82 vjeçari Agim Çeta i cili u denoncua i humbur në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv nga e bija është gjetur dje pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë. Ai kishte katër ditë që kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më. Stafi i emisioni “Pa gjurmë’ u angazhua për të gjetur vendndodhjen e tij pasi e bija mëngjesin e datës 30 shtator u shfaq në dyert e Report Tv për të kërkuar ndihmë. ‘Jam sërish në Report Tv, me shpresën që sot do ta gjej babin tim’ Ish tranjeri i futbollit Agim Çeta, kishte 4 ditë që rezultonte i humbur. Telefonatat në studio live nisën të sillnin informacionet e para. Një pjesë e redaksisë u instalua në Linzë, atje ku ai ishte parë për herë të fundit, atje ku edhe kërkimet kishin vazhduar pa ndërprerje prej 24-orëve nga familjarë, miq dhe shokë të familjes Çeta. I moshuari vuante nga skleroza dhe çdo minutë që kalonte mund të ishte fatale Në një lidhje direkte familjarët njoftuan se kishin arritur të gjenin e më pas erdhi dhe konfirmimi i vajzës. ‘Po është babai im, po po ai është. Rrobat janë të tijat’- konfirmoi vajza nga studio edhe pse askush nuk e kuptoi atë moment në ishte gjallë apo i vdekur? Në këto kushte, moderatorja Odeta Dume u detyrua të ndërpriste emisionin duke kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare dhe të policisë së Shtetit. PAS TRANSMETIMIT TË DATËS 3 TETOR Fatkeqësisht ato pak sekonda shprese dhe lumturie, do të zëvëndësoheshin me trishtim dhe dhimbje për familjen Çeta. I pari që iu afrua trupit ishte dhëndri Artan Xhaja. I moshuari kishte disa orë që kishte ndërruar jetë. Më pas mbërriti dhe policia dhe ndihma e shpejtë të cilët nuk u ngeli veçse të kryenin procedurat ligjore. Më pas trupi i pajetë i të moshuarit u përcoll në morgun e Tiranës ndërsa nuk u kostatua asnjë shenjë dhune, veçse njëra këmbë ishte gërvishur dhe pizhamet që mbante ishin grisur, që të lë të dyshosh se 82-vjeçari mund të ketë rrëshkitur, dhe sfilitur nga lodhja nuk ka mundur të dalë nga ai shteg i ngushtë ku u gjet i pajetë. “Nuk e ndihmuan askush se menduan se ishte i çmendur. I ka shkuar tek dera e kanë parë por kanë larguar dhe i kanë mbyllur derën. Kjo është për të ardhur keq. Babai im nuk ishte i çmendur, ishte i sëmurë. Po unë nuk do bëhem plakë. Këta njerëz duhet ti mbrojmë. Kush i gjen le të telefonojë në polici, sepse ndihmon familjen” tha sot e bija me lot në sy. 4 ditë endje nepër rrugët e Linzës ishin shumë për një të moshuar… 4 ditë pa kujtesë, pa bukë, pa ujë … 4 ditë pa ndihmë… Një banor i zonës dëshmoi– “Menduam se ishte me probleme mendore ndaj nuk i folëm fare’ Por, 4 ditë indiferencë janë shumë për një komunitet…. Ngushëlllime familjes Çeta!
4 ditë pa kujtesë në Dajt, gjendet i pajetë ish-trajneri i futbollit/E bija:Vdiq për një gotë ujë (4 tetor 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

