• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Repolitix' |'Berisha vrau gazetarë në ’96-ën!' Pamje të rralla dhe dëshmi tronditëse: Saliu edhe sot do gjak!

     

    30 vite pas masakrës zgjedhore të 26 majit 1996, emisioni “Repolitix” në Report Tv solli dëshmi të forta mbi dhunën dhe terrorin që u ushtrua ndaj opozitës socialiste me urdhër të Sali Berishës. Ish-deputeti Petro Koçi, Plator Nesturi dhe Blendi Gonxhja rrëfyen se si policia dhe SHIK-u i kohës përdoreshin për të frikësuar dhe dhunuar kundërshtarët politikë.

  • VIDEO

    ‘Hëngra shkopinj kokës’- Dëshmia rrëqethëse e Nesturit: Si i grabiti me dhunë Berisha zgjedhjet në 1996 dhe episodi që na ndodhi me Sekretarin e Partisë Socialiste Europiane

    Plator Nesturi, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjeve të vitit 1996, kur pushteti i kohës i ish-Presidentit Sali Berisha përdori çdo formë dhune për të vijuar qeverisjen e vendit, ka rrëfyer se kërcënimet dhe presionet e njerëzve të PD-së asokohe nuk ndaleshin as para një eurodeputeti, që ishte edhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Europiane.

    • VIDEO

      Si Berisha dhunoi opozitën në ’96-ën/ Gonxhe: Plagë që ka zënë kore, por shenja mbetet! Atë që na bëri regjimi i Saliut, s’na i bëri komunizmi

      Sipas Gonxhes, dhuna nuk ishte vetëm fizike, por edhe morale dhe publike. Ai tha se protestuesit tërhiqeshin nga makinat, goditeshin me shufra dhe dërgoheshin në komisariate.

    • VIDEO

      Masakra zgjedhore e 26 majit 1996/ Petro Koçi: U derdh gjak nga regjimi fashist i Berishës, Kiço Londo u rrëmbye dhe u dhunua me shishe uji! Komisionerin e çuan në pyllin e Semanit

      Gjak i derdhur dhe dhunë ndaj aktivistëve socialistë dhe qytetarëve të thjeshtë. Kështu e përshkroi ish-deputeti Petro Koçi masakrën zgjedhore të 26 majit 1996, ku pushteti i ish-Presidentit Sali Berisha përdori çdo metodë për të garantuar vijimin e qeverisjes së vendit.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Frontline Interview' | Lirohet Erion Veliaj? Debati në studio: Arrest shtëpie apo në Bashki? EMRAT që e kallëzuan në SPAK

       

      Teksa dënoi nisjen e procesit ndaj Veliajt nga kallëzimet e 2 personazheve inekzistentë, Nesti Angoni dhe Nasta Pëllumbi, juristi Romeo Kara kërkoi hetimin e kryebashkiakut nën një masë më të lehtë sigurie. Nga ana tjetër, ish-prokurori Karanxha deklaroi se Veliaj po kufizohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut të Tiranës.

    • VIDEO

      Nga masakra zgjedhore e 26 majit tek reforma në drejtësi, Ngjela flet për Report TV: Sali Berisha bëri marrëzi, tani po fundos veten me sulmet kundër SPAK

       

      Avokati Spartak Ngjela e cilësoi 26 majin e vitit 1996 si manipulimin më të madh zgjedhor në historinë e Shqipërisë, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për deformim brutal të votës dhe grabitje të kutive të votimit. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Ngjela deklaroi se masakra zgjedhore e asaj kohe ishte edhe fillimi i rënies politike të Berishës, pavarësisht se pas zgjedhjeve arriti të siguronte 131 mandate në Parlament.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm

       

      Prej datës 23 maj, familja Sula jeton mes ankthit dhe pasigurisë për fatin e 60-vjeçarit Surja Sula, baba i tre fëmijëve, i cili u largua nga banesa për të shitur fruta-perime në Tiranë dhe nuk u kthye më. Në studion e emisionit Pa Gjurmë, vëllai i tij, Pëllumb Sula, rrëfen momentet e fundit para zhdukjes dhe apelon për ndihmë nga qytetarët.Sipas familjarëve, 60-vjeçari vuante prej muajsh nga probleme shëndetësore dhe dyshohet se mund të ketë humbur orientimin. Informacionet e fundit e kanë lokalizuar fillimisht në zonën e Pezës, ndërsa më pas dyshohet se është parë edhe në Kamëz dhe Durrës. Familja kërkon ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë ose të ketë informacion për Surja Sulën.

