Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sherden me të brendshme gjingji, qepë dhe oriz / Qebap në tavë me patate / Palëpetë me arra dhe rrush të thatë.
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me 13-vjeçaren Kler Çaku, Kampione Europe në Shah dhe trainerin e saj Kristaq Andoni. Shahistja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatin Evropian të Shahut, të mbajtur në Rapid të Sllovenisë, pak ditë më parë. Kler rrëfen emocionet, por dhe vështirësitë e garës “në lojën finale po më rrihte zemra aq fort sa kisha frikë se mos e dëgjonte dhe kundërshtarja” shprehet ajo. Sa orë në ditë i duhet kampiones të ushtrohet në shah, një pasion që nisi që në moshën 7 vjeçare kur ndiqte lojën e gjyshit, e një vit më vonë u shpall kampione e shkollës. Vitet treguan se fitoret nuk ishin thjesht fat, por Kler e donte shahun dhe aty gjente veten. Në shah, nuk duhet fat, por inteligjencë dhe punë– shprehet traineri i saj, i cili nuk harron të theksojë që Shqipëria ka mjaft talente, por ka nevojë nga shteti për suportim. Kler Çaku, edhe pse vetëm 13 vjeç numëron 15 kupa dhe premton shumë për të ardhmen dhe vëmendja ndaj saj është maksimale.
Frontline… dhe betejat vijojnë! Duke filluar nga kjo e enjte në ekranin e Report Tv, gazetarja simpatike Marsela Karapanço, autore dhe moderatore e këtij formati, do të presë në vijën e parë të betejës politike, protagonistët e saj… Analizë, debat, eksklusive, në kërkim të së vërtetës pa asnjë kompromis. “Në çdo betejë politike dhe ngjarje të rëndësishme, jemi gjithmonë në vijën e parë”, shprehet Karapanço. E ftuar në studion e Rreze Dielli, Marsela Karapanço tregon më shumë për ‘Frontline’ sfidat dhe prapaskenat e një emisioni politik si dhe rrëfen fillimet e saj në gazetari dhe pasionin e saj më të madh që janë udhëtimet.