-
VIDEO
Çmimet e larta të ndërtesave në vend, debate në Repolitix, Gjediku: 40% blihet nga të huajt! Meçe: S’ka çmime 4 mijë € m2, ndodh vetëm në katet e para! Shtjefki: 8 mijë prona janë blerë nga serbë
Përplasja e kryeministrit Rama me ndërtuesit për çmimet e referencës dhe taksës 3% për shërbimet sociale ka qenë tematika e sotme në emisionin Repolitix, nga gazetari i Report Tv Denis Minga.
-
VIDEO
Dikur mësues, sot eksploron natyrën, njihuni me shkodranin që "rilindi" pas pensionit
-
VIDEO
Çfarë fshihet në Shkodër? 75-vjeçari alpinist bën thirrje në 'Një nga ne': Të bëhen gërmime
Aleks Dushi, shkodrani që ‘rilindi’ pas pensionit, rrëfeu për emisionin “Një nga ne” historinë e Kishës së Shirqit dhe jo vetëm.
-
VIDEO
Si qëndron e vërteta e Pusit te Fatimes? Aleks Dushi rrëfen historinë e padëgjuar në 'Një nga ne'
Gjatë eksplorimit të tij, Aleks Dushi rrëfen histori të padëgjuara më parë në emisionin “Një nga ne”.
-
VIDEO
Informaliteti në turizëm, Çoçoli: 7.2 mln turistë kanë fjetur në 35 mijë dhoma të paregjistruara! Buxhetit i mungojnë 53.5 mln €
Qeveria po parashikon të ndërmarrë disa nisma ligjore për të luftuar informalitetin në turizëm. Eksperti Fatos Çoçoli u shpreh në Studio Live me Arbër Hitaj në Report Tv se 35 mijë dhoma janë të paregjistruara
-
VIDEO
Pusi i Fatimes dhe thesaret e fshehura të Shkodrës, 75-vjeçari eksplorues rrëfen të pathënat në 'Një nga ne': Ja çfarë më tha një banor (4 tetor 2023)
Pasioni për historinë dhe arkeologjinë e ka shtyrë drejt një rutine, që nuk ngjason aspak me atë të bashkëmoshatarëve të tij
-
VIDEO
Historia dhe fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit, Agim Çeta! E bija kërkoi ndihmë në “Pa Gjurmë”
82-vjeçari Agim Çeta, i cili u denoncua i humbur në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv nga e bija është gjetur dje pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë.
-
VIDEO
Lufta në PD/ Duka: Berisha të krijojë parti të re, bashkë me Bashën të bëjnë një hap anash! Lita: Opozita s’frymëzon, nuk nxjerr njerëz të votime
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, duke folur për aksionin opozitar dhe bashkimin e deputetëve të grupimit Bardhi-Berisha, Duka tha se opozita duhet të rakordojë veprimet e saj. Madje shtoi Duka, grupimit duhet tu bashkohet edhe Lulzim Basha. Sipas Dukës, duhet të bëhen dy formacione politike, që të bëhen më pas bashkë në zgjedhjet parlamentare të 2025
-
VIDEO
4 ditë pa kujtesë në Dajt, gjendet i pajetë ish-trajneri i futbollit/E bija:Vdiq për një gotë ujë (4 tetor 2023)
82 vjeçari Agim Çeta i cili u denoncua i humbur në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv nga e bija është gjetur dje pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë. Ai kishte katër ditë që kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më. Stafi i emisioni “Pa gjurmë’ u angazhua për të gjetur vendndodhjen e tij pasi e bija mëngjesin e datës 30 shtator u shfaq në dyert e Report Tv për të kërkuar ndihmë. ‘Jam sërish në Report Tv, me shpresën që sot do ta gjej babin tim’ Ish tranjeri i futbollit Agim Çeta, kishte 4 ditë që rezultonte i humbur. Telefonatat në studio live nisën të sillnin informacionet e para. Një pjesë e redaksisë u instalua në Linzë, atje ku ai ishte parë për herë të fundit, atje ku edhe kërkimet kishin vazhduar pa ndërprerje prej 24-orëve nga familjarë, miq dhe shokë të familjes Çeta. I moshuari vuante nga skleroza dhe çdo minutë që kalonte mund të ishte fatale Në një lidhje direkte familjarët njoftuan se kishin arritur të gjenin e më pas erdhi dhe konfirmimi i vajzës. ‘Po është babai im, po po ai është. Rrobat janë të tijat’- konfirmoi vajza nga studio edhe pse askush nuk e kuptoi atë moment në ishte gjallë apo i vdekur? Në këto kushte, moderatorja Odeta Dume u detyrua të ndërpriste emisionin duke kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare dhe të policisë së Shtetit. PAS TRANSMETIMIT TË DATËS 3 TETOR Fatkeqësisht ato pak sekonda shprese dhe lumturie, do të zëvëndësoheshin me trishtim dhe dhimbje për familjen Çeta. I pari që iu afrua trupit ishte dhëndri Artan Xhaja. I moshuari kishte disa orë që kishte ndërruar jetë. Më pas mbërriti dhe policia dhe ndihma e shpejtë të cilët nuk u ngeli veçse të kryenin procedurat ligjore. Më pas trupi i pajetë i të moshuarit u përcoll në morgun e Tiranës ndërsa nuk u kostatua asnjë shenjë dhune, veçse njëra këmbë ishte gërvishur dhe pizhamet që mbante ishin grisur, që të lë të dyshosh se 82-vjeçari mund të ketë rrëshkitur, dhe sfilitur nga lodhja nuk ka mundur të dalë nga ai shteg i ngushtë ku u gjet i pajetë. “Nuk e ndihmuan askush se menduan se ishte i çmendur. I ka shkuar tek dera e kanë parë por kanë larguar dhe i kanë mbyllur derën. Kjo është për të ardhur keq. Babai im nuk ishte i çmendur, ishte i sëmurë. Po unë nuk do bëhem plakë. Këta njerëz duhet ti mbrojmë. Kush i gjen le të telefonojë në polici, sepse ndihmon familjen” tha sot e bija me lot në sy. 4 ditë endje nepër rrugët e Linzës ishin shumë për një të moshuar… 4 ditë pa kujtesë, pa bukë, pa ujë … 4 ditë pa ndihmë… Një banor i zonës dëshmoi– “Menduam se ishte me probleme mendore ndaj nuk i folëm fare’ Por, 4 ditë indiferencë janë shumë për një komunitet…. Ngushëlllime familjes Çeta!