    • VIDEO

      Deputeti Muçi zbulon kërcënimet për Rrjollin: Nuk korruptohem! Tregon planin për zgjedhjet e 2027

       

      Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

    • VIDEO

      Zgjedhjet pa garë në PD/ Deputeti Muçi: Hap drejt delegjitimimit të plotë të kësaj force politike! Berisha është patericë e Edi Ramës

      Për deputetin Redi Muçi, zgjedhjet me 1 kandidat për kreun e PD-së, ishin hapi i fundit drejt delegjitimimit të plotë të kësaj force politike. Teksa e quajti Berishën 'patericë' të kryeministrit Rama, Muçi tha se dy forcat kryesore politike mbajnë në këmbë një ngrehinë politiko-oligarkike në Shqipëri.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Maj 2026 – Receta / Trupi ‘flet’ para sëmundjeve, shenjat që s’duhen neglizhuar / Qershitë, jo vetëm frut

        Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Çorbë me të brendshme qengji dhe perime / Sallatë me panxhar dhe lakër të kuqe / Hallvë me miell misri.

        Shpesh trupi ynë flet shumë përpara se një sëmundje të diagnostikohet. Një lodhje që zgjat, pagjumësia, ndryshimet e humorit, djersitja natën, rrahjet e forta të zemrës apo edhe dëshirat e papritura për ushqime të caktuara, janë sinjale që ne i konsiderojmë normale, stres apo thjesht kalimtare. Por në shumë raste, ato janë mënyra se si organizmi përpiqet të na paralajmërojë se diçka nuk po shkon siç duhet. Në ritmin e shpejtë të jetës moderne, njerëzit po humbin gjithnjë e më shumë aftësinë për të dëgjuar trupin e tyre. Ne mësohemi të heshtim simptomat me kafe, ilaçe, stres apo mungesë kohe, pa kuptuar se trupi nuk gabon kurrë kur jep sinjale. Por a i jep trupi të njëjtat shenja tek gratë dhe burrat për të njëjtën sëmundje? Pse disa simptoma shfaqen vetëm gjatë natës? Dhe cilat janë ato shenja të çuditshme e të nënvlerësuara që mund të lidhen me probleme hormonale, mungesa vitaminash, inflamacion apo edhe sëmundje më serioze? Për të folur më shumë mbi këtë temë kaq të rëndësishme për shëndetin dhe ndërgjegjësimin tonë, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, me të cilin do të kuptojmë më mirë gjuhën që përdor trupi për të na paralajmëruar.

        Qershitë nuk janë vetëm një nga frutat më të dashura të verës, por edhe një ‘ilaç’ natyral që natyra na e sjell pikërisht në momentin kur organizmi ka më shumë nevojë për energji, pastrim dhe rigjenerim. Muaji qershor konsiderohet edhe muaji i qershive, dhe përtej shijes së tyre të ëmbël, këto fruta të vogla fshehin vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe kuruese. Të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale, qershitë ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, përmirësimin e gjumit, pastrimin e organizmit dhe mbrojtjen e zemrës. Por a janë të dobishme për të gjithë? Sa qershi duhet të konsumojmë në ditë? Dhe cilat janë gabimet që bëjmë më shpesh në konsumimin e tyre? Për të folur më shumë mbi përfitimet e qershive dhe ndikimin që ato kanë në shëndetin tonë, flasim me nutricionistin Altin Joka, me të cilin do të zbulojmë pse ky frut konsiderohet një superushqim natyral i stinës.

      • VIDEO

        Debati për të ardhmen e PD-së në Report TV, Mustafaj kërkon reformim të partisë: Të tkurret para se të zgjerohet! Caca: Berisha nuk po garon për të ardhur në pushtet

         Ndërsa Andi Mustafaj mbrojti idenë se PD ka nevojë për reformim, profesionalizim dhe më shumë reagim nga vetë demokratët, avokati Përparim Caca ngriti shqetësimin se partia nuk po prodhon më garë reale dhe alternativë për pushtet

      • VIDEO

        Altin Joka: Qershitë janë ilaç, bëjnë mrekulli për trupin!

        Qershitë nuk janë vetëm një nga frutat më të dashura të verës, por edhe një ‘ilaç’ natyral që natyra na e sjell pikërisht në momentin kur organizmi ka më shumë nevojë për energji, pastrim dhe rigjenerim. Muaji qershor konsiderohet edhe muaji i qershive, dhe përtej shijes së tyre të ëmbël, këto fruta të vogla fshehin vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe kuruese. Të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale, qershitë ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, përmirësimin e gjumit, pastrimin e organizmit dhe mbrojtjen e zemrës. Por a janë të dobishme për të gjithë? Sa qershi duhet të konsumojmë në ditë? Dhe cilat janë gabimet që bëjmë më shpesh në konsumimin e tyre? Për të folur më shumë mbi përfitimet e qershive dhe ndikimin që ato kanë në shëndetin tonë, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, me të cilin do të zbulojmë pse ky frut konsiderohet një superushqim natyral i stinës.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv