-
VIDEO
Drafti për turizmin, Topuzi: Hap pozitiv, të formalizohet tregu! Gjokutaj: Qeveria të konsultohej me ekspertë! Gëxhani: I vonuar, informaliteti 60%
Të ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, me gazetaren Besmira Pelushaj, ekspertë në sektorin e turizmit mbështesin nismën e qeverisë me qëllim formalizmin e tregut, por nënvizojnë se nuk është e konsultuar me grupet e interesit
-
VIDEO
Drafti për turizmin, Topuzi duhet standardizim me yje, hotelet i vendosin vetë
-
VIDEO
Gërxhani për sigurimin ndaj palëve të treta: Propozojmë një jetë një kompani për të gjithë
-
VIDEO
Drafti për turizmin, Ekspertët: I vonuar, informaliteti në sektor i lartë
-
VIDEO
Trajneri i shahut apelon: Të ngrihet një akademi, të rinjtë stërviten në shtëpi
Gjatë intervistës në studion e Rreze Dielli, trajneri i shahut Kristaq Andoni, tha se i vetmi problem që aktualisht përballet Federata Shqiptare e Shahut, është mungesa e një vendi ku bëhen stërvitje apo ku mund të organizojnë konkurse shahistët pa dallim moshe të cilët e duan shahun. Ai u shpreh se Shqipëria ka mjaft talente dhe pjesa më e madhe e tyre stërviten në shtëpi.
-
VIDEO
Prapaskenat e një emisioni politik, Marsela Karapanço rrëfen çfarë ndodh pas vijës së parë
‘Frontline’ me Marsela Karapanço nis të enjten ora 21.00 në ekranin e Report Tv. Autorja e programit do të presë në vijën e parë të betejës politike, protagonistët e saj, në një format tërësisht të ri. E ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, Marsela Karapanço tregon më shumë për ‘Frontline’, cilat janë sfidat dhe prapaskenat e një emisioni politik. A është politika ajo që duket, apo fshihet diçka tjetër pas politikanëve në ekran?
-
VIDEO
Drafti për turizmin, Topuzi: Hap pozitiv, të formalizohet tregu! Gjokutaj: Qeveria të konsultohej me ekspertë! Sejdarasi: Operatorët të punojnë me rregulla të barabarta
Të ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, me gazetaren Besmira Pelushaj, ekspertë në sektorin e turizmit mbështesin nismën e qeverisë me qëllim formalizmin e tregut, por nënvizojnë se nuk është e konsultuar me grupet e interesit
-
VIDEO
Në tavolinën e diskutimeve me Berishën, Sula e pranon: S’ka asnjë shans që të zgjidhet kryeministër në 2025! Ja pse ishim më pak deputetë në mbledhje
Deputeti demokrat Dash Sula ka komentuar në Report Tv situatën brenda opozitës si edhe takimin e fundit mes deputetëve të grupit Bardhi me ata të Berishës, ku u vu re një ulje e numrit të deputetëve që morën pjesë. Mirëpo, kjo për Sulën nuk tregon krizë mes dy grupeve.
-
VIDEO
Gazetari Bregu për Report Tv: Dosjen e Laert Haxhiut duhet ta marrë SPAK
Gazetari Sokol Bregu ka komentuar në Report Tv goditjen e bandës së Laert Haxhiut, pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. 11 anëtarët e bandës së Haxhiut janë në burg, ndërsa sipas gazetarit Bregu dosjen për Laert Haxhiun duhet ta marrë SPAK.
-
VIDEO
‘Frontline’ me Marsela Karapanço: Unë përballë politikanëve në vijën e parë
Frontline… dhe betejat vijojnë! Duke filluar nga kjo e enjte në ekranin e Report Tv, gazetarja simpatike Marsela Karapanço, autore dhe moderatore e këtij formati, do të presë në vijën e parë të betejës politike, protagonistët e saj… Analizë, debat, eksklusive, në kërkim të së vërtetës pa asnjë kompromis. “Në çdo betejë politike dhe ngjarje të rëndësishme, jemi gjithmonë në vijën e parë”, shprehet Karapanço.
E ftuar në studion e Rreze Dielli, Marsela Karapanço tregon më shumë për ‘Frontline’ sfidat dhe prapaskenat e një emisioni politik si dhe rrëfen fillimet e saj në gazetari dhe pasionin e saj më të madh që janë udhëtimet.
-
VIDEO
Kampionia europiane në shah, 13 vjeçarja Kler Çaku: Rrahjet e zemrës i dëgjonte dhe kundërshtarja
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me 13-vjeçaren Kler Çaku, Kampione Europe në Shah dhe trainerin e saj Kristaq Andoni. Shahistja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatin Evropian të Shahut, të mbajtur në Rapid të Sllovenisë, pak ditë më parë. Kler rrëfen emocionet, por dhe vështirësitë e garës. Sa orë në ditë i duhet kampiones të ushtrohet në shah, një pasion që nisi që në moshën 7 vjeçare kur ndiqte lojën e gjyshit, e një vit më vonë u shpall kampione e shkollës. Vitet treguan se fitoret nuk ishin thjesht fat, por Kler e donte shahun dhe aty gjente veten. Në shah, nuk duhet fat, por inteligjencë dhe punë– shprehet traineri i saj, i cili nuk harron të theksojë që Shqipëria ka mjaft talente, por ka nevojë nga shteti për suportim. Kler Çaku, edhe pse vetëm 13 vjeç numëron 15 kupa dhe premton shumë për të ardhmen dhe vëmendja ndaj saj është maksimale.
-
VIDEO
Qebap në tavë me patate nga zonja Albana
Qebap në tavë me patate
Përbërësit:
- 700 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 1 vezë
- 1 lgj miell / galetë
- 1 kg patate
- 3 domate në rende ose salcë pure
- Vaj ulliri
- Gjethe dafine
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
- Erëza sipas shijes
Përgatitja:
Në masën e mishit hedhim qepën e grirë në rende, kripë, piper, 1 lugë miell ose galetë, vegetë, specin e kuq pluhur dhe një vezë. Me këtë masë përgatisim qebapët. Patatet e qëruara i presim në shkopinj dhe i marinojmë me erëza sipas shijes. I vendosim në tavë të lyer me vaj ulliri, mund të shtojmë dhe disa copëza gjalpë. E mbulojmë tavën me letër pjekje dhe e vendosim në furrë të nxehtë derisa patatet të piqen. Ndërkohë qebapët i skuqim në vaj të nxehtë për 2-3 minuta, më pas i vendosim në tavën me patate duke shtuar sipër dhe purenë e domateve. E rivendosim tavën përsëri në furrë edhe për 10 minuta.