-
VIDEO
Aktivistja Sevim Arbana 'kthehet pas' në ‘Esencë’: Kam abortuar në moshën 39-vjeçare!
E ftuar në emisionin ‘Esencë’ në Report Tv të moderuar nga Eljan Tanini, aktivistja Sevim Arbana foli hapur për abortin që ajo ka bërë përpara se regjimi monist të binte në Shqipëri. Ku e kreu abortin, si ishte gjendja e saj në atë çast, shpëtimi nga vdekja etj… Jetë për të cilën ajo nuk ka aspak nostalgji e që nuk do të donte kurrë të kthehej.
-
VIDEO
Historia dhe fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit,Agim Çeta!E bija kërkoi ndihmë në Pa Gjurmë
83 vjeçari Agim Çeta i cili u denoncua i humbur në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv nga e bija është gjetur dje pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë. Ai kishte katër ditë që kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më. Stafi i emisioni “Pa gjurmë’ u angazhua për të gjetur vendndodhjen e tij pasi e bija mëngjesin e datës 30 shtator u shfaq në dyert e Report Tv për të kërkuar ndihmë. ‘Jam sërish në Report Tv, me shpresën që sot do ta gjej babin tim’ Ish tranjeri i futbollit Agim Çeta, kishte 4 ditë që rezultonte i humbur. Telefonatat në studio live nisën të sillnin informacionet e para. Një pjesë e redaksisë u instalua në Linzë, atje ku ai ishte parë për herë të fundit, atje ku edhe kërkimet kishin vazhduar pa ndërprerje prej 24-orëve nga familjarë, miq dhe shokë të familjes Çeta. I moshuari vuante nga skleroza dhe çdo minutë që kalonte mund të ishte fatale Në një lidhje direkte familjarët njoftuan se kishin arritur të gjenin e më pas erdhi dhe konfirmimi i vajzës. ‘Po është babai im, po po ai është. Rrobat janë të tijat’- konfirmoi vajza nga studio edhe pse askush nuk e kuptoi atë moment në ishte gjallë apo i vdekur? Në këto kushte, moderatorja Odeta Dume u detyrua të ndërpriste emisionin duke kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare dhe të policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Tetor 2023 – Receta / Me Kampionen 13 vjeçare të Shahut / Frontline, Marsela Karapanço
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sherden me të brendshme gjingji, qepë dhe oriz / Qebap në tavë me patate / Palëpetë me arra dhe rrush të thatë.
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me 13-vjeçaren Kler Çaku, Kampione Europe në Shah dhe trainerin e saj Kristaq Andoni. Shahistja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatin Evropian të Shahut, të mbajtur në Rapid të Sllovenisë, pak ditë më parë. Kler rrëfen emocionet, por dhe vështirësitë e garës “në lojën finale po më rrihte zemra aq fort sa kisha frikë se mos e dëgjonte dhe kundërshtarja” shprehet ajo. Sa orë në ditë i duhet kampiones të ushtrohet në shah, një pasion që nisi që në moshën 7 vjeçare kur ndiqte lojën e gjyshit, e një vit më vonë u shpall kampione e shkollës. Vitet treguan se fitoret nuk ishin thjesht fat, por Kler e donte shahun dhe aty gjente veten. Në shah, nuk duhet fat, por inteligjencë dhe punë– shprehet traineri i saj, i cili nuk harron të theksojë që Shqipëria ka mjaft talente, por ka nevojë nga shteti për suportim. Kler Çaku, edhe pse vetëm 13 vjeç numëron 15 kupa dhe premton shumë për të ardhmen dhe vëmendja ndaj saj është maksimale.
Frontline… dhe betejat vijojnë! Duke filluar nga kjo e enjte në ekranin e Report Tv, gazetarja simpatike Marsela Karapanço, autore dhe moderatore e këtij formati, do të presë në vijën e parë të betejës politike, protagonistët e saj… Analizë, debat, eksklusive, në kërkim të së vërtetës pa asnjë kompromis. “Në çdo betejë politike dhe ngjarje të rëndësishme, jemi gjithmonë në vijën e parë”, shprehet Karapanço. E ftuar në studion e Rreze Dielli, Marsela Karapanço tregon më shumë për ‘Frontline’ sfidat dhe prapaskenat e një emisioni politik si dhe rrëfen fillimet e saj në gazetari dhe pasionin e saj më të madh që janë udhëtimet.