-
VIDEO
Sherden me të brendshme qingji, qepë dhe oriz nga zonja Albana
Sherden
Përbërësit:
- 3 qepë
- 1 karrotë
- 1 lgj gjalpë
- 2 lugë supe oriz
- 1/2 tufë majdanoz
- Rrënjë selinoje
- Të brendshme qengji
- Pëlhurë qengji
- Gjethe dafine
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- 3 vezë
- 4-5 lugë kos
- 2 thelpinj hudhër
Përgatitja:
Kaurdisim qepët e prera imët së bashku me karrotën dhe selinonë e grirë në rende. Ndërsa të brendshmet (mushkëritë, zemra, veshkat) të prera në copa të vogla i vendosim të ziejnë. Pasi të zbuten pak, shtojmë mëlçitë e prera në kubikë të vegjël, dafinën dhe së bashku i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta. Ndërkohë orizin e kemi zier në ujë me kripë për 10 minuta. E shpëlajmë orizin dhe e shtojmë tek perimet e kaurdisura së bashku me të brendshmet. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza.
Pëlhurën e vendosim në ujë të nxehtë, më pas e kullojmë, e shtrijmë mirë mbi tryezën e punës dhe e presim në disa pjesë në formë katërkëndëshi. Në çdo pjesë vendosim nga mbushja e përgatitur, pastaj mbështjellim sarmat të cilat i vendosim në tavë qelqi që reziston në zjarr. Hedhim pak verë të bardhë ose ujë të vakët dhe i vendosim në furrë të nxehtë në temperaturë 200 gradë për t'u pjekur për 20 minuta. Në fund, sipas dëshirës mund të hedhim vezë të rrahura me kos, kripë dhe hudhra të shtypura. E vendosim dhe 5 minuta të tjera në furrë sa të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.
-
VIDEO
Palëpetë me arra dhe rrush të thatë nga zonja Albana
Palëpetë me arra dhe rrush të thatë
Përbërësit:
- 400 gr miell
- 5 vezě
- 7-8 lugë qumësht / ujë
- 100 gr gjalpë i shkrirë ose vaj
- 1 bustinë vanilje
- Pak kripë
- Për mbushje:
- 200 gr arra të bluara,
- 50 gr sheqer pluhur
- 50 gr rrush të thatë
Përgatitja:
Rrahim vezët, shtojmë qumështin, gjalpin e shkrirë ose vajin, kripën, vaniljen dhe miellin e situr. E trazojmë mirë derisa të realizojmë një brumë të hollë. Lyejmë një tigan të sheshtë me pak vaj dhe hedhim brumin me garuzhde. E lakojmë tiganin nga të gjitha anët duke e hapur brumin në të gjithë sipërfaqen dhe i pjekim nga të dy anët, i palosim në pjatë të cekët njëra mbi tjetrën derisa të mbarojë brumi. Çdo njërës i hedhim nga pak sheqer pluhur, arra të bluara, rrush të thatë dhe i mbështjellim role njëra pranë tjetrës. Palēpetët apo krepat mund t'i lyejmë dhe me pak reçel ose çokollatë sipas dëshirës.
-
VIDEO
Frontline” nga 5 tetori çdo të enjte në prime time në Report Tv me Marsela Karapanço!
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 4 tetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK nis hetimin për gjurminin e pasurisë së Tahirit tek dhunohet gazetari Gjergj Zefi e deri tek Laçi shkatërron Tiranën ,Halili kriset me Shehin.
-
VIDEO
Gërdeci, Shkëlzen Berisha thirret dëshmitar (3 Tetor 2023)
Thirrja e Shkelzen Berishës si dëshmitar për tragjedinë e Gërdecit, sipas avokatit Lonard Karaj është sinjal se askush nuk është i paprekshëm. Avokati Përparim Çaça thotë se Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë është dëshmitar kyç
-
VIDEO
‘O babi i Zenit, je përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec’, akuzat e Bardhit për Berishën para ‘pajtimit’! Haklaj: Kishte informacione! Çaça dhe Karaj: Luftë politike
Në kohën kur ishte krah Lulzim Bashës, në një postim në rrjete sociale Bardhi i rikujtonte ish-Kryeministrit Berisha ngjarjen e Gërdecit teksa përgjegjës djalin e tij, Shkëlzenin.
Ndonëse tashmë janë “pajtur” dhe kanë lënë pas të gjitha akuzat, Bardhi atëherë shkruante se Berisha si baba i Shkëlzenit, duhet të shkojë për ngushëllim të baxhanaku i tij, i cili humbi jetën në Gërdec në 15 mars të vitit 2008-të.
“Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!- shkruan Gazment Bardhi në Tëitter”, shkruante ai.
Në emisionin Reportlitix në Report Tv, avokati Leonard Karaj dhe avokati Përparim Çaça e cilësuan deklaratën si “luftë politike”.
“Deklarata ka qenë luftë politike”, tha Karaj.
“ Deklarata shumë e ashpër. Që tregon një luftë politike të brendshme , por edhe për të treguar pak pushtetin që ka pasur si familje Berisha”, u shpreh Çaça.
Azgan Haklaj anëtar i Kryesisë së PD tha se kjo deklaratë tregon amoralitetin e Bardhit, por gjithashtu sipas tij tregon informacionet që ai kishte
“Amoralitetin e zotit Bardhi e vendosi Kukësi. Shkoi dhe iu bashkangjit dyshes Berisha Meta. Kjo është deklaratë me informacionet që ka zoti Bardhi, nuk është e luftës politike në pushtet. Po të ishte për luftën politike në pushtet, do vazhdonte drejtimin që kishte. Bardhi ka të drejtë. Bardhi e din sepse Shkëlzeni kishte ndikim, Berisha kishte ndikim dhe përcaktonte fatet politike”, tha Haklaj.
-
VIDEO
Shkëlzen Berisha thirret dëshmitar për Gërdecin, avokati Karaj: Çështja, e groposur juridikisht! Gjyqi, për show! Çaça: Luan Hoxha, dëshmitar kyç
Gjykata e posaçme pranoi të plotë listën e 71 dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK mes të cilëve Shkelzen Berisha, si dëshmitar në sallën e gjyqit për tragjedinë e Gërdecit.
-
VIDEO
Historia e një aborti në diktaturë, dhe a ishin të lumtura gratë në komunizëm? (3 Tetor 2023)
Gruaja ishte thjeshtë propagandë apo zhvillim? Ishte njësi riprodhimi apo krahë pune? Biseda merr shkas nga një album fotografik i botuar në vitin 1972 me porosi nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë me titullin “Poemë për gratë Shqiptare”. Ky botim me foto në anglisht i është dedikuar gruas shqiptare në të gjitha frontet e jetës në Shqipërinë e para viteve 90të, me pak fjalë kudo ku ajo ndodhej dhe jetonte. Redaktimi fotografik i këtij albumi është kryer nga Petrit Kumi dhe me parathënie nga Helena Kadare. Komenti i fotografive po në anglisht u shkrua nga Llazar Siliqi. Socilogu dhe studiuesi Ergys Mërtiri hodhi dyshime mbi rolin e shtypur dhe në shërbim të propagandës së gruas shqiptare në shoqërinë moniste të kohës. Artisti dhe piktori Artan Shabani tregoi si shfaqet gruaja shqiptare në artin pamor të realizmit socialist shqiptar. Sevim Arbana, aktiviste e gruas dhe të drejtave të njeriut, tregon për herë të parë në media, abortin që ajo kreu në moshën 38-39 vjecare në Tiranë dhe hallet e grave në ato vite. Jetë për të cilën ajo nuk ka aspak nostalgji e që nuk do të donte kurrë të kthehej. Për këto dhe të tjera, Esencë nga Eljan Tanini në Report Tv, të marten dhe të premten ora 23:00.
-
VIDEO
Arratisja e 17 vetëve, Hekuran Isai me helikopter në Vermosh ( 3 tetor 2023)
Mbrëmja e 9 gushtit 1987, duke u gdhirë data 10, do të shënonte nji prej ngjarjeve më të bujshme, në Shqipërinë e diktaturës, arratisjenn e dy familjeve me 17 anëtarë, duke kaluar kufirin në Vermosh. Ishte nji prej rasteve të rralla kur realizohej me sukses një arratisje kaq masive. Iniciatori dhe ideuesi i kësaj arratisje Gjiovalin Vushaj ka dëshmuar për ‘Dosjen K’, gjithë detajet e kësaj arratisjeje, shkaqet që e i detyruan për ta ndërmarrin këtë hap dhe çfarë ndodhi me ta menjëherë sapo kaluan në tokën jugosllave, gjyqi që ju bë 17 anëtarëve të dy familjeve të arratisura në ish Jugosllavi, dhe ditët e burgut në Beograd. Ndërkohë në Tiranë, arratisja kishte shkaktuar alarm, në kupolën e lartë të regjimit. Një telefonatë në Komitetin Qendror, kishte ndezur sinjalin e alarmit. Dita e 10 gushtit 1987, ishte një ditë që do ta mbanin mend gjatë sidomos krerët e Ministrisë së Brendshme dhe gjithë strukturat e tjera nën varësi. Do të jepnin llogari për arratisjen që kishte ndodhur mu nën hundët e ushtarëve të armatosur…
-
VIDEO
Thriller në transmetim live/Kamera fikson të moshuarin e humbur rrëzë një peme (3 tetor 2023)
Ende në kërkim të 82-vjeçarit Agim Çeta nga Tirana i cili doli nga shtëpia mëngjesin e 29 shtatorit dhe nuk u kthye më. E ftuar në studio vajza, Enkeleda Xhaja, bëri thirrje për ndihmë, ndërsa tregoi momentin që babai doli nga banesa dhe gjurmimin që familjarët kanë bërë përgjatë këtyre ditëve. 82-vjeçari prej tre vitesh kurohej nga skleroza dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mire. Agim Çeta jetonte në zonën e Medresesë në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, ku kjo e fundit kujdesej për shëndetin e të moshuarit. Ditën që u largua 82-vjeçari kishte të veshur një palë pizhame të zeza me kuadrate dhe një bluzë ngjyrë të bardhë me shkronja të kuqe, ndërsa me vete nuk ka marrë asnjë mjet identifikimi. Pak ditë pas humbjes së tij, familjarët mësuan se i moshuari ishte parë në zonën e Freskut në Tiranë, ku menjëherë nisën kërkimet por pa rezultat. Po mesditen e djeshme informacionet që mbërritën gjatë trasnsmetimit live treguan të njëjtën vendndodhje të 82-vjeçarit, i cili lëvizte nëpër rrugicat e Linzës, duke kërkuar ndihmë. Gjatë natës familjarët janë përqëndruar në këtë zonë duke vazhduar kërkimet, kërkime në të cilat kanë marrë pjesë mbi 40 persona përfshirë këtu të afërm dhe banorë të zonës. Gjithashtu edhe paraditen e sotme kërkimet kanë vazhduar, por ende nuk është rënë në gjurmët e të moshuarit.
-
VIDEO
Sulmi në Veri, Shehu: Moska kërkon të hapë vatër të re tensioni në Kosovë! Baçi: Rama nuk koordinohet me Prishtinën
Deputeti i PD Tritan Shehu në një lidhje me skype në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka deklaruar se Moska kërkon të hapë vatër të re tensioni në Kosovë referuar sulmit në 24 shtatorit në Banjskë.
-
VIDEO
Rankimi, debat Rrumbullaku-Qiraxhi për leximin e renditjes