pasionin e saj për letërsinë, historinë dhe trashëgiminë shqiptare, ajo bëri thirrje që këtij kongresi t’i bashkohen intelektualë, studiues, pedagogë, artistë dhe dashamirës të kulturës në një platformë të përbashkët diskutimi dhe reflektimi mbi gjuhën shqipe, rrënjët tona historike dhe sfidat kulturore të kohës moderne. Zonja Manushaqe rrëfeu gjithashtu në “Rreze Dielli” rreth jetës së saj, sesi tërmeti i fshiu 12 librat e pabotuara, apo vështirësitë e jetës pa shtëpi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 28 Maj| Zgjedhjet e ’96, qytetari: Rezultatet merreshin me shkopinj gome
-
VIDEO
Veliaj në arrest shtëpie? Avokati: Nëse masa ndryshon, nis beteja për detyrën! Burgu pengesa...
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
‘Ia dogjën bursën çupës’ / Rrëfimi i ndjerë i shkrimtares: Tërmeti më fshiu 12 libra të pabotuara
Manushaqe Ismaili, shkrimtarja dhe studiuesja e përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, po organizon Kongresin e Dytë të Gjuhës, Historisë dhe Kulturës Shqiptare, një aktivitet me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e identitetit tonë kombëtar. Me pasionin e saj për letërsinë, historinë dhe trashëgiminë shqiptare, ajo bëri thirrje që këtij kongresi t’i bashkohen intelektualë, studiues, pedagogë, artistë dhe dashamirës të kulturës në një platformë të përbashkët diskutimi dhe reflektimi mbi gjuhën shqipe, rrënjët tona historike dhe sfidat kulturore të kohës moderne. Zonja Manushaqe rrëfeu gjithashtu në “Rreze Dielli” rreth jetës së saj, sesi tërmeti i fshiu 12 librat e pabotuara, apo vështirësitë e jetës pa shtëpi.
-
VIDEO
Ja si të shpëtoni fëmijët nga magjistarët e teknologjisë!
Në Rreze Dielli ndalemi me Loreta Berhamin, tek një libër që po ngre debat në mbarë botën, një libër që flet për fëmijët tanë, adoleshentët, ekranet, ankthin dhe mënyrën si po ndryshon brezi i ri. “Brezi Fantastik”, nga Jonathan Haidt dhe Catherine Price, sjell një analizë të fortë mbi ndikimin që teknologjia, rrjetet sociale dhe jeta virtuale kanë në zhvillimin emocional, psikologjik dhe social të të rinjve. Autorët ngrenë pyetje të rëndësishme: A po rritim një brez më të lidhur apo më të vetmuar? Pse ankthi, depresioni dhe pasiguria po shtohen te të rinjtë? Çfarë roli kanë prindërit, shkolla dhe shoqëria në këtë realitet të ri? Është një temë që prek çdo familje sot, sepse teknologjia nuk është më vetëm mjet komunikimi, ajo po formëson mënyrën si mendojmë, si dashurojmë, si krijojmë miqësi dhe si ndërtojmë identitetin tonë.
-
VIDEO
Kimë me qepë, domate dhe vezë nga zonja Albana
Kimë me qepë, domate dhe vezë
Përbërësit:
- 1 kg qepë të thata
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 2 domate / 1 lgj salcë
- 1 gjethe dafine
- 4–5 vezë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qepët priten hollë në formë rrathësh dhe kaurdisen në zjarr të ngadaltë me kapak, derisa të zbuten mirë. Më pas shtohen domatet ose salca, kripa, piperi i zi, dafina dhe pak ujë. Lihen të ziejnë derisa qepët të treten dhe masa të mbetet me pak lëng. Përzierja hidhet në një tavë. Vezët shtohen sipër në rreshta, me largësi 4–5 cm nga njëra-tjetra. Sipër hidhet pak kripë dhe piper i zi dhe futet në furrë derisa të mpikset e bardha e vezëve.
-
VIDEO
Petulla në 5 minuta me maja nga zonja Albana
Petulla me maja
Përbërësit:
- 3 filxhanë çaji miell
- 1 lugë çaji maja
- Pak kripë
- Ujë i vakët
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një enë hedhim ujin e vakët, majanë dhe pak kripë. Shtojmë miellin gradualisht derisa të krijohet një brumë më i butë se ai i byrekut. E mbulojmë dhe e lëmë në vend të ngrohtë derisa të vijë. Më pas e përziejmë lehtë dhe e lëmë të vijë përsëri. Në një tigan ose tenxhere të thellë nxehim vajin. Me duar të lagura ose me lugë marrim nga brumi dhe i skuqim petullat derisa të marrin ngjyrë të artë. Shërbehen të ngrohta pudrosur me sheqer, mjaltë ose reçel.
-
VIDEO
Omletë me djathë në furrë nga zonja Albana
Omletë me djathë në furrë
Përbërësit:
- 6 vezë
- 300 gr djathë i grirë i fortë
- 100 gr djathë mocarela
- Vaj për spërkatje
Përgatitja:
Në një tavë shtrojmë letër pjekje, vendosim vezët, shtrojmë një sipërfaqe me djathë të grirë kaçkavall të fortë dhe më pas djathin mocarela përsipër. E spërkasim me vaj ulliri dhe e vendosim në furrë për 20 minuta në 180 gradë.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat për masakrën zgjedhore të 26 majit/ Opozita tërhiqet prej manipulimeve e dhunës së urdhëruar nga Berisha dhe bën thirrje: Të gjithë në shesh
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996-të janë një nga njollat e zeza në historinë post komuniste të Shqipërisë. Ato janë cilësuar si një masakër zgjedhore me manipulime nga PD që ishte në pushtet dhe të shoqëruara me dhunë dhe terror nga policia e SHIK-u ndaj komisionerëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Më 28 maj të atij viti Gazeta Shqiptare shkruan : Sfida për votën, PD: Fituam 65% e opozita tërhiqet” duke pasqyruar edhe me detaje thirrjen e liderëve të opozitës për protestë në sheshin Skënderbej. Ndërsa në Koha Jonë titulli kryesor ishte : “ Opozita bën thirrje: “Sot në sheshin Skënderbej” dhe kujton që Presidenti Berisha vetshpall fitoren.
-
VIDEO
Paralajmërimi/ 'Konflikti SHBA-Iran do zgjasë, palët kanë ngecur', Laçi:Trump do fitoren në tavolinë
Marlind Laçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në “Shtypi i Ditës dhe Ju”, komentoi përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, rolin e Donald Trump në Lindjen e Mesme, si edhe zhvillimet politike në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 28 maj 2026
Titujt e gazetave për sot, nga "Gogoli" gjerman dhe fabula e re pas IBAR-it te Salianji nesër takim me demokratët në Tiranë e deri tek bileta e urbanëve nga 40 në 70 lekë?