• VIDEO

    Uthulla, kripa apo soda? Ja mënyra më e mirë për t’i pastruar perimet

    Në vijim të bisedës me nutricionistin e njohur Altin Joka në studion e “Rreze Dielli” për rëndësinë e përzgjedhjes së frutave dhe perimeve më të mira dhe pa hormone në treg, nutricionisti u ndal dhe në rëndësinë që ka mënyra e trajtimit në kushte shtëpie të perimeve dhe frutave për të larguar pesticidet deri në 90 %, pasi në lëkurën e shumë frutave dhe zarzavateve janë të përqëndruara enzima të ndryshme, vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm të cilat për trupin tonë janë mjaft të nevojshe. Cila është mënyra më e mirë sipas nutricionistit Joka për të larguar pesticidet apo çdo bakter nga frutat dhe perimet e blera në treg?

  • VIDEO

    Pse shkove tek SPAK? Përgjigjja epike e Spartak Brahos që shkakoi të qeshura në studion e Report Tv

    Gazetari i Report Tv Nertil Agalliu u përpoq të mësonte më shumë për arsyen e vizitës së Spartak Brahos në SPAK më 12 shtator 2023 por përgjigjja e Brahos ishte epike.

  • VIDEO

    'Jo vetëm Gërdeci' Spartak Braho e thotë troç: Berisha ka shumë gjynahe për të larë! Të gjithë do kalojne tek guri me vrimë

    Ish deputeti i PS-së dhe i LSI-së Spartak Braho është i bindur se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe abuzuar do të dalin para drejtësisë.

     
  • VIDEO

    'Plumb kokës kush kërcënon prokurorët!' Spartak Braho për Report Tv propozon ndëshkimin e rëndë! 'SPAK të mbrohet nga trupë policore e pavarur'

    “Plumb kokës kush kërcënon prokuorët dhe njerëzit e drejtësisë!” Ky është penaliteti i ashpër që ish deputeti Spartak Braho propozon për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë prokurorët sot në një intervistë në emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv.

  • VIDEO

    'SPAK ka ndezur motorët' Braho vlerëson Altin Dumanin: Ka flakur frikën, u jep zemër bashkëpunëtorëve

    Në intervistën për Repor Tv, Braho vlerësoi punën e Altin Dumanit në krye të SPAK.

    “SPAK ka ndezur motorët. Po punon ka një angazhim të mirë. Mesa duket është rrjedhojë edhe e një drejtimi aktual të mirë të një prokurori të ri në detyrë por jo në profesion, si Altin Dumani që ka flakur frikën këtej dhe me qëndrimin e tij u jep zemër bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij të punës. Është e rëndësishme shmangia e frikës por SPAK duhet ndihmuar" tha Braho për Report Tv.

    Braho vë theksin dhe tek ndihma logjistike që i duhet ofruar SPAK.

    “SPAK duhet ndihmuar me prapavijën logjistike të tij. SPAK ka shumë ngarkesë. Unë e di shumë mirë. Punojnë 30 hetues të BKH-së, por edhe 80 të jenë janë pak" tha gjatë intervistës.

  • VIDEO

    "Mos u mashtroni!" Altin Joka: Ja 4 mënyra për të zgjedhur perimet e duhura në treg

    Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë flitet për ushqime me hormone apo fruta dhe perime të sperkatura me kimikate, dhe të gjithë ndajmë shqetësimin sesi mund të ushqehemi shëndetshëm në këtë treg mbushur me produkte të bukura në pamje, por jo aq në vlera ushqyese. Ndaj, është me rëndësi që të kemi njohuritë e domosdoshme që të bëjmë një dallim të shpejtë, si të zgjedhim në treg frutat dhe perimet më të mira.  

    Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin e njohur Altin Joka flasim për mënyrat e zgjedhjes së shportës së vjeshtës nëpërmjet 4 komponentëve bazë: të nuhaturit, shijuarit, të parit dhe prekjes. ‘Kjo nuk është mënyra definitive, por është një proces që gradualisht na ndihmon tek përzgjedhja e duhur e tyre’ shprehet nutricionisti, i cili teksa tregon sekretet sesi të zgjedhim në treg frutat dhe perimet më të mira tregon dhe mënyrat sesi të konsumohen këto ushqime për të përftuar vlerat maksimale. Me shumë rëndësi është dhe mënyra e trajtimit në kushte shtëpie të perimeve dhe frutave për të larguar pesticidet deri në 90 %. Po cila është mënyra më e mirë për të pastruar frutat dhe perimet sipas nutricionistit Joka: uthulla, kripa apo soda?   

  • VIDEO

    Njihuni me zonjat aventuriere që shëtisin botën / Vijnë në Shqipëri për të ndihmuar...

    Ato janë një grup zonjash që shëtisin botën për të njohur kultura të ndryshme... Prej 10 vitesh, Romanina, Giovanna, Flavia, Raffaela, Luciana, Maria Pia dhe Aldina kanë zgjedhur të bashkojnë pasionin për udhëtimet me humanizmin, duke formuar grupin që sot njihet si “Lady Aventura”. Së fundmi “Zonjat Aventuriere”, siç njihen ndryshe, kanë ardhur për të vizituar Shqipërinë, për t’a njohur këtë tokë, por dhe për të dhënë kontributin e tyre humanitar. Kanë udhëtuar shumë, duke njohur kështu histori e njerëz nga e gjithë bota, pa harruar qëllimin final - të ndihmojnë aty ku vërtetë duhet një dorë. Motivimi dhe energjia që zonjat transmetojnë është i admirueshëm, veçanërisht kur flasin për vendet e bukura që kanë parë gjatë vizitës për herë të parë në vendin tonë. Mesazhi që zonjat transmetojnë sot është i thjeshtë, ndihma ndaj të tjerëve dhe promovimi i vendeve si Shqipëria është i domosdoshëm, duke i bërë ato së pari misionare e më pas frymëzim për të gjithë ata që një ditë do të duan të bëjnë humanizëm.  

  • VIDEO

    Byrek me brumë të ardhur me qepë dhe domate nga zonja Albana

    Byrek me brumë të ardhur me qepë dhe domate

    Përbërësit:

    • 4-5 gota miell
    • 1 gotë ujë i vakët
    • 1 gotë qumësht i vakët
    • 1 lgj maja e thatë
    • 1 lç kripë

    Për mbushjen:

    • 1 kg qepë
    • 1 kg domate
    • Nenexhik
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht, majanë dhe I përziejmë mirë, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmě kripën dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim atë në një tas dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Pasi brumi të ketë ardhur e heqim nga tasi dhe e punojmë pak për 30 sekonda, sa t'i japim formë dhe e presim në 3 kulaçë të mëdhenj.

    Në një tenxhere me vaj kaurdisim qepët e  grira me pak kripë. Pasi qepa të tretet shtojmë domatet, i lëmë të treten dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Hapim petën e parë të madhe, vendosim mbushjen, hapim petën e dytë, shtrojmë mbyshje dhe e spërkasim me vaj. Hapim petën e tretë dhe mbulojmë anësoret me petën e parë. E spërkasim me vaj dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë derisa byreku të piqet.

  • VIDEO

    Tavë me lakër me beshamel nga zonja Albana

    Tavë me lakër me beshamel

    Përbërësit:

    • 800 gr lakër e bardhë
    • 300 gr presh
    • 2-3 karrota
    • 1 qepë
    • 100 gr oriz
    • 400 gr mish i grirë
    • Nenexhik
    • Kripë, piper

    Për beshamelin:

    • 500 ml qumësht
    • 100 gr gjalpë
    • 2 kokrra vezë
    • 100 gr miell
    • Arrë moskat

    Përgatitja:

    Fillimisht grijmë lakrën në fije jo shumë të holla, grijmë karrotën ndërsa preshin e presim imët rrathë-rrathë. I vendosim perimet në një tenxhere me 2 lugë vaj ulliri, 2-3 lugë ujë dhe pak kripë. I lemë të zbuten në zjarr të ngadaltë mbuluar me kapak duke i trazuar herë pas here. Në një tigan kaurdisim qepën me pak me vaj ulliri derisa të skuqet dhe pastaj hedhim mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, më pas hedhim ujë të ngrohtë, orizin dhe i lemë të ziejnë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza.

    Në një tavë të lyer me vaj ulliri vendosim gjysmën e lakrave duke e hapur në të gjithë tavën. Sipër hedhim mishin e grirë dhe orizin duke e hapur edhe këtë në gjithë sipërfaqen e lakrës. Shtrojmë pjesën tjetrës të lakrës dhe në fund vendosim beshamelin të cilin e përgatisim duke kaurdisur miellin me gjalpin, e shuajmë me qumështin dhe sapo kremi të marrë valë shtojmë vezët me pak arrë moskat. E vendosim tavën me lakër në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.

  • VIDEO

    Pufka me sherbet nga zonja Albana

    Pufka me sherbet

    Përbërësit:

    • 3 kokrra vezë
    • 4-5 fk qumësht pluhur
    • 2 Ik fryrës

    Sherbeti:

    • 1 gotë sheqer
    • 1e ½ gotë ujë
    • 4-5 karafil
    • Lëng limoni

    Përgatitja:

    Rrahim vezët mirë derisa të zbardhen, më pas shtojmë 2 filxhanë qumësht pluhur (ku kemi hedhur dhe fryrësin) vazhdojmë rrahjen dhe shtojmë sërish 2 filxhanë të tjerë qumësht pluhur. Pasi masa bëhet kompakte me një lugë realizojmë pufkat të cilat i vendosim në një tepsi me letër pjekje. Pjekja bëhet në 170 gradë Celsius për 15 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin me ujë, sheqer, karafil dhe lëng limoni. Pufkat e pjekura i vendosim në sherbet të nxehtë dhe i servirim.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 5 tetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga hapet lotaria amerikane për 2025 te Shqipëria nuk do të marrë fondet për bujqësinë deri në 2025 e deri tek Milani e ka "alergji" golin në Champions.

  • VIDEO

    A do rriten përsëri çmimet e apartamenteve? (4 Tetor 2023)

    Përplasja e kryeministrit Rama me ndërtuesit për çmimet e referencës dhe taksës 3% për shërbimet sociale ka qenë tematika e sotme në emisionin Repolitix, nga gazetari i Report Tv Denis Minga.

    Por ndonëse fenomeni shqetësues është prezent jo vetëm në tryzat e rrumbullakta por edhe në diskutimet e përditshme të qytetarëve vendas, për inxhinerin Arben Meçe ndërtimi informal është gati zero.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